-
VIDEO
Votim elektronik në 5 qarqe? Celibashi: Nuk realizohet nëse partitë politike nuk gjejnë konsensus deri në fund të shkurtit
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi thotë se do të jetë e pamundur që të zhvillohet votimi elektronik në 5 qarqe të mëdha të vendit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025, nëse partitë politike nuk do të kenë konsensus të paktën deri në fund të muajit shkurt.
Celibashi tha për gazetarët që partitë politike duhen të gjejnë konsensusin dhe të analizojnë kostot, pasi vlera për votimin elektronik në të gjitha qarqet është shumë e lartë. Ai thotë se KQZ i duhet të paktën 1 vit kohë për përgatitjet.
KQZ kërkon ta shtrijë votimin elektronik në 5 qarqe, Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë dhe Fier.
-
VIDEO
Vota e emigrantëve, Celibashi: Kuvendi të plotësojë kuadrin ligjor, urdhër i Gjykatës Kushtetuese
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i ka bërë sërish thirrje Kuvendit që të plotësojnë kuadrin ligjor, në mënyrë që emigrantët të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vitin 2025. Celibashi thekoi se ky është urdhër i Gjykatës Kushtetuese, i cili duhet të zbatohet.
-
VIDEO
Reforma Zgjedhore, Celibashi thirrje partive politike: Angazhohuni për realizuar ndryshimet sa më shpejt
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i bën thirrje partive politike që të ulen në diskutime për Reformën Zgjedhore dhe të bëjnë sa më shpejt të jetë e mundur ndryshimet e nevojshme.
-
VIDEO
Çipi i vendosur për herë të parë në trurin e njeriut, konspiracionisti Cako: Revolucion që do shoqërohet me luftë
Konspiracionisti Alfred Cako i ftuar në një lidhje skype për ‘Repolitix’ ka folur për zhvillimin më të ri të shkencës, vendosjen e mikroçipit të parë në trurin e njeriut.
-
VIDEO
Mjeku Alimehmeti: Këta janë personat më të rrezikuar nga Fruthi
Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti në “Frontline- Interview" në Report Tv ka treguar se kush janë personat më të rrezikuar nga fruthi.
-
VIDEO
'Kushtetuesja' i dha dritën jeshile marrëveshjes me Italinë për emigrantët, deputeti i PS zbulon kur do jetë gati qendra e strehimit në Gjadër
Deputeti socialist, Etjen Xhafaj duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i hapi rrugë marrëveshjes me Italinë për emigrantët, tha se qendra e strehimit në Gjadër të Lezhës do të jetë gati brenda 6 mujorit të parë të vitit.
-
VIDEO
Reforma Zgjedhore, Xhafaj thirrje opozitës: Të diskutojmë! I domosdoshëm garantimi i votës për emigrantët, ua kemi borxh
Në një lidhje skype për “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, deputeti socialist Etjen Xhafa tha se duhet të ketë diskutime të gjera për Reformën Zgjedhore për të bërë të mundur përfaqësimin edhe të emigrantëve shqiptarë, gjë që e konsideroi një domosdoshmëri.
-
VIDEO
U arrestuan pas protestave, mbyllet çështja për 2 të rinjtë, Kalaja: Prokuroria nuk gjeti shkelje
Anëtarja e kryesisë së Rithemelimit, Adriana Kalaja, në një dalje nga prokuroria e Tiranës njoftoi pushimin e procedimit penal ndaj dy të rinjve të arrestuar pas protestave para parlamentit pranverën e kaluar.
-
VIDEO
Meta: Pensionistët të diskriminuar, indeksim pensioneve
Teksa kryeministri Edi Rama prezantonte paga më të larta për mësuesit, kreu i Partisë së Lirisë th se sytë duhet të kthehen edhe nga pensionistët, që sipas tij po përballen me pensione të ulëta dhe rritje të papërballueshme të kostot së jetesës
-
VIDEO
Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë në 950 euro! Reformojmë sistemin
I pranishëm në lançimin e programit kombëtar për Zhvillimin profesional të Mësuesve, Kryeministri Rama tha se brenda pak muajsh paga mesatare e mësuesve do të shkojë 950 euro. Ai premtoi reformim të sistemit të pagave dhe kualifikimeve për mësuesit
-
VIDEO
PS kishte gati shkarkimin, jep dorëheqjen kryetarja e këshillit të qarkut në Shkodër nga radhët e PSD-së së Tom Doshit! Ja emri i ri i socialistëve
Ndërsa grupi i partisë socialiste po finalizonte dokumentacionin për shkarkimin e kryetares së këshillit të qarkut Shkodër, ku ishte siguruar shumica e firmave, Marina Duhani ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë, institucion që e mori në korrikun e 2023, për ta drejtuar më pak se 1 vit
-
VIDEO
Transparency International: Shqipëria përmirësim në hetimin e korrupsionit në nivelet e larta falë SPAK
Shqipëria u vlerësua në vitin 2023 me një pikë më shumë se vitin e mëparshëm në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, duke shënuar 37 pikë dhe duke u radhitur në vendin e 98-të mes 180 vendeve, sipas organizatës Transparency International.