‘S’kemi ardhur për t’u tallur!’, Vokshi kërkon të miratohen kërkesat për informacion, PS: Duhet t’i lexojmë

23 Prill, 13:51

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësisë Albana Vokshi tha kërkoi që në mbledhjen e sotme të miratohen kërkesat për informacion.

‘Që në mbledhje kemi pasur gati kërkesat për informacion. Pikën e dytë të kalojmë kërkesat për informacion të cilat janë shqyrtuar edhe nga të 4 ekspertët. Pastaj kalojmë tek pika 3.’- Vokshi.

PS nga ana tjetër kërkoi kohë që ti lexojnë kërkesat për informacion në mënyrë që t’i miratojnë.

‘Kërkesat për informacion ne nuk i kemi. Do t’ju lutesha që kërkesat të depozitohen para. Nëse si keni ekspertët janë ul ekspertët kanë punuar dy ditë me radhë. Të njihet çdo anëtar në lidhje me kërkesat për informacion, të depozitohen në sekretari, që të njihen të gjithë anëtarët.’- thotë PS.

Vokshi: O i kaloni tek ekspertë o i kaloni këtu. S’kemi ardhur për tu tallur bëhuni serioz. Kërkesat për informacion ju janë dërguar. Po dëshmoni që doni ta bojkotoni këtë komision!