Zgjedhjet e 2025-s do të jenë më të shtrenjtat, qeveria planifikon 20 mln euro! Votim elektronik në 8 bashki, KQZ kërkon 66 mln euro: 46 mln vetëm për teknologjinë

5 Korrik, 14:14

Fatura e zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm do të jetë më e kripur se ajo e 2021-shit, për shkak se votimi elektronik do të shtrihet në 1850 qendra votimi të 8 bashkive kryesore të vendit. Sipas Dokumenteve zyrtare të Ministrisë së Financave KQZ ka kërkuar 4.6 miliardë lekë buxhet shtesë për organizimin e zgjedhjeve, ndërkohë fondi i caktuar nga buxheti është 2 miliardë lekë.