-
VIDEO
Federata e opozitës, Lapaj i prerë: Nuk u bashkohemi, kanë vjedhur Shqipërinë! Zgjedhorja? Kanë frikë nga vota e diasporës, nuk e blejnë dot
Adriatik Lapaj, kreu i lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka mohuar në mënyrë kategorike bashkimin me federatën opozitare. Sa i përket Reformës Zgjedhore tha se palët politike nuk e duan. Teksa u ndal te vota e diasporës, Lapaj tha se kanë frikë prej saj sepse i ndëshkon
-
VIDEO
SKEDA/ Çfarë është plani i BE-së për rritjen, 6 mld euro për Ballkanin
Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.
-
VIDEO
‘Zgjedhorja’/ PD e PS përplasen për financimin rus, Alibeaj: Po çështja ‘Mc Gonigal’? Gjiknuri: E heton SPAK, je i paqartë si partia që s’di ku e ka vulën
Financimi i dyshimtë i partive politike përplasi Damian Gjiknurin dhe Enkelejd Alibeajn në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Alibeaj hodhi akuza edhe për shit-blerjen e votës për të cilën tha se është një nga problemet më të mëdha që vjen nga rekomandimet e OSBE.
-
VIDEO
Aksidentet në Kardhiq-Delvinë, PD: Edhe pse ka kushtuar shtrenjtë, rruga nuk është përfunduar! Rrezikohen qytetarët, SPAK të hetojë korrupsionin
Partia Demokratike reagoi sot për aksidentet në rrugën Kardhiq-Delvinë duke thënë se ndonëse ka kushtuar 154 milionë euro, vijon të jetë e papërfunduar duke rrezikuar jetë qytetarësh.
-
VIDEO
Ligji për zonat e Mbrojtura, PD: Mbron interesat klienteliste
Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses Mirela Karabina akuzoi qeverinë për miratimin e ligjit për zonat e mbrojtura me qëllim që të favorizohen interesat klienteliste
-
VIDEO
'Doni të flas negativisht për Shqipërinë'? Varhelyi: Nuk e bëj dot! Në Bruksel ka dakordësi për hapjen e negociatave, po ndihmojmë në çështjen me Greqinë
Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi në konferencën për shtyp me kryeministrin Rama pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor, u shpreh se në Bruksel ka dakordësi për hapjen e negociatave për Shqipërinë për hapjen e negociatave për grup-kapitullin e parë.
-
VIDEO
Prodhim municionesh për Ukrainën në rajon, Rama: Të gjithë i thamë 'PO' Zelenskyt, do e bëjmë me aleatët! Duhet të kemi industrinë tonë
TIRANË- Vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë po propozimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelesnky për të bashkëprodhuar municione për të furnizuar Ukrainën, e cila ndodhet nën agresionin rus prej 2 vitesh. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili thotë se nuk ka qenë vetëm Shqipëria që ka rënë dakord me këtë propozim, por edhe vendet e tjera, ndërsa theksoi se gjithçka do ta bëjnë me aleatët.
-
VIDEO
Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, Rama: Brenda 5 viteve ose pak më shumë
Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha se pas 5 viteve ose pak më shumë Shqipëria do të anëtarësohet në BE.
‘Ajo që ka të bëjë me thelbin jo me procedurën ne vazhdojmë të punojmë çdo ditë me komisionin. Sipas pikëpamje sonë është e rëndësishme pasi po bëjmë punën. Do ta vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë. Kemi nisur dhe jemi shumë të kënaqur me modelin e IA për përkthimin, i cili është shumë bindës. Kjo do të na bëjë të fitojmë shumë kohë. Kur procesi të hyjë në fazën tjetër do të kemi shumë të përparuar. Në planin e rritjes ka tregues të qartë. Më së shumti shteti i së drejtës, kemi ecur përpara sa i takon shtetit të së drejtës. Kjo na dha shumë avantazh. Mos harroni ne ishim të bllokuar dhe komisioni ka luftuar shumë me shtete anëtare për të nisur negociata, kemi humbur kohë. Ashtu siç tregon procesi i kontrollit kemi punuar ndërkohë. Kemi punuar, nuk jemi në momentin përfundimtar. Anëtarësimi do të vijë shpresoj uroj pas 5 apo pak më shumë viteve. Dhe pastaj mund të shqetësohemi se dikush na shqetëson. Për ne është e rëndësishme që be të funksionojë këtu.’- tha Rama.
-
VIDEO
Plani i Rritjes, Rama: Pengesa e vetme së cilës i trembemi ‘mendësia’! Të bashkëpunojmë të ecim para
Kryeministri Edi Rama tha se e vetmja pengesë mes vendeve të rajonit që mund t’i trembemi për zbatimin e Planin të Rritjes ekonomike nga BE, është mendësia. Kreu i qeverisë nënvizoi se duhet dialog dhe bashkëpunim midis të 6 vendeve, pasi puna është e ndërlidhur.
-
VIDEO
Varhelyi: Rajoni mund të bëhet gati për anëtarësim edhe më shpejt
Oliver Varhelyi në konferencën e përbashkët me kryeminsitrin Rama u shpreh se rajoni në 10 vitet në vijim do të dyfishojë ekonominë e vet.
-
VIDEO
Plani i rritjes ekonomike, Rama: Rajoni të lërë pas problemet politike, harrojeni se do merrni më shumë nga tregu i BE nëse nuk kontribuoni 100% në atë rajonal
Kryeministri Edi Rama në një konferencë me komisionerin Oliver Varhelyi ka folur për planin e rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor. Rama u bëri thirrje vendeve të rajonit që t’i lënë pas problemet politike dhe të bashkëpunojnë për zbatimin e këtij plani.
-
VIDEO
Rama: Transaksionet financiare 6 herë më të larta se vendet e BE-së, me Planin e Rritjes do ta çojmë në të njëjtin nivel
Në konferencën në samitin BE-Ballkani Perëndimor me komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi, kryeministri Edi Rama tha se plani i rritjes ekonomike, përshpejton anëtarësimin e rajonit në BE.
Kreu i qeverisë morsi si shembull transaksionet financiare, ku tha se për ata që punojnë jashtë kostoja e transaksionit është 6 herë më e lartë krahasuar me koston e vendeve anëtare të BE-së dhe se plani i Rritjes do ta çojë koston një të njëjtin nivel me vendet anëtare të BE-së.