-
VIDEO
Protestat/ Kapri i kërkon dorëheqjen Hitës: Efektivët dhunë protestuesve, ju nuk jeni drejtori i policisë së Ramës
Deputeti opozitar, Erald Kapri kërkoi dorëhqjen e kryepolicit Skënder Hita, duke e akuzuar se policia ka ushtruar dhunë gjatë protestave. Në dëgjesën për buxhetin në Komisionin për Çështjet e Brendshme, Kapri kërkoi të dinte kush e urdhëroi dislokimin e efektivëve të armatosur të RENEA-s rreth Kryeministrisë dhe nëse hetimet për dhunën e pretenduar të policëve ndaj protestuesve po shkojnë deri te zinxhiri komandues. “Ju nuk jeni drejtori i policisë së Ramës”, i tha Kapri Hitajt.
-
VIDEO
Reforma Territoriale hyn në fazën e dytë, opozita bojkoton komisionin! Mazniku: Ftesa jonë mbetet e hapur, duam proces gjithëpërfshirës
Në mbledhjen e parë, Mazniku njoftoi konstituimin e komisionit dhe theksoi se synimi është për zhvillimin e një procesi të hapur dhe gjithëpërfshirës.
-
VIDEO
Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, Rama: Morën pjesë mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës, horizonte bashkëpunimi në fushën e energjisë, teknologjisë, industrisë, bujqësisë e turizmit
Kryeministri Rama theksoi se sipërmarrjet që u bënë pjesë e panairit patën mundësinë të prezantojnë aktivitetin e tyre dhe të krijojnë ura bashkëpunimi në fushën e energjisë, teknologjisë, industrisë, bujqësisë dhe turizmit.
-
VIDEO
Në qeli prej shkurtit 2025, kryebashkiaku Veliaj: Puna në Tiranë nuk ndalet! Aty ku ka vullnet, ka edhe zgjidhje
Kryebashkiaku Veliaj ka renditur disa nga punët e realizuara gjatë ditëve të fundit nga Bashkia Tiranë, duke nisur nga 1800 kredi të buta për familjet e kryeqytetit, te punimet për shkollën e re në Astir dhe parkingu te Pazari i ri.
-
VIDEO
PD dhe PS gjejnë dakordësinë për zhbllokimin e Reformës Zgjedhore, nesër mblidhet Komisioni!
Më në fund komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore do të rinisë punën. Pas muajsh të tërë pezull, komisioni i posaçëm do të mblidhet nesër për të rishikuar formulën e përfaqësimit në Këshillat Bashkiakë, pas ndarjes së re territoriale. Por, komisioni duhet të nxitojë pasi në fund të muajit i përfundon mandati.
-
VIDEO
Protestuesit e refuzuan 3 herë, Berisha: Ishin të paguar, kam emrat! ‘Ftesë’ partive të tjera: Të bëhemi bashkë dhe të rrëzojmë Ramën
Berisha insiston sërish se thirrjet për të larguar Partinë Demokratike nga protesta nuk u bënë nga studentët por nga njerëz të paguar për të provokuar. Kryedemokrati përtypi sërish akuzat se partitë e vogla i shërbejnë Ramës dhe i shtriu dorën të bashkohen kundër qeverisë.
-
VIDEO
Pensionet, Tabaku: Shqipëria nuk krahasohet dot as me rajonin! Pas një jete pune, sistemi u lë pensionistëve varfërinë
Këtë të dielë, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku akuzoi qeverinë për politikat e pensioneve, duke deklaruar se mbi 800 mijë pensionistë përballen me vështirësi ekonomike ndërkohë që indeksimi është i pamjaftueshëm.
-
VIDEO
Një grua fiton për herë të parë zgjedhjet e PD në Fier! Enkelejda Veliu në avantazh me vetëm 4 vota ndaj Ardian Ferros
Ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Fier. Kandidatja Enkelejda Veliu ka fituar me 196 vota, e pasuar me një rezultat të ngushtë nga Ardian Ferro, me 192 vota. Fatjon Semanjaku mori 137 vota, Festim Metaj 154 dhe Gentian Koçi 151 vota.
-
VIDEO
Harito Zoto fiton zgjedhjet për kryetar të PD-së në Korçë, merr 398 vota! Mesazh demokratëve: Ristrukturim të degës
Ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Korçë. Sipas rezultatit të bërë të ditur, Harito Zoto ka fituar me 398 vota, ndërsa kandidati tjetër, Mikel Dishnica, ka marrë 109 vota.
-
VIDEO
Protestuesit refuzuan militantët e PD, Berisha ftesë: Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive! Kryedemokrati përkrah dhunën: Treguan trimëri
Sali Berisha ka përsëritur ftesën e tij ndaj protestuesve për t’u bashkuar “pavarësisht dallimeve”. Ftesa vjen pas refuzimit të tretë radhazi të protestuesve kundrejt militantëve të Partisë Demokratike. Këta të fundit, sot i sulmuan fizikisht protestuesit.
-
VIDEO
Zgjedhjet e PD në Korçë, Kaso: Problematikë pjesëmarrja, shkak largimi i popullsisë! Tërheqja e Irvin Bodes, vullnet personal
Pjesëmarrja e ulët është problemi mbizotërues në zgjedhjet e Partisë Demokratike në Korçë. Deputeti Ivi Kaso, njëkohësisht drejtues politik për qarkun, thotë se deri më tani s’ka incidente.
-
VIDEO
Korçë, nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së! 4800 anëtarë me të drejtë vote
Ka nisur procesi i votimit në selinë e Partisë Demokratike në Korçë, ku anëtarët e kësaj force politike do të zgjedhin gjatë ditës së sotme kryetarin e ri të degës lokale.
Në garë për drejtimin e PD-së së Korçës janë dy kandidatë, Harito Zoti dhe Mikel Dishnica. Sipas listës zyrtare, janë rreth 4800 anëtarë me të drejtë vote, të cilët do të kenë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre përmes votës, duke përcaktuar se kush do të marrë drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Korçë.
Procesi i votimit pritet të vijojë gjatë ditës, ndërsa në përfundim do të shpallet edhe emri i kryetarit të ri.