-
VIDEO
Belerit i hiqet mandati, Presidenti Begaj shpall zgjedhjet në Himarë më 4 gusht!
TIRANË- Duket se ‘odiseja’ e kryetarit në Himarë po merr fund dhe bashkia do të mbajë zgjedhjet e reja. Brenda së njëjtës ditë kur Belerit iu hoq mandati si kryetar, Presidenti Bajram Begaj shpalli 4 gushtin 2024 si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e ri.
Siç e parashikon Kodi Zgjedhor, jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga shpallja e vakancës, Presidenti dekretoi datën për zgjedhjet. Para firmosjes së dekretit, gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku mësoi përmes burimeve se presidenti Begaj thirri në takim kryekomisionerin Ilirjan Celibashi.
Në këtë takim që ka zgjatur rreth 1 orë, Begaj dhe Celibashi kanë diskutuar lidhur me kapacitetet dhe gatishmërinë e KQZ për zhvillimin e zgjedhjeve.
-
VIDEO
Censi, Karabina: Rezultatet me vonesë, hije dyshimi mbi besueshmërinë
Zëdhënësja e grupit të Lulzim Bashës, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat foli për rezultatet e Censit 2023. Sipas saj, publikimi i të dhënave me 7 muaj vonesë ngre dyshime mbi vërtetësinë e të dhënave të Censit për vitin 2023.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 2025-s do të jenë më të shtrenjtat, qeveria planifikon 20 mln euro! Votim elektronik në 8 bashki, KQZ kërkon 66 mln euro: 46 mln vetëm për teknologjinë
Fatura e zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm do të jetë më e kripur se ajo e 2021-shit, për shkak se votimi elektronik do të shtrihet në 1850 qendra votimi të 8 bashkive kryesore të vendit. Sipas Dokumenteve zyrtare të Ministrisë së Financave KQZ ka kërkuar 4.6 miliardë lekë buxhet shtesë për organizimin e zgjedhjeve, ndërkohë fondi i caktuar nga buxheti është 2 miliardë lekë.
-
VIDEO
Shpallet i pavlefshëm mandati i Belerit, Celibashi: S’i shërbejmë askujt, kompetencë e KQZ
KQZ konstatoi pavlefshmërinë e mandatit të Fredi Belerit si kryebashkiakut i zgjedhur i Himarës. Në mbledhjen e sotme në KQZ, ku nga Partia Demokratike kishte akuza se KQZ po përdoret nga Rama, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u kujdes të theksojë se KQZ nuk i shërben askujt dhe në këtë proces nuk është futur për të prridhur apo dëmtuar interesat e dikujt.
-
VIDEO
Mandati i Belerit, Dule: Proces politik për të uzurpuar Himarën! Rama do të fshehë fytyrën dhe të vërë vulën e KQZ
I pranishëm në mbledhjen e KQZ ku po verifikohet mandati i Fredi Belerit si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës. Dule tha se kjo mbledhje është përmbyllja e një procesi politik të nisur më 6 maj 2023 për uzurpimin e Himarës. Dule akuzoi Ramën se është iniciuesi i këtij procesi dhe se tani kërkon të fshehë fytyrën dhe të vendosë vulën e KQZ.
-
VIDEO
'Beleri', Kaso në KQZ: S’është patate e nxehtë që duan t’ia kalojnë KQZ! Ta shkarkojë Rama, apo donin t’ia bënin dhuratë heqjen e mandatit për 60-vjetor
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso thotë në mbledhjen e KQZ se ky institucion nuk ka kompetencën për t’ia hequr mandatin si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës. Kaso tha se kjo nuk është një patate e nxehtë që mazhoranca kërkon t’ia kalojë KQZ, por sipas tij duhet të jetë Këshilli i Ministrave që ta shkarkojë nga detyra një person të dënuar me vendim të formës së prerë. Me Ironi, Kasi tha se kërkonin që t’ia bënin dhuratë Ramës heqjen e mandatit të Belerit për 60-vjetor.
-
VIDEO
Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar
Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar edhe rastin e skandalit të mjekëve tek Onkologjiku theksoi rëndësinë që ka sistemi shëndetësor, duke nënvizuar më tej rastet tragjike me të cilat përballen pacientët çdo ditë në spitale. Më tej ai tregoi edhe rëndësinë që ka karta e shëndetit në Europën veriore, më e rëndësishme edhe se ID apo patenta.
-
VIDEO
'Beqaj u mbrojt politikisht', Ilir Alimehmeti: Prandaj dhe socialistët heshtin
Përfaqësuesi i PD-së, Ilir Alimehmeti komentoi heshjten e socialistëve sot për lajmin e arrestimit të Ilir Beqajt. Ai u shpreh se Beqaj ka qenë një person i promovuar nga Rama dhe prandaj ata nuk mund të flisnin.
-
VIDEO
'Beqaj u kruajt me paratë e taksapaguesve europianë', Kikia: SPAK ndërhyn pasi ka 'vdekur' pacienti
Gazetari Mentor Kikia komentoi në 'Frontline' arrestimin e Ilir Beqajt, duke theksuar se u arrestua pasi shpërdoroi fondet e Bashkimit Europian në krye të SASPAC.
-
VIDEO
Spahiu: Arrestimi Beqes provoi që SPAK NUK ËSHTË BANDË KRIMINALE E Ramës
Juristi Kreshnik Spahiu theksoi në Frontline për Marsela Karapançon se arrestimi i sotëm i Ilir Beqajt provoi se SPAK nuk kontrollohet nga Edi Rama dhe nuk është bandë kriminale.
-
VIDEO
'Çfarë dreqin hajdutësh kemi ne?', Pano Soko: Beqaj e dinte që po hetohet dhe vijonte bënte fatura fiktive
Ekonomisti Pano Soko në Frontline komentoi arrestimin e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj mëngjesin e sotëm. Soko bën habi se si Beqaj që ishte në hetim vijonte e bënte fatura fiktive.
-
VIDEO
Spahiu: Kur arrestohen të majtë thonë ka prova, kur arrestohen të djathtë thonë: i burgosur politik
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi qasjet e socialsitëve dhe demokratëve ndaj arrestimeve të SPAK. Spahiu thotë në Frontline, se nëse Beqaj do ishte me PD, kjo forcë politike do manifestonte tek shtëpia e tij për të bërë thirrje ta lironte, duke quajtur drejtësinë si të korruptuar. Por kjo qasje nuk është tek socialistët, që të paktën në publik mbështesin drejtësinë dhe nuk bëjnë presion.