-
VIDEO
Zgjedhjet në Himarë/ Numërohen katër kutitë e para, Tavo me epërsi ndaj Gjikurias
Përfundon numërimi i katër kutive të para të votimit. Kandidati socialist Vangjel Tavo ka një epërsi të dukshme me 490 vota kundrejt 406 të kandidatit Petraq Gjikuria.
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë/ Fillon procesi i numërimit, hapen 4 kutitë e para
Ka nisur procesi i numërimit në KZAZ e numërimit në stadiumin e Himarës.
Janë hapur 4 kutitë e para dhe pritet të vijojë numërimi i 36 kutive në total për të gjetur fituesin e zgjedhjeve për kryebashkiakun e Himarës, mes Petraq Gjikurias dhe Vangjel Tavos.
-
VIDEO
Zgjedhjet në Himarë/ Përfundon dorëzimi i kutive! KZAZ nuk konstatoi asnjë të parregullt, pritet të nis numërimi
Ka përfunduar dorëzimi i materialeve zgjedhore nga Komisionet e Qendrave të Votimit në KZAZ nr. 88.
Kutitë e votimit, materialeve zgjedhore, pajisjet PEI, kamerat monitoruese të QV për 36 QV u morën në dorëzim nga KZAZ sipas procedurave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe aktet e KQZ-së në fuqi. -
VIDEO
Momenti kur Vangjel Tavo dhe deputetët socialistë mbërrijnë në KZAZ e numërimit
Për pak çaste pritet të nis numërimi i votave në KZAZ e numërimit në Himarë.
Para pak minutash në vendin ku do numërohen votat në stadiumin e Himarës mbërritën të 36 kutitë.
-
VIDEO
Arben Meçe: Klima ekstremiste në Himarë nuk është fare në vëmendje të opinionit në Greqi
Analisti Arben Meçe komentoi zgjedhjet e Himarës në Report Tv. Meçe theksoi se ekstremizmi që ekziston në Himarë nuk është fare në vëmendje të opinionit në Greqi.
-
VIDEO
'Opozita humbi kohë me çështjen Beleri', Indrit Sefa: Gjikuria u identifikua vetëm para 30 ditësh
Avokati Indrit Sefa komentoi në Report Tv mbrëmjen e sotme zgjedhjet në Himarë. Sefa analizoi përzgedhjen e kandidatit të opozitës e cila ishte me vonesë duke mos i lënë kohë as për fushatë, kjo pasi opozita humbi shumë kohë me çështjen Belerin.
-
VIDEO
Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit
Juristi Kreshnik Spahiu duke folur për zgjedhjet e Himarës, theksoi paktin PD-Athinë që çoi edhe në kandidimin e Beleri vitin e shkuar dhe Gjikurias këtë vit. Spahiu thotë se PD ka paktin me Greqinë që në kohën e marrëveshjes së detit që u kthye mbrapsht nga Gjykata Kushtetuese.
-
VIDEO
Gazetari Nura: E njoh Tavon, eurodeputetët grekë më folën me superlativa për të! Edhe Ramësi i intereson të sheshojë marrëdhëniet
Gazetari Artur Nura i ftuar në Report Tv komentoi zgjedhjet e sotme në Himarë. Duke krahasuar dy kandidatët, Tavo me Gjikurian, ai theksoi se Tavo ka një opinion të mirë në politikën greke.
-
VIDEO
'Himara mori vëmendje se fitoi një kandidat minoritar', Jordan Daci parashikon: Diferenca kësaj here do jetë e madhe
Juristi Jordan Daci ishte i ftuar këtë mbrëmje në Report Tv për të diskutuar për zgjedhjet në Himarë, të cilat u mbyllën pak më parë. Daci parashikoi për Marsela Karapançon se rezultati i këtyre zgjedhjeve do të jetë më i thellë se ai i vitit 2023 ku fitues ishte Fredi Beleri.
-
VIDEO
Spahiu: Pa votat e Berishës, partia greke nuk do merrte as 10% vota në Himarë
Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh në Report Tv se Gjikuria nuk do përbënte lajm po të mos ishte për aleancën me Berishën. Pasi edhe Fredi Beleri fitoi zgjedhjet në Himarë me votat e Berishës dhe jo të minoritetit grek.
-
VIDEO
Gjikuria flet pas përfundimit të votimeve: Do pranoj verdiktin e himarjotëve! Tek unë shohin shpresën, po të dojë Tavo të punojë për mua
Kandidati i opozitës për zgjedhjet e Himarës, Petraq Gjikuria foli për mediat pas mbarimit të procesit të votimit. Ai u shpreh entuziast për fitoren, ndërsa shtoi se në Himarë ka qenë e gjithë administrata. Më tej shtoi se do pranoj verditkin e himarjotëve.
-
VIDEO
Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës
Kanë mbërritur kutitë e para në stadiumin e Himarës ku pritet të nis procesi i numërimit të votave për bashkinë e Himarës.