'Himara mori vëmendje se fitoi një kandidat minoritar', Jordan Daci parashikon: Diferenca kësaj here do jetë e madhe

4 Gusht, 22:15

Juristi Jordan Daci ishte i ftuar këtë mbrëmje në Report Tv për të diskutuar për zgjedhjet në Himarë, të cilat u mbyllën pak më parë. Daci parashikoi për Marsela Karapançon se rezultati i këtyre zgjedhjeve do të jetë më i thellë se ai i vitit 2023 ku fitues ishte Fredi Beleri.