Skandali te Onkologjiku, Rama mbledh nesër shefat e shërbimeve në QSUT

30 Qershor 2024, 15:55 | Përditesimi: 30 Qershor 2024, 15:55

Pas skandalit të Onkologjikut, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me shefat e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza ”. Takimi është parashikuar të zhvillohet nesër në orët e paradites, ndërsa shefi i qeverisë do të ketë përballë shefat e shërbimit të qendrës më të madhe spitalore në vend.

r.k./Shqiptarja.com