-
VIDEO
Seanca u mbyll mes kaosit, deputetja e PD Bakiu: Sot që ngrihen problemet e zgjedhësve, gjysma e kabinetit qeveritar nuk ishte në Kuvend
Merita Bakiu deputetja e PD, në mungesë të mbajtjes së fjalës në Kuvend për të përcjellë problemet e banorëve të zonës që ajo përfaqëson ka folur jashtë parlamentit.
-
VIDEO
Noka përplaset me Gardën dhe i bllokon mikrofonin deputetit socialist me zhurmues
Deputeti i Rithemelimit, Flamur Noka ka vijuar me skenarin e tij të përhershëm të bllokimit të seancës plenare, duke u përplasur fizikisht me Gardën e Republikës dhe duke mos i lënë deputetët e mazhorancës të mbajnë fjalën e tyre.
-
VIDEO
Kuvend/ Rithemelimi s'heq dorë nga zhurmuesit, vetëm 7 minuta seancë, Nikolla: Njerëzit s'duan të dëgjojnë hallet tuaja
Ka zgjatur vetëm 7 minuta seanca e sotme plenare, pasi Rithemelimi vijoi me skenarin e kaosit të zhurmueseve.
-
VIDEO
Baza e NATO-s në Kuçovë, Meta: Investim për sigurinë tonë kombëtare
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta përshëndeti hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë duke e quajtur një moment të rëndësishëm.
Meta tha se përzgjedhja e Kuçovës tregon vlerësimin që aleanca euro-atlantike ka për Shqipërinë.
"Partia e Lirisë përshëndet ngjarjen shumë të rëndësishme të hapjes së bazës moderne ajrore të NATO-s në Kuçovë dhe e vlerëson si një investim strategjik për sigurinë tonë kombëtare, atë rajonale dhe të vetë Aleancës së Atlantikut të Veriut. Përzgjedhja e Kuçovës si vendndodhje e kësaj baze është një vlerësim që NATO ka për Shqipërinë dhe kontributin e saj në sigurinë e rajonit. Partia e Lirisë shpreh gatishmërinë për të ndihmuar që Shqipëria të plotësojë të gjitha detyrimet ndaj NATO-s, por edhe për të marrë përgjegjësi të reja. Zgjerimi i NATO-s në Ballkan është një kontribut përcaktues për sigurinë, paqen dhe vlerat e demokracisë", tha Meta.
-
VIDEO
PD: Qendra Shëndetësore Fushë-Krujë pa kushte, rrezikohet shëndeti i pacientëve
Partia Demokratike ngriti sot shqetësimin se infrastruktura mjekësore e Qendrës Shëndetësore të Fushë-Krujës ka mangësi.
Deputetja e zonës Andia Ulliri tha se mungesa e kushteve rrezikon shëndetin e sigurinë e pacientëve, ndaj ka kërkuar informacion nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me këtë shqetësim.
Në një deklaratë për mediat, Ulliri tha duhet menjëherë përmirësim i infrastrukturës dhe pajisje mjekësore të reja.
-
VIDEO
Baza e NATO-s në Kuçovë, Begaj: Shqipëria rol strategjik për forcimin e aleancës
Presidenti Bajram Begaj tha se baza e NATos- e hapur në Kuçovë është një mesazh për paqe dhe dëshmon vendosmërinë e NATO-s për të garantuar sigurinë e vendeve aleate.
Begaj në fjalën e tij u shpreh se zgjedhja e Shqipërisë si bazë e NATO-s tregon se vendi ynë ka një rol strategjik për të forcuar aleancën.
-
VIDEO
Baza e NATO-s në Kuçovë, Rama: Sot vendi ynë krah perëndimit, presim aleatët në mbrojtje të paqes dhe demokracisë
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së bazës së NATO-s në Kuçovë solli në vëmendje një artikull të gazetës Zëri i Popullit në vitin 1954, kur shkruante për vizitën e liderit Nikita Hrushovit në Shqipëri. Rama tha se kjo bazë aso kohe konsiderohej një vend strategjik i Perandorisë Sovjetike dhe ishte pjesë e planit të Kremlinit aso kohe për të sulmuar vendet perëndimore edhe me avionët që ishin në bazën e Kuçovës.
-
VIDEO
Rama takim me strukturat në Lezhë: Të bëjmë vetëkritikë meqë s'jemi të sfiduar! PS përgjegjësi historike, progresin ta bëjë të pakthyeshëm
Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të diel në një takim me organizatat e Partisë Socialiste në Lezhë
-
VIDEO
Basha nga Lezha ‘thumbon’ Ramën e Berishën: Po sulmojnë SPAK-ut nga çdo anë! Përsërit kushtin për amnistinë penale
Nga Lezha Lulzim Basha thumboi Kryeministrin Edi Rama e Sali Berishën si sulmues të institucioneve të drejtësisë. Ai tha se PD është në mbështetje të Strukturës së Posaçme Anti-korrupsion, duke përsëritur kushtin se nuk voton amnistinë nëse falen ata që SPAK dënoi
-
VIDEO
Bardhi e të besuarit e tij në kryesi pa votim të drejtpërdrejtë, Berisha gjen 'rrugë statutore' për t'i dhënë post te Rithemelimi
Nga dita e martë Gazment Bardhi do të jetë nënkryetar i PD së Rithemelimit. Marrja e këtij posti, vetëm disa javë pasi njohu Sali Berishën kryetar, do të bëhet pa votim të drejtpërdrejtë në Këshillin Kombëtar, por me ndryshime statutore që e fusin atë dhe të besuarit e tij në kryesi automatikisht
-
VIDEO
Rama tur takimesh me organizatat e PS në gjithë vendin: Duhet rienergjizim, në 2025 fitore edhe më të thellë
Kryesocialisti Edi Rama ka nisur një tur takimesh me anëtarët e organizatave të Partisë Socialiste në gjithë Shqipërinë. Në fokus të këtyre takimeve do të jetë rienergjizimi i Partisë Socialiste.
-
VIDEO
PD: Ligji për investimet strategjike për klientët e qeverisë
Partia Demokratike thotë se projektligji i qeverisë për investimet strategjike do të frenojë projektet investuesve në turizëm për strukturat akomoduese që nuk ndodhen me përparësi zhvillimi.