-
VIDEO
Zgjedhjet e PD në Korçë, Kaso: Problematikë pjesëmarrja, shkak largimi i popullsisë! Tërheqja e Irvin Bodes, vullnet personal
Pjesëmarrja e ulët është problemi mbizotërues në zgjedhjet e Partisë Demokratike në Korçë. Deputeti Ivi Kaso, njëkohësisht drejtues politik për qarkun, thotë se deri më tani s’ka incidente.
-
VIDEO
Korçë, nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së! 4800 anëtarë me të drejtë vote
Ka nisur procesi i votimit në selinë e Partisë Demokratike në Korçë, ku anëtarët e kësaj force politike do të zgjedhin gjatë ditës së sotme kryetarin e ri të degës lokale.
Në garë për drejtimin e PD-së së Korçës janë dy kandidatë, Harito Zoti dhe Mikel Dishnica. Sipas listës zyrtare, janë rreth 4800 anëtarë me të drejtë vote, të cilët do të kenë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre përmes votës, duke përcaktuar se kush do të marrë drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Korçë.
Procesi i votimit pritet të vijojë gjatë ditës, ndërsa në përfundim do të shpallet edhe emri i kryetarit të ri.
-
VIDEO
Zgjedhjet për kryetarin e degës së PD në Fier, nis procesi i votimit! Pesë kandidatë në garë
Zgjedhjet për kryetarin e degës së PD në Fier, nis procesi i votimit! Pesë kandidatë në garë
-
VIDEO
Protestat/ Ish-Presidenti Topi: Dhuna ushtrohet nga ata që s’kanë lidhje me pjesën urbane të qytetit, Rama duhet të kishte reflektuar! Opozita e pashpresë për të sjellë rotacionin
Ish-Presidenti Bamir Topi është shprehur se sot në Shqipëri nuk ka më një betejë mes opozitës dhe mazhorancës, por një luftë të dukshme mes partive që pretendojnë se janë në opozitë.
-
VIDEO
Protestat/ Bamir Topi: Presidentit Bajram Begaj i kanë hequr bisturinë! Duhet të kishte bërë një apel publik dhe të ishte takuar me kryeministrin Rama
Ish-Presidenti Bamir Topi është shprehur se Presidenti aktual, Bajram Begaj, duket të kishte zhvilluar takim me kryeministrin Edi Rama dhe të bënte një apel publik, në kushtet kur në Tiranë po zhvillohen protesta prej disa muajsh.
-
VIDEO
Lufta Veliaj-Rama/ Ish-Presidenti Topi për Report Tv: Përplasja, e dukshme! Kryeministri të faktojë nëse kryebashkiaku ka mbështetur e financuar protestat nga qelia
Për ish-Presidentin Bamir Topi, duket e pamundur që Veliaj të ketë mbështetur e financuar protestat kundër Qeverisë nga qelia, pasi sipas tij, Edi Rama e di aksesin që kryebashkiaku ka në paraburgim dhe është kryeministri që vendos për këtë akses.
-
VIDEO
Rama njofton më shumë mbështetje për Shahun në shkolla: Ushtrim i shëndetshëm për mendjet e fëmijëve, në kushtet kur kërcënohen nga një furi të dhënash nga rrjetet sociale
Teksa premtoi më shumë mbështetje për zhvillimin e Shahut në shkollat e vendit, kryeministri Rama tha se sot mendjet e fëmijëve janë të kërcënuara nga informacionet që vijnë përmes rrjeteve sociale.
-
VIDEO
Ambasadori amerikan Eric Wendt shpall 3 prioritetet në Tiranë: Forcim i mbrojtjes, bashkëpunim ekonomik dhe luftë krimit! Vlerësim për hapat e ardhshëm të bashkëpunimit (VIDEO)
Ambasadori i ri amerikan Eric Wendt prezantoi tri prioritetet e misionit në Tiranë. Ai njoftoi një proces vlerësimi për të përcaktuar hapat e ardhshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa mesazhin drejtuar shqiptarëve e mbylli në shqip: “Shkojmë së bashku”.
-
VIDEO
'Saliu volli vrer ndaj partive të vogla, tani kërkon bashkim', Idajet Beqiri në Report TV: Me 9 maj PD-në do ta mbulojë turpi
Ftesa e Sali Berishës për bashkimin e forcave opozitare është një “pacipëri e madhe” për avokatin Idajet Beqiri. I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, Beqiri tha se kreu i PD-së, pasi sulmoi partitë e vogla opozitare, tani kërkon bashkimin me to, por sipas tij, edhe nëse arrin të bëjë për vete Adriatik Lapajn, Arlind Qorin dhe Agron Shehajn, nuk do të marrë më shumë se 35% të votave. Ai tha se Berisha po bën këto thirrje për të shmangur turpërimin në zgjedhjet e 9 majit, ndërsa shtoi se askush nuk e dëgjon më.
-
VIDEO
Përplasja me Ramën, avokati Idajet Beqiri në Report TV: Arrestimi i Veliajt i padrejtë, por po bën luftë me mullinjtë e erës
Beqiri mbrojti qëndrimin se SPAK nuk duhej të kërkonte arrestimin e një kryebashkiaku të zgjedhur, pasi ndaj tij mund të vendosej një masë tjetër sigurie që do t'i mundësonte të vazhdonte detyrën. Sipas tij, Veliaj duhet të qëndrojë në krye të bashkisë deri në zgjedhjet e 9 majit 2027.
-
VIDEO
‘Fol me kryeministrin’, hapet faqja e dialogut për protestat! Rama: Gati të dëgjoj studentët, i bindur se akujt do të shkrihen (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot një kanal komunikimi online për të pritur të parët, studentët që siç është shprehur edhe më herët, shumë prej tyre janë pro dialogut. Platforma synon t'u japë qytetarëve mundësinë të drejtojnë pyetje, kritika dhe propozime konkrete për të ndryshuar vendimmarrje të caktuara.
-
VIDEO
'Lufta' me Ramën/ Veliaj video me AI: Më ndërruan birucën dhe më kërcënuan! Edhe në Hënë të më internojnë, s’heq dorë nga prioritetet e mia për Bashkinë
Teksa e cilësoi si persekutim transferimin e tij në Fier dhe mbajtjen prej 20 muajsh në paraburgim, kryebashkiaku Veliaj tha se do t’i qëndronte besnik prioriteteve të tij, edhe sikur ta internonin në Hënë.