-
VIDEO
Dumani raporton në Kuvend: Kufiri për çështjet prej 50 mijë lekësh të ngrihet
Deputeti Dashnor Sula në Kuvend ka pyetur kreun e SPAK Altin Dumani nëse duhet të ndryshojë pragu i shumës prej 50 mijë lekë për hetimin e një vepre kriminale.
Sula: Ju keni ngarkese pune të madhe si institucion. A mendoni që është normale akoma që dyshemeja për hetimet për korrupsionin për zyrtarë të shtetit të jetë minimumi 500 mijë lekë të vjetra?
Dumani: E kam shprehur publikisht dhe nuk është vetëm mendimi im por duhet parë mundësia e ndryshimit të pragut një shumë prej 50 mijë lekësh nuk duhet ët hetohet nga SPAK. Mendimi im duhet rritur pragu, por nuk është vendi për të thënë sa duhet bërë ky prag. Kam qenë për një prag më të lartë. Pragu duhet të ishte më i lartë se 50 mijë lekë.
-
VIDEO
Beleri në Athinë, takohet me kryeministrin Mitsotakis
Pas mbërritjes në Athinë mesditën e sotme, Fredi Beleri është takuar me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
-
VIDEO
‘Paguheni kot si prokuror’ Bardhi përplaset me Çelën në Kuvend! Kryeprokurori: Përmbajuni kuadrit ligjor që trajton ky raport
Në Kuvend po bëhet raporton kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela. Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi pyeti kreun e prokurorisë për çështjen ‘Xibraka’.
-
VIDEO
Sula: E keni kthyer Kuvendin në Republike Kryeministrore, tallje me raportimet e institucioneve të drejtësisë
Deputeti i opozitës Dash Sula ka kundërshtuar kohën që ka vendosur në dispozicion Kuvendi i Shqipërisë për raportimin e institucioneve të pavarura.
Sula u shpreh se secili nga institucionet duhet të kishte kohën e përcaktuar për raportim, dhe opozita të kishte më shumë kohë, jo vetëm 20 minuta.
-
VIDEO
Olsian Çela raporton në Kuvend: Mungesë e theksuar prokurorësh, përballen me ngarkesë
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar para Kuvendit raportin për vitin 2023, ndërsa theksin e vendosi sërish tek vakancat e prokurortëve, të cilët përballen edhe me ngarekesë të shtuar. Ndalur në shifra, Çela tha se ka një mungesë të prokurorëve me 38%. Pra, në vitin 2023 prokuroritë kanë pasur 198 prokuorë kundrejt numrit organik prej 321.
-
VIDEO
Futet me procedurë të përshpejtuar Ligji për Armët! Opozita: Po bëni ndryshime pas kërkesës së një operatori
Ligji për armët është futur për tu ndryshuar me procedurë të përshpejtuar. Shqyrtimi i projektligjit do të bëhet me 25 korrik. Votimi për futjen e ligjit më procedurë të përshpejtuar solli debate me mazhorancës dhe opozitës. Deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha se ndryshimet po bëhen pas kërkesës së një operatori.
-
VIDEO
Beleri flet nga Rinasi: Do ankimoj dënimin nga Apeli i Posaçëm, shkoj deri në Strasburg! Himarjotët e japin përgjigjen më 4 gusht
Fredi Beleri ka folur nga aeroporti i Rinasit, nga ku mbërriti për të fluturuar drejt Athinës e më pas në Strasburg për t’u betuar si eurodeputet.
Në një prononcim për mediat, Beleri tha se vendimin për t’u dënuar me dy vite burg nga Apeli i Posaçëm do ta ankimojë dhe do ta ndjekë deri në Strasburg. Ndërkohë, s ai takon zgjedhjeve në Himarë, Beleri tha se himarjotët do ia japin përgjigjen qeverisë ditën e zgjedhjeve.
-
VIDEO
‘Drejtësia’ sot në Kuvend! Mbërrin Altin Dumani, pritet të raportojë para deputetëve
Sot deputetët rikthehen në Kuvend pas javës së gjelbër për të diskutuar jo vetëm çështjet e qytetarëve, por edhe për një seancë që në fokus të saj do të ketë institucionet më të rëndësishme të drejtësisë.
-
VIDEO
Atentati ndaj Trump, çudit Berisha: Karma e sjelljes së SHBA ndaj PD
Ish-kryeministri Sali Berisha ka çuditur me fjalimin e tij nga dritarja drejtuar militantëve, ndërsa po komentonte atentatin ndaj ish-presidentit të SHBA, Donald Trump
-
VIDEO
Spahiu: Rama i dha leje nga burgu Belerit, për të mbyllur konfliktin me Athinën
Juristi Kreshnik Spahiu e cilëson dhënien e lejes për Fredi Belerin nga Drejtoria e Burgjeve që të betohet në Parlamentin Europian, si një mesazh që Rama i dha Greqisë. Në një intervistë për Report Tv, Spahiu tha se Rama i dha leje nga burgu për të mbyllur konfliktin me Athinën.
-
VIDEO
Spahiu: Berisha i la Himarën klanit grek në Amerikë, që ata të lobojnë për heqjen e Non-Gratës
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se Sali Berisha la kandidat Petro Gjikurinë për Himarën që të lobojë për heqjen e ‘non gratës’ së tij në SHBA. Deklaratën Spahiu e bëri gjatë një interviste për Report Tv.
-
VIDEO
I dënuar për blerje votash, Drejtoria e Burgjeve i jep leje Belerit për t'u betuar si eurodeputet në Parlamentin Europian! Do të udhëtojë i vetëm
Fredi Beleri, i dënuar për blerje votash në Himarë në zgjedhjet lokale të 14 majit të vitit të kaluar, ka marrë leje për tu betuar si eurodeputet në Parlamentin Europian në Bruklsel 16 korrik. Drejtoria e Burgjeve ka miratuar kërkesën e Belerit ditën e sotme. Beleri do te udhëtojë i vetëm, i pa shoqëruar nga efektive te burgjeve