-
VIDEO
Meta sulmon sërish Dumanin: S'i druhem arrestimit nga një prokuror që s’di të thotë dy fjalë! Jam i lodhur nga takimet me ndërkombëtarët
Ilir Meta në një konferencë në mediat në Shkodër ka lëshuar sërish akuza ndaj kreut të SPAK Altin Dumani. I pyetur nëse i druhet arrestimit, Meta është shprehur se nuk ka frikë nga një prokuror që i merret goja dhe që merr urdhra nga qeveria.
-
VIDEO
Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve
Për Partinë Demokratike, turi i takimeve me Diasporën që kryeministri Edi Rama do të nisë gjatë majit në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme, është propagandë.
-
VIDEO
Sulmet ndaj SPAK e Dumanit, analisti Kikia: Meta agresiv, tregon qartë se ka ‘llogari’ me drejtësinë
Analisti Mentor Kikia ka komentuar për Report Tv sulmet e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Ndonëse që pas largimit nga Presidenca Meta kishte zgjedhur që të ishte pak më i distancuar nga ‘ngjarjet e vrullshme të politikës’, Kikia thotë se u fut në ‘vallen’ e sulmeve ndaj SPAK m enjë gjuhë agresive.
-
VIDEO
‘Shëndetësia’/ Koçi: Të mos e bëjmë si hetim penal! Korreshi për planin e Punës së PS-së: Ku është ‘dhoma e rrëfimit’?
Anëtari i PS në Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Petro Koçi tha gjatë mbledhjes që ky komision të mos harrohet që të trajtohet si hetim parlamentar dhe jo penal.
“Ky komision nuk ka komandant apo komandante por ka një drejtues. Sipas nenit 10 kryetari dhe zv. kryetari drejtojnë të gjithë veprimtarinë e këtij komisioni. Po lexoj atë që nuk lexuat ju (i drejtohet Albana Vokshit)… do e ftoja komisionin që më shumë të fokusohet te fenomenet sesa të trajtohet si hetim penal se këtë e bën tjetër kush.
Ka shumë të korruptuar nga të gjitha krahët, me siguri mund të ketë dhe problematika me integritetin e personave të caktuar, por që të jetë më efektiv duhet të ndiqet shembulli i atyre vendeve të tjera që parlamentet hetojnë, por jo si një hetim penal.
Kjo na vë në konflikt interesi. Të administrojmë punën në mënyrë serioze dhe me profil parlamentar. Kushdo që vërtetohet që është i përfshirë në korrupsion, ka të drejtë të bëjë kallëzim. Të shkëputemi nga praktikat e kohës së komunizmit”, tha Koçi.
Ndërkohë deputeti i PD Saimir Korreshi nuk i ka kursyer batutat…
“Ideja është që a të ulemi të bëjmë një produkt? Na thoni se ku do ta montojmë dhomën e rrëfimit, meqë ministrat do rrëfejnë atje. Do të rrëfehen tek e tek. Pse çfarë jemi ne Sigurimi i Shtetit që do të merren ministrat tek e tek? Pse tek e tek? Do ndajmë lekë ne atje, do bëjmë pazare? Ne nuk po biem dakord për kalendarin, do jetë me foton e Interit apo Milanit”, tha ai.
-
VIDEO
‘S’kemi ardhur për t’u tallur!’, Vokshi kërkon të miratohen kërkesat për informacion, PS: Duhet t’i lexojmë
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësisë Albana Vokshi tha kërkoi që në mbledhjen e sotme të miratohen kërkesat për informacion.
‘Që në mbledhje kemi pasur gati kërkesat për informacion. Pikën e dytë të kalojmë kërkesat për informacion të cilat janë shqyrtuar edhe nga të 4 ekspertët. Pastaj kalojmë tek pika 3.’- Vokshi.
PS nga ana tjetër kërkoi kohë që ti lexojnë kërkesat për informacion në mënyrë që t’i miratojnë.
‘Kërkesat për informacion ne nuk i kemi. Do t’ju lutesha që kërkesat të depozitohen para. Nëse si keni ekspertët janë ul ekspertët kanë punuar dy ditë me radhë. Të njihet çdo anëtar në lidhje me kërkesat për informacion, të depozitohen në sekretari, që të njihen të gjithë anëtarët.’- thotë PS.
Vokshi: O i kaloni tek ekspertë o i kaloni këtu. S’kemi ardhur për tu tallur bëhuni serioz. Kërkesat për informacion ju janë dërguar. Po dëshmoni që doni ta bojkotoni këtë komision!
-
VIDEO
Mbledhja dështoi 4 herë, Ndreca: Ne s’e kemi bojkotuar! Mos bëni deklarata politike
Nënkryetari i Komisionit të Shëndetësisë, Plarent Ndreca duke ju drejtuar kryetares së komisionit Albana Vokshi tha se thirrja e kryetares për mbledhje ishte e njëanshme dhe se nuk ishin të koordinuara.
-
VIDEO
Pas 4 mbledhjeve të dështuara, sot rinis punën Komisioni Hetimor për Shëndetësinë! PS gati planin e hetimit
Komisioni Hetimor i Shëndetësisë mblidhet sot në orën 13:00, pas dakordësisë së palëve për të kthyer punën në normalitet. Partia Socialiste rikthehet në tryezë me propozimin për planin e hetimit për dy koncesionet, check-up dhe sterilizimin.
-
VIDEO
Pr/ligji për shëndetin riprodhues e nënat surrogate, kryetarja e komisionit të Shëndetësisë: U hartua në skutat e klinikave private! I hap rrugë monopolit e skllavërisë moderne
Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji shpreh shqetësimin për pr/ligjin për shëndetin riprodhues që ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë për konsultim publik.
-
VIDEO
Baza i çon Bashës emrat për kandidatët e zgjedhjeve të 2025! Dega Lezhë: 25 propozimet do kalojnë në ‘sitën’ e Kryesisë
Degët e PD janë drejt fundit të grumbullimit të propozimeve për kandidatë për deputetë. Për Report Tv kryetarja e degës së PD Lezhë thotë se janë propozuar 25 emra, të cilët do të kalojnë filtrin e kryesisë dhe me miratimin e Lulzim Bashës mes tyre do të zgjidhen kandidatët zyrtarë për garën e 2025.
-
VIDEO
Përplasja Kosovë-Serbi në OKB, Agim Nesho në '5 Pyetjet': Vuçiç e quan ende Kosovën pjesë të sovranitetit të tij
Përplasja mes Kosovës dhe Serbisë sot në Këshillin e Sigurimit në OKB u disikutua me të ftuarit në ‘5 Pyetjet’ në Report Tv.
-
VIDEO
Indrit Vokshi: Rithemelimi është stabilizuar politikisht, mbështetet nga pjesa më radikale e demokratëve
Analisti Indrit Vokshi komentoi në 'Studio Live' edhe aksionin e Rithemelimit, duke u shprehur se ka gjetur një lloj konsolidimi politik.
-
VIDEO
SPAK, nga hetimet e biznesmenëve te Meta, analisti zbardh detaje të panjohura (22/04/2034)
Konflikti mediatik që ka prodhuar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj kreu të SPAK, Altin Dumani u diskutua në ‘Studio Live’ me analistin Indrit Vokshi. Sipas tij, PL është një parti aksionerësh pa ideologji dhe Prokuroria mesa duket ka në hetim aksionerët e kësaj partie.