-
VIDEO
PS kërkon komision antikorrupsion, kreu i PD: Dakord me SHBA për transparencë! Gati të punojmë nëse bëhet vettingu i politikanëve
Lulzim Basha, ndryshe nga sa deklaroi dy ditë më parë, u shpreh sot i hapur që të punojë me mazhorancën, pas propozimit të kësaj të fundit për një Komision të Posaçëm antikorrupsion, por me kushte. Basha tha se duhet të marrë garanci nga SHBA për transparencë, ndërsa shtoi se është i gatshëm të ulet nëse bëhet vettingu i politikanëve
-
VIDEO
Opozita greke fushatë në Shqipëri/ Drejtuesi i SYRIZAS zhvillon takime në zonën e Dropullit
Drejtuesi i SIRIZAS Stefanos Kasselaqis takim në zonën e Dropullit. Ndalesa e parë e tij në shkollën e Bularatit me drejtues të Zyrës Arsimore Finiq - Dropull.
Në takim është i shoqëruar nga konsulli grek në Gjirokaatër Dimitrios Sacharidis, krystari i bashkisë Dropull Dhimitër Toli.
Gjatë këtij takimi të parë ai u njoh me një ekspoze të arsimit grek në zonën e minoritetit, problemet e tyre.
-
VIDEO
Rama në Athinë, Mitsotakis dhe SYRIZA kundër/ Varaku: U intereson kjo retorikë! Beqiri: Ia obligon kushtetuta të takojë shqiptarët
Vizita e Ramës në Athinë në 12 maj ka sjellë dhe reagimin e politikës greke. Ka qenë kryeministri Mitsotakis që në një intervistë ka thënë se Rama ka të drejtën e tij, por vizita është e panevojshme. Nga ana tjetër, partia SYRIZA ka dalë kundër kësaj vizite aq më tepër që përkon me ditën e arrestimit të Fredi Belerit. Analistët në 'Repolitix' komentuan këtë zhvillim të ri në raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë.
-
VIDEO
Rama: Nuk kemi marrëdhënie të ngushta dhe as nuk kemi oreks për t’i pasur me Rusinë
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Aachen të Gjermanisë në panelin “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor” në Charlemagne Prize on Europe. I pyetur për Rusinë, Ram atha se Shqipëria nuk ka marrëdhënie të ngushta me Moskën dhe as nuk ka oreks për t’i pasur.
-
VIDEO
Rama: Ja pse e dua akoma Angela Merkel! Mblodhi për herë të parë liderët e Ballkanit Perëndimor, jo për t’u vrarë me njëri-tjetrin, por për integrimin në BE
Nga Gjermania, kryeministri Edi Rama, nuk kurseu një mirënjohje për ish-kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila inicioi nismën e Procesit të Berlinit, një shtysë për të çuar para procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor. Rama tha se për këtë arsye e do akoma Merkel, sepse ishte e vetmja që mblodhi për herë të parë bashkë 6 liderët e Ballkanit Perëndimor, jo për t’u vrarë me njëri-tjetrin, por për të punuar për një të ardhme të përbashkët
-
VIDEO
Emigrimi/ ‘Është shndërruar në luftë për mish të freskët’, Rama: Gjermania dhe Perëndimi s’do e zgjidhin këtë problem duke marr të rinjtë shqiptarë
Kryeministri Edi Rama nga Gjermani komentoi edhe emigrimin e të rinjve, duke thënë se ky është një problem që po prek të gjitha vendet të cilat po përballen me mungesë të krahut të punës. Rama tha se është kthyer në një luftë për ‘mish të freskët’ se si të merren të rinjtë shqiptarë në Gjermani. Por sipas tij, Gjermania dhe Perëndimi nuk do mund ta zgjidhin këtë problem pas disa vitesh duke marrë të rinjtë shqiptarë. Që Gjermania të ruajë fuqinë ë saj ekonomike, Rama tha se në 2030 do ti duhen edhe 7 mln krah i ri pune.
-
VIDEO
Rama nga Gjermania: Për ne BE nuk është çështje paraje, shumë realitete e shohin si ‘bankomat’! Edhe nëse unioni ‘zhduket’ do luftojmë për integrimin
Kryeministri Edi Rama nga Gjermania foli për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për kreun e qeverisë, integrimi është një prioritet për të cilin po punohet, ndërsa theksoi se duhet të realizojnë të gjitha ‘detyrat e shtëpisë’.
-
VIDEO
Nisma e Ramës, avokati zbulon çfarë do sjellë: Do të na bëjë anëtar të BE-së, reformë e thellë, do preki çdo sektor të jetës
Avokat Idajet Beqiri zbuloi se çfarë funksioni do të ketë rezoluta e propozuar nga Rama duke shtrirë edhe dorën ndaj opozitës për të çuar përpara Shqipërinë drejt 2030. Beqiri thotë se reformat që do të jenë do të preken të gjithë shoqërinë, çdo sektor të jetës.
-
VIDEO
'Sa vjeç ishe ti në '96 kur na gjakoste Saliu?' Beqiri debaton me Sefën: Firmat piramidale i bënë ish-sigurimsat
Avokat Idajet Beqiri dhe përfaqësuesi i PD-së Indrit Sefa patën një debat në 'Repoltix' sa i përket rezolutës së Ramës për Shqipërinë 2030. Beqiri nuk pranoi idenë në studio se Rama pranoi dështimin, pasi sipas tij po shkohet drejt anëtarësimit në BE.
-
VIDEO
SHBA mbështet rezolutën e PS, Sefa në 'Repolitix': Synohet kontrolli mbi SPAK! Beqiri: Nisëm për anëtarësimin në BE
SHBA dhe ‘Ok’ për rezolutën anti-korrupsion të propozuar nga kryeministri Edi Rama një ditë më parë ku kërkoi bashkëpunimin e opozitës dhe partive të tjera jashtë parlamentit për të çuar Shqipërinë përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në ‘Repolitix’ në Report Tv, u analizua përmbajtja e kësaj rezoluta dhe mbështetja apo jo nga opozita për të nisëm.
-
VIDEO
Skavica/ Tom Doshi bashkohet me Rithemelimin, dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak në Dibër për mungesë kuorumi
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Dibrës ka dështuar sërish brenda një jave. Këshilltarët e Tom Doshit bashkë me ata të Rithemelimit kanë qëndruar në mbledhjen e sotme vetëm për të votuar ndihmën ekonomike e më pas janë larguar në shenje revolte për Skavicën.
-
VIDEO
Rama takim me shqiptarët në Athinë më 12 maj, Mitsotakis: Zgjedhje e panevojshme! Nuk vjen si i ftuar i qeverisë, por s'e pengojmë
Zgjedhje të panevojshme e ka cilësuar kryeministri grek Mitsotakis, takimin e Ramës me emigrantët shqiptarë në Athinë. Mitsotakis thotë se Rama nuk është si i ftuar i qeverisë, por takimin nuk e pengojnë.