-
VIDEO
‘Onkologjiku’/ Rama i ashpër me bluzat e bardha: Investimet dhe rritja e pagave janë bërë me paratë e pacientëve, jeni shërbëtorë të tyre
Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër me bluzat e bardha pas skandalit të Onkologjikut. Në takimin me shefat e shërbimeve në QSUT, Rama tha se sot kanë kushte më të mira pune e rritja pagash, të cilat janë realizuar falë taksave që paguajnë ata pacientë që marrin shërbimin. Kreu i qeverisë tha se pacientët duhen trajtuar si familjarë kur mbërrijnë në QSUT dhe zënë shtratin nga halli.
-
VIDEO
Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës
Pas skandalit të QSUT, ku mjekët e Onkologjikut drejtponin pacientët me tumor në klinikën private të Edmond Gashit, kryeministri Rama ka mbledhur në takim shefat e QSUT, ku u prezantuan edhe ndryshimet në ligjin për Urdhrin e Mjekut.
-
VIDEO
Skandali te Onkologjiku, Rama mbledh nesër shefat e shërbimeve në QSUT
Pas skandalit të Onkologjikut, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me shefat e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza ”. Takimi është parashikuar të zhvillohet nesër në orët e paradites, ndërsa shefi i qeverisë do të ketë përballë shefat e shërbimit të qendrës më të madhe spitalore në vend.
-
VIDEO
Plani i investimit për Thethin, Rama: Lehtësojmë taksimin! Projekt i ri për furnizimin me energji, mbështetje për panele diellore
Pasi socialistët thyen për herë të parë në 30 vite bastionin e të djathtëve, tashmë kanë gati planin për transformimin e Thethit. Qeveria ka përgatitur një plan investimi për të përmirësuar infrastrukturën dhe Rama thotë se edhe fondi është gati.
-
VIDEO
Rama: Brenda vitit përfundon rruga e Dukagjinit! Gati ‘paketa e maleve’, do iu jepet leja për ndërtim ndërsa prisni marrjen e tapisë
Nga Thethi, kryeministri Edi Rama lajmëroi se brenda vitet pritet të përfundojë rruga e Dukagjinit, duke theksuar se do t’i japë një tjetër hov turizmit në veri. Kreu i qeverisë tha se qeverisë nuk i është dhënë mundësia që të punojë për Thethin, jo se e kishte lënë në harresë.
-
VIDEO
‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin
Zef Bari është një nga banorët e Thethit që mori dy certifikata pronësie nga kryeministri Edi Rama. Po ashtu, ai pritet të përfitojë edhe nga falja e gjobave për ndërtim pa leje, siç e paralajmëroi kryeministri Rama.
-
VIDEO
'Desh na ndatë nga Amerika', Rama i jep tapinë demokratit në Theth: S’ta dha partia, por qeveria
Kryeministri Edi Rama shpërndau 200 certifikata pronësie në Theth, ndërsa batutat pati edhe më një demokrat, të cilit i tha se tapinë ia dha qeveria dhe jo partia. Madje, Rama i tha se partia e tij desh e ndau Shqipërinë nga Amerika, duke bërë ironi me non gratën e Berishës.
-
VIDEO
‘Atyre të PD u ka rënë sakica në mjaltë’, Rama i jep certifikatën e pronësisë Kishës në Theth: Ata ngroheshin në diell, punën e tyre e bëjmë ne
Kisha e Thethit është pajisur me certifikatën e pronësisë, ndërsa ishte vetë kryeministri Rama që i shpërndau. Akuzat për kundërshtarët politikë që kanë drejtuar historikisht Shkodrën nuk i kurseu, duke thënë se ata ngroheshin në diell, ndërsa punën e bën Partia Socialiste.
-
VIDEO
Veliaj: Do rikthejmë Kavajën në PS! Ata që digjnin gjithë Shqipërinë, sot djegin njëri-tjetrin
E vetmja bashki e humbur në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 2023, Kavaja, do të jetë prioritet i socialistëve për ta kthyer sërish rezultatin ‘rozë’ në garën e 2025. Drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës Erion Veliaj tha se Kavaja nuk mund të jetë e atyre që xhirojnë gomat kur fitojnë dhe djegin goma kur humbin.
-
VIDEO
Rama ndan certifikatat e pronësisë në Theth: Falim të gjitha gjobat për ndërtimet pa leje
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Theth për të dorëzuar 200 certifikata pronësie. Rama tha se problematika për t;u pajisur me tapitë do të marrë fund.
-
VIDEO
‘Mos u habisni kur të votojnë bashkë mbylljen e listave’, Alibeaj akuzon PD-PS për zgjedhoren: Pazar i politikës së vjetër
Alibeaj ngre dyshime se nga përfaqësuesit e PD mungon dëshira për vendin 1 zonë zgjedhore, që do t’i hiqte PS-së të paktën 6 mandate, ndërsa paralajmëron delegjitimitet të zgjedhjeve të 2025
-
VIDEO
Dosja Onkologjiku, opozita: Ta hetojë SPAK! Shqiptarët paguajnë të mos marrin shërbim
Në një deklaratë, zëdhënësja e partisë, Jasmira Memelli tha se abuzimet e zbuluara në spitalin Onkologjik janë vetëm maja e ajsbergut pasi vetë qeveria sipas saj nuk po ofron shëndetësi falas po ka instaluar korrupsionin dhe vjedhjen.