-
VIDEO
Kërkon leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Apeli i GJKKO rrëzon Fredi Belerin
Apeli i GJKKO-së nuk i jep leje Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës. Në seancën e sotme, Apeli i Posaçëm vendosi rrëzimin e kërkesës së Belerit.
-
VIDEO
Ekonomia Kreative bën bashkë profesionistë nga Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar, Veliaj: Çështje kohe që Tirana të jetë edhe qyteti i punëve dixhitale të së ardhmes
Tirana bëri bashkë profesionistë të ekonomisë krijuese nga Mbretëria e Bashkuar, Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria, për të diskutuar mbi fushën e filmit, muzikës, teknologjisë, arkitekturës, arteve pamore etj. Në ambientet e Piramidës, u nënshkrua dhe një memorandum mirëkuptimi ndërmjet Bashkisë së Tiranës dhe British Council, ku shprehet angazhimi për të punuar së bashku në tre vitet në vijim për hartimin e një Strategjie Zhvillimi për ekonominë kreative
-
VIDEO
Kushtetuesja riktheu në Kuvend ligjin për ‘diplomat’, PD: Sfidë e qeverisë të mbulojë mungesat e mjekëve
Partia Demokratike vlerësoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila riktheu për plotësim në Kuvendin ligjin për studentët e Mjekësisë, duke i lënë detyrë qeverisë të ulë vitet e mbajtjes peng të diplomës dhe të saktësojë ndihmën që do i jepet studentit gjatë 1-vjeçarit të parë që pret të fillojë punë
-
VIDEO
Shoqata patriotike ‘Çamëria’ feston 33 vjetorin Idrizi sulmon Berishën për Belerin: Kandidove ‘kalë troje’ për konflikte
Në përkujtimin e 33-vjetorit të themelimit të Shoqatës “Çamëria”, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi foli me tone të ashpra duke thënë se raporti me Greqinë nuk mund të varet nga Fredi Beleri. Një kritikë e pati edhe për Berishën, duke vënë në dukje se kandidimi i Belerit në Himarë, ishte nxitje për konflikte.
-
VIDEO
Prej javësh në arrest shtëpie, Berisha del sërish në verandë për ajrosje! Bën xhiro lart e poshtë me hap të përshpejtuar
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sërish në tarracën e banesës për ajrosje, ndërkohë që prej datës 30 dhjetor është në arrest shtëpie.
-
VIDEO
Panairi i turizmit në Madrid/ Shqipëria destinacion turistik dhe në stendat e Argjentinës e Kilit! Rama: Po zbulohen dhe malet tona
Shqipëria po kthehet në një atraksion të ri turistik jo vetëm për shtetasit që jetojnë në Europë por dhe përtej. Tregues ishin dhe stendat në panairin Ndërkombëtar të Turizmit “FITUR” në Madrid mbajtur më 24- 25 janar 2024.
-
VIDEO
Berisha në arrest shtëpie, Qori: Ka dekada që abuzon! Diskutimet për Zgjedhoren, dytësore!
Drejtuesi i Lëvizja Bashkë Arlind Qori, i ftuar në “Studio Live” në Report Tv, në lidhje me debatin më të nxehtë politik për Reformën Zgjedhore, u shpreh se diskutimet duken dytësore.
-
VIDEO
‘Thonë se jam kundër, mua më ra goja për listat e hapura’, Basha për ftesën ndaj Rithemelimit: Po s'pranuan 4 propozimet për Zgjedhoren, qofshin me shëndet
Në një konferencë për mediat, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pyet në lidhje me ftesën e bërë nga Kreshnik Çollaku ndaj pjesës tjetër të opozitës për të dalë me propozime të përbashkëta për Reformën Zgjedhore. Basha tha se nuk është kundër, por nënvizoi se katër propozimet publike të PD për reformën janë të panegociueshme.
-
VIDEO
A do dorëhiqeni nëse humbni në 2025? Basha: S’do përgjigjem si Meta-Berisha, njëri thotë fitore e padiskutueshme por shkon gropë
Kreu i PD Lulzim Basha nuk ka dhënë një përgjigje të prerë i pyetur nëse do të dorëhiqet në rast se humb në zgjedhjet e 2025.
Pyetje: Keni 12 vite që kërkoni të uleni në karrigen e kryeministrit të vendit. Nëse zgjedhjet e 2025, nëse do t' humbisni, a do të vazhdoni të jeni kryetari i PD?
Basha: Pak herët për këtë pyetje. Unë nuk jam në këtë për karrige apo për veten time por sepse besoj në një mision timin dhe të PD për t'i dhënë shqiptarëve një qeverisje ndryshe. Do bëj gjithçka që qeverisja të ndryshojë dhe që PD të jetë në qeverisje.
Unë mund të përdor truket e dy brigjeve të trekëndëshit të bermudës, njëri thotë padyshim fitore dhe shkon gropë, tjetri thotë padiskutim mandati i katërt, i pestë... sepse s’ju takon as me mosha as me vizion as me qasje.
Unë kam dhënë dhe do jap maksimumin për një Shqipëri Evropiane.
-
VIDEO
Kaosi i grupimit Berisha-Bardhi, Basha: E vetmja gjë që ka sjellë është kalimi i ligjeve pa transparencë
Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike, thotë se kaosi i krijuar nga grupimi i deputetëve të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës, ka bërë që ligjet e qeverisë të kalojnë pa transparencë. Nëpër ekrane sipas Bashws, ka thjeshtë bllokime dhe nuk dëgjohet asgjë.
-
VIDEO
Basha: Kemi propozuar të rialokohen 50 mln euro ndihmë ushtarake për Kosovën, por s’kemi asnjë përgjigje nga qeveria
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në konferencën e tij të përjavshme, tha se kanë propozuar një amendament për buxhetin që të rialokohen 50 milionë euro ndihmë ushtarake për Kosovën, por ende nuk ka një përgjigje nga qeveria.
-
VIDEO
Reforma Zgjedhore, Basha: Teatri me regji të Ramës, kush e ka pa hile t’i bashkohet komisionit! Kujt i bëhet vonë për emra të përveçëm? Boll me qaravitje
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore fiizikisht ka dështuar me skenar të kryemunistrit Rama. Në thirrjen e tij Basha tha se të gjithë ata që nuk e kanë me hile, i fton që të bëhen pjesë e komisionit.