Taksimi i profesioneve të lira, Tabaku në ‘Kushtetuese’: Mbylli bizneset! Taksa e padrejtë, politikë selektive e qeverisë

21 Maj, 15:18

Opozita dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese dokumente që sipas saj, vërtetojnë se taksimi i profesioneve të lira ka dëmtuar dhjetëra biznese. Tabaku, e cila ka dorëzuar padinë në emër të opozitës, tha se kjo taksë e padrejtë tregon politika selektive të qeverisë. Seanca publike për profesionet e lira, do të mbahet më 18 Qershor