-
VIDEO
Lidhjet me Sigurimin/ Sula: Kandidatët të vetëdeklarohen! Certifikata e pastërtisë, kriter për garën elektorale
Në ndryshimet e kodit zgjedhor duhet të përfshihet edhe vetëdeklarimi nga ana e kandidatëve për lodhjet me ish-sigurimin e shtetit. Ky ka qenë propozimi që bëri kryetarja e autoritetit të dosjeve në komisionin e ligjeve për kandidatët për deputetët apo për kryetarë bashkie.
-
VIDEO
Negociata me Shabanin dhe Lapajn? Qori në 'Studio Live': As kam takuar dhe as kam marrë mesazh nga ndonjë kryetar partie tjetër
Arlind Qori, kreu i Lëvizjes Bashkë, hodhi poshtë çdo aludim se lëvizja që drejton është në diskutim për koalicion në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me Nismën Thurje të Endri Shabanit apo 'Shqipëria Bëhet' e Adriatik Lapaj.
-
VIDEO
'S'jam komunist', Qorri i përgjigjet akuzave: Mbeshtes social demokracinë (21 maj 2024)
Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ishte i ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv teksa foli për aksionin politik të lëvizjes që drejton, e cila po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025.
-
VIDEO
Operacioni i SPAK, avokati Beqiri: Do zbardhin vrasjen e Artan Santos dhe gjyqtarit Skerdilajd Konomi
Avokati Idajet Beqiri, duke folur në Report Tv për operacionin e SPAK ku u goditën 7 grupe kriminale, thotë se anëtarët e arrestuar kanë informacione për vrasjen e Artan Santos dhe gjyqtarit në Vlorë, Skerdilajd Konomi.
-
VIDEO
Akuza e avokatit Beqiri: Ervis Martinaj nip i Liri Berishës, policia s’guxonte ta prekte! E mbronte ish-kryeministri
Avokati Idajet Beqiri hedh akuza të forta për lidhje mes bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj me Sali Berishën. I ftuar në Report Tv, Beqiri thotë se Ervis Martinaj është nip i Lirie Berishës, bashkëshortja e ish-kryeministrit Sali Berisha.
-
VIDEO
Taksimi i profesioneve të lira, Tabaku në ‘Kushtetuese’: Mbylli bizneset! Taksa e padrejtë, politikë selektive e qeverisë
Opozita dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese dokumente që sipas saj, vërtetojnë se taksimi i profesioneve të lira ka dëmtuar dhjetëra biznese. Tabaku, e cila ka dorëzuar padinë në emër të opozitës, tha se kjo taksë e padrejtë tregon politika selektive të qeverisë. Seanca publike për profesionet e lira, do të mbahet më 18 Qershor
-
VIDEO
Pamje me dron nga protesta e Rithemelimit dhe PL-së para bashkisë së Tiranës
Ka dështuar protesta e 8-të e Rithemelimit dhe PL-së para bashkisë së Tiranës. Siç shihet nga pamjet me dron, këtë të martë numri i protestuesve është tkurrur, pasi si duket organizatorët nuk kanë arritur që të mbledhin as numrin e militantëve të 7-të protestave të para
-
VIDEO
Aktori Mehdi Malkaj në protestën para bashkisë Tiranë: Mbushni xhepat me gurë, kjo qeveri po na shkel
Nuk kanë munguar thirrjet për të nxitur dhunë në protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës. Aktori Mehdi Malkaj teksa foli për martesën e çiftit të së njëjtës gjini në tarracën e bashkisë së Tiranës mbrëmjen e 19 majit, tha se ka ardhur koha që të mbushin xhepat me gurë.
-
VIDEO
Avokatja e Popullit: Në burgje ushqimi i pamjaftueshëm! Të dënurit në '41 bis' humbën nga 10 kg
Në komisionin e Ligjeve, po raporton Avokatja e Popullit Erinda Ballanca. Ballanca ngriti shqetësimin për situatën në burgje dhe mbipopullimin. Po ashtu Ballanca tha se problem është edhe ushqimi në burgje
-
VIDEO
Dhunë edhe në protestën e tetë të Rithemelimit e PL-së, hidhet molotov drejt bashkisë Tiranë! Vetëm një grusht militantësh
Ka nisur me tensione protesta e tetë e Rithemelimit dhe PL para bashkisë së Tiranës ka nisur. Protestuesit që ndonëse numërohen me gishtat e dorës kanë hedhur tymuese dhe molotov drejt godinës së bashkisë.
Gazetari i Report tv Sokol Dema nga protesta raporton se si çdo javë godina e bashkisë është blinduar nga forcat e policisë.
Për protestën e shtatë të javës së kaluar para bashkisë, Policia e Tiranës nisi hetimet në gjendje të lirë ndaj 12 personave për episode e dhune. Si përfaqësuesja zyrtare e marrjes së lejes në polici për protestën, Adriana Kalaja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit akuzohet nga policia për veprën penale “thirrje publike për veprime të dhunshme” Sali Lushaj, ish-truproja i Sali Berishës, Tedi Blushi i Partisë së Lirisë, Klevis Balliu i Rithemelimit dhe Besart Xhaferri kreu i FRPD, do të hetohen për veprat penale “prishje e qetësisë publike” dhe “shkatërrim i pronës”.
-
VIDEO
'Ligjet' ngrihet nënkomisioni për vakancat në KLP e KLGJ, Alibeaj: Doni të emëroni njerëzit tuaj për të kapur kreun e SPAK
Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, në komisionin e Ligjeve, teksa po diskutohej për ngritjen e nënkomisionit për vakancat e KLP-së dhe KLGJ-së akuzoi mazhorancën se po tenton që të emërojë në drejtësi njerëzit e saj me qëllim për të kapur SPAK.
-
VIDEO
Komisioni hetimor për kontratat në Shëndetësi, Vokshi: Vizitë në spitalin e Durrësit dhe te Trauma
Pas shumë mbledhjesh me debate dhe tensione,opozita dhe mazhoranca kanë zhbllokuar punën në Komisionin Hetimor për PPP në Shëndetësi duke miratuar këtë të martë planin e vizitave për dy javë