-
VIDEO
Ndotja te Liqeni i Komanit, Rama: I hedhin plehrat rrugëve sikur kanë turp t’i hedhin në kosh! S’mund të vazhdojë më kjo histori
Kryeministri Rama ka ngritur edhe problematikën e ndotjes në Liqenin e Komanit, e trajtuar edhe nga Report Tv. Rama tha se pastrohet çdo dy javë dhe do çojnë për pastrim edhe ushtrinë.
Ndërsa kritika pati edhe për qytetarët që hedhin plehrat rrugëve. Kryeministri njoftoi se do investohet edhe në rrugën e Komanit.
Liqeni i Komanit pastrohet çdo dy javë. Do çojmë edhe ushtrinë për ta pastruar. Po kjo histori që banorët hidh dhe ushtria pastro s’mund të vazhdojë. Veriu po njeh bum turistik. Do investojmë dhe rrugën e Komanit. Po liqeni i mbushur çdo dy javë me plehra që i hedhin rrugëve sikur kanë turp ti hedhin aty ku duhet hedhur, nuk e di.
-
VIDEO
Legalizimet, Rama me krerët e bashkive: Duhet bërë gjithçka që procesi të përshpejtohet për banesat e qytetarëve
Kryeministri Rama në fjalën e tij me kryetarët e bashkive theksoi nevojën për përshpejtimit të procesit të legalizimit. Në këtë proces do të bashkëpunohet mes Kadastrës dhe bashkive. Rama nënvizoi se është bërë progres, por jo i kënaqshëm.
-
VIDEO
Rama me kryebashkiakët: Sulm i organizuar kundër turizmit, profile false përdoren për këtë goditje
Kryeministri Edi Rama në një takim me kryebashkiakët tha se një sulm i organizuar është marrë nga disa anë për të goditur turizmin shqiptar. Rama tha se sistemet e sigurisë kombëtare janë aktivizuar dhe kanë identifikuar profile false që po përdoren për këtë sulm.
-
VIDEO
21 janari, Ngjela për Report Tv: Berisha dha urdhrin për prishjen e serverëve, shfaqet me automatik!
SPAK ka nisur hetimet për 21 janarin, ndërsa pritet të zbardhet roli i ish-kryeministrit Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha. Avokati Spartak Ngela i ftuar në Report Tv ka komentuar ngjarjen e 21 janarit.
-
VIDEO
‘Janë organizatë kriminale’, avokat Beqiri: Meta tha se kokëpalarët u vranë më ‘21 janar’
Avokati Idajet Beqiri në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv e ka cilësuar si organizatë kriminale pushtetin e Sali Berishës, kur vrau në bulevard 4 protestues më 21 janar.
-
VIDEO
Marshim me valixhe në parlament: Diaspora duhet të votojë
Në kohën kur vota e diasporës është në fazën më të nxehtë të debateve për votën e diasporës, një grup qytetarësh në emigrim në formë mesazhi ndaj politikës kanë marshuar nëpër Tiranë me valixhe.
-
VIDEO
Vrasja e Aleks Nikës ende sot nuk ka autor, avokati: Kakofoni në lidhje me provat
Pas nisjes së hetimeve nga SPAK për 21 janarin, avokati Përparim Çaça i ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv tha se po krijohet një kakofoni me provat.
-
VIDEO
’21 janari’/ Gazetari Doçi: Berisha u përpoq të blinte familjen Deda, u çoi çanta me para
Gazetar Adriatik Doçi i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv thotë se ka një elemnt tjetër që nuk është hetuar më ’21 Janar’, është fakti se Sali Berisha është përpjekur për të blerë familjen e Hekuran Dedës, pas vrasjes së tij. Sipas Doçit u janë çuar para që të pranonin Berishën në mort dhe të akuzonin Ramën për vrasjet në Bulevard.
-
VIDEO
Propozimi i qeverisë: Administrata mund të vijë në punë kur të dojë, mjafton të plotësojë orët
Përmes një projekvendimi qeveria propozon fleksibilitet për orët e punës në shtet. Punonjësi ka detyrim të punojë nga e hëna të premte me detyrim 09.30-15.30 dhe zgjedh kur do të plotësojë orët e tjerë të 8 orarshit. Ndërsa të premteve punohet me detyrim 09.30-13.00 dhe zgjedh kohën kur duhet të plotësojë 6 orët e plota.
-
VIDEO
‘Hetimori’ në Shëndetësi, Vokshi: Shtyjmë afatin e punës! Dëshmitarët në Komision: Sterilizimi me kosto të fryra
Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi do të shtyjë afatet e punës edhe pas përfundimit të periudhës 4 mujore. Këtë e bëri të ditur kryetarja e Komisionit Albana Vokshi gjatë seancës së radhës ku të tjerë dëshmitarë dëshmuan për sterilizimin. Mjeku Artan Koni dhe Audituesi Klarenc Xhaferraj thanë se koncesioni i sterilizimit mund të ishte bërë me shumë më pak para
-
VIDEO
Konstituohet Parlamenti Europian, i pranishëm edhe Fredi Beleri! Roberta Metsola sërish presidente
Parlamenti i ri Evropian i dalë nga zgjedhjet e zhvilluara nga data 3 deri në 6 qershor në vendet e BE-së u konstituua zyrtarisht sot në Strasburg dhe do të vazhdojë të drejtohet nga Roberta Metsola. I pranishëm në seancë ishte edhe Fredi Beleri i cili u zgjodh eurodeputet në Greqi në siglën e partisë së Mitsotakis.
-
VIDEO
Koçiu në konferencën për Autonominë spitalore: Standarde evropiane në shërbim të qytetarëve dhe rritje e të ardhurave për mjekët, të panegociueshme integriteti dhe transparenca
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale organizoi sot në Tiranë Konferencën “Transformimi Spitalor-Autonomia Spitalore dhe sfidat e së ardhmes” ku drejtues të Spitaleve që kanë marrë Kartën e Autonomisë Menaxheriale, mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë