-
VIDEO
Kritikat e Dumanit se institucionet nuk raportojnë korrupsionin, Rama lexon shifrat: SPAK, impakt parandalues
Kritikave të kreut të SPAK Altin Dumani se kanë rënë referimet nga institucionet shtetërore sa i përket rasteve të korrupsionit, iu është përgjigjur sot kryeministri Edi Rama me anë të shifrave. Fillimisht Rama e interpretoi rënien e denoncimeve nga administrata me argumentin se janë parandaluar rastet, ndërsa më pas përmendi se janë referuar nga drejtoria anti-korrupsion 532 masa disiplinore.
-
VIDEO
Akuzat për kapjen e SPAK, Rama: Vijnë nga të izoluarit në ballkone për korrupsion! Kërkesat ulëritëse për ‘koka turku’, pa themel logjik
Sulmet se PS po tenton të kapë SPAK kreu i qeverisë Edi Rama i cilësoi si akuza për të goditur qeverinë nga kundërshtarët politikë, të cilët siç tha ai nuk e mundon dot me votë. Këto akuza, shtoi Rama artikulohen nga Sali Berisha që ndodhet në arrest shtëpie nën akuzë për korrupsion për aferën Partizani.
-
VIDEO
Rama: BE nuk i çelte kurrë negociatat për anëtarësimin nëse Shqipëria s’do ishte ndryshuar si dita me natën! Luftën kundër korrupsionin e finalizojmë me integrimin në union
Kryeministri Rama u ndal edh enë progresin e Shqipërinë në fjalën e tij para ministrave dhe deputetëve. Rama tha se nëse Shqipëria s’do kishte ndryshuar si dita me natën BE nuk do kishte çelur negociatat për anëtarësimin e vendit tonë. Kreu i qeverisë synon që lufta kundër korrupsionit të finalizohet me integrimin e Shqipërisë në BE.
-
VIDEO
Protesta e Rithemelimit para bashkisë, militantët heqin me forcë barrierat metalike
Militantët e Rithemelimit dhe të Partisë së Lirisë kanë hequr me forcë barrierat metalike të vendosura nga efektivët e policisë para bashkisë së Tiranës.
-
VIDEO
‘Shtetbërja ecte me hapat e breshkës, korrupsioni si makinë’, Rama: Lufta vazhdon! Armiku ka ende forcë për të plagosur e vrarë
Lufta ndaj korrupsionit vazhdon tha kryeministri Edi Rama në mbledhjen me ministrat dhe deputetët e grupit parlamentar, ndërsa theksoi se kjo i ngjan një lufte të vërtetë që vazhdon.
-
VIDEO
Rama: Në Prokurorinë e Tiranë po mbrohet evazioni fiskal! Janë qindra miliona euro të shmangura nga detyrimi tatimor nga ata që quhen oligarkë
Kryeministri Edi Rama tha se në Prokurorinë e Tiranë ka 80 raste që flenë prej vitesh për evazionin fiskal. Kreu i qeverisë tha se në SPAK kërkohet llogari ndërsa në Prokurorinë e Tiranë po mbrohet evazioni fiskal. Sipas Ramës bëhet fjalë për qindra miliona euro të shmangura nga detyrimin tatimor, nga ata që ndryshe quhen oligarkë.
-
VIDEO
Rama: Pse ta kontrolloj SPAK? Që të flenë rehat mbi dyshekët e mbushur me pupla korrupsioni
Sulmet se PS po tenton të kapë SPAK kreu i qeverisë Edi Rama i cilësoi si akuza për të goditur qeverinë nga kundërshtarët politikë, të cilët siç tha ai nuk e mundon dot me votë
-
VIDEO
Rama u përgjigjet akuzave të opozitës: Ata janë bërë për të ardhur keq, ça më duhet mua kontrolli i SPAK
Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të opozitës se ai kontrollon SPAK-un. Rama tha se ata janë katandisur si mos më keq dhe se nuk i duhet fare kontrolli i SPAK-ut, as të të mbrojë zyrtarët e tij.
-
VIDEO
‘I ka hedhur si limon të shtrydhur’, Rama akuzave të opozitës për korrupsionin: Janë mollë të kalbura që bien vetë
Kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë me kabinetin qeveritar dhe me deputetët, duke thënë se nuk do bëhet mburojë e askujt që përfshihet në korrupsion. Akuzave të opozitës se Rama i lëshon të vetët si limon të shtrydhur kur nuk i duhen më, Rama tha se bien vetë se janë mollë të kalbura. Kreu i qeverisë thotë se nuk do të mbrojë askënd që shkel në dërrasë të kalbur.
-
VIDEO
Rama: Kush flirton me korrupsionin, nuk është as ne dhe as i yni, por tradhtar! Një parazit më pak
“Kush flirton me korrupsionin, kush tradhton qytetarët e anëtarët e PS, nuk është as ne dhe as i yni”, ishte ky mesazhi i prerë i kryeministrit Edi Rama përpara ministrave dhe deputetëve të grupit parlamentar.
-
VIDEO
Rama: Të gjithë janë mbrojtur nga drejtësia, duke vrarë drejtësinë! Ne kemi luftuar për pavarësinë e saj, vetë jemi çarmatosur
Kryeministri Edi Rama, tha se Partia Socialiste ka luftuar për pavarësinë e sistemin gjyqësor.
-
VIDEO
'Asnjë forcë tjetër politike s’i ka hyrë detit me këmbë për të pavarësuar drejtësinë nga pushteti'
Kryeministri Rama në fjalën e tij para deputetëve dhe ministrave u ndal edhe në reformën në drejtësi. Rama tha se pa vendosmërinë e PS dhe guximin për ta çuar para reformën sot s’do kishim një drejtësi të pavarur. Kreu i qeverisë tha se kanë rrëzuar ‘monumentin e shëmtuar të kulturës së pandëshkueshmërisë’.