-
VIDEO
Meçe: Berisha i ndërgjegjshëm për rezistencën që i bëri vendimit të Gjykatës, do ta përdorë si alibi pse aksioni i Foltores dështoi! Përgatit terrenin t'i kalojë partinë Argitës
Sali Berisha ishte i ndërgjegjshëm për rezistencën që ka bërë duke refuzuar të zbatojë vendimin e GJKKO për detyrim paraqitje. Kështu shprehet ish deputeti demokrat Arben Meçe në “Studio Live” në Report Tv, ndërsa nënvizon se ai e bëri qëllimisht këtë rezistencë për të pasur një alibi që të justifikonte dështimin e aksionit të tij politik me Foltoren.
-
VIDEO
Kërkesa e SPAK ndaj Kuvendit për arrestin e Berishës, juristi Kara: Ja çfarë ndodh nëse ish-kryeministri lihet në arrest shtëpiak dhe denigron procesin
Teksa foli për masën e arrestit që mund të caktohet ndaj Berishës, Kara tha se nëse i caktohet ‘arrest shtëpiak’ dhe ish-kryeministri vijon të cënojë integritetin e procesit, atëherë do të vijohet me masën ‘arrest me burg’ ndaj tij.
-
VIDEO
SKEDË/ Si refuzoi Berisha tri herë rradhazi vendimin e GJKKO! Në datat e masës akuzoi publikisht drejtësinë, avokatët braktisën gjyqin
SPAK e kërkoi autorizimin e Kuvendit për arrestimin e Berishës, pas 3 herëve radhazi që ish-kryeministri nuk ishte paraqitur në policinë gjyqësore, teksa njëkohësisht sulmonte publikisht drejtësinë. Por deri në këtë kërkesë të SPAK, përpjekjet e Berishës për të shmangur zbatimin e vendimit të gjykatës me manovra ligjore, ishin të shumta.
-
VIDEO
Berisha drejt arrestimit, avokati Çaça tregon ku gaboi ish-kryeministri: Kërkesa e SPAK e pritshme
Avokati Përparim Çaça i ftuar në “Studio Live” në Report Tv ka deklaruar se kërkesa e SPAK për masë më të ashpër sigurie për Sali Berishën, ishte e pritshme dhe erdhi si pasojë e refuzimit të ish-kryeministrit për të zbatuar masën e sigurisë detyrim paraqitje për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
-
VIDEO
A do ta votojë PD heqjen e imunitetit të Berishës? Kulluri jep përgjigjen: Mbështesim vendimet e SPAK kundër korrupsionit
Anëtari i Kryesisë së PD Edvin Kulluri i ftuar në “Studio Live” në Report Tv i pyetur nëse PD do të votojë heqjen e imunitetit për Berishën tha se fillimisht duhet të njihen me dosjen dhe më pas të vendosin. Nga ana tjetër ai nënvizoi se PD mbështet punën e SPAK kundër korrupsionit
-
VIDEO
Stano i jep përgjigjen e prerë Greqisë për kërcënimet për Belerin: Mos krijoni krisje të panevojshme në marrëdhëniet dypalëshe
Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano i ka dhënë një përgjigje të qartë dhe të prerë Greqisë për çështjen e Fredi Belerit, ku Athina kërcënon me pengimin e rrugëtimit të Shqipërisë në union.
-
VIDEO
SPAK kërkon arrestimin, Berisha pas mbledhjes së grupit: Mosbindja civile vazhdon! Bardhi kushtëzon votën me plotësimin e 3 kërkesave të opozitës
Deputeti Gazment Bardhi kushtëzoi sot votimin e kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për dhënien e autorizimit për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës
-
VIDEO
Kërkesa e SPAK për masë arresti ndaj tij, Berisha: Do respektoj vendimin e Kuvendit! Por mosbindja civile në seanca do vijojë
Pas mbledhjes me grupin e deputetëve të Bardhit, Berisha tha se do të respektojë vendimin e Kuvendit mbi kërkesën e SPAK ku kërkohet autorizim për heqjen e lirisë së tij, duke caktuar masë “arrest me burg” ose “arrest shtëpie” si person i akuzuar për korrupsion pasiv për privatizimin e kompleksit Partizani.
-
VIDEO
SPAK kërkon arrestimin e Berishës, avokati: Në momentin që i hiqet imuniteti shpallet në kërkim! Ka edhe 90 vjeçarë në burgje
SPAK i ka kërkuar sot Kuvendit autorizimin për ashpërsimin e masës së sigurisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, i cili është në hetim për korrupsion pasiv për aferën e privatizimit të ish-klubit Partizani
-
VIDEO
PD: Me këtë qeveri në 10 vite vendi mbeti në varfëri, pensionistët u gënjyen me një gjysmë gjel
Në një deklaratë për mediat deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu tha se me politikat në këto 10 vite është bërë regres duke i varfëruar shqiptarët, pasi qeveria nuk ka krijuar strategji afatmesme dhe afatgjatë për zhvillimin ekonomik.
-
VIDEO
SPAK kërkoi arrestimin, Berisha mbledh deputetët! Do të vendoset për aksionin! A do të lejojë seancën ku të votohet autorizimi i SPAK? Ja si përgjigjet
Berisha ka mbledhur grupin parlamentar ku pritet të vendosen dhe hapat që do të ndërmerren në seancë parlamentare ku do të votohet dhe autorizimi i SPAK për arrestimin/ heqjen e lirisë së Sali Berishës.
-
VIDEO
Kërkoi arrestimin, Berisha sulmon SPAK: Vendim i paligjshëm! Kërkesa bazuar mbi një vendim antikushtetues
sh-kryeministri Sali Berisha thotë se kërkesa e SPAK për arrestimin e tij është e bazuar mbi një vendim antikushtetues. Ai hodhi akuza ndaj drejtësisë duke thënë se vendimi i SKAP është i paligjshëm, ndërsa tha se opozita do të vijojë betejën.
“Tani, edhe njëherë. Vendimi i parlamentit do të zbatohet nga Sali Berisha, sado që vendimi i skap është vendim i paligjshëm, i bazuar në një vendim të paligjshëm.
Por nëse parlamenti, se edhe njëherë, kufizimet ndaj drejtësisë, imuniteti, nuk janë të individit, janë në radhë të parë të parlamentit. Janë të parlamentit në mënyrë që askush të mos mund ta destabiliziojë me procedura të tjera parlamentin. Ky është morali i tyre. Pastaj sigurisht individi është pjesë e parlamentit.
Në këtë kontekst, nëse parlamenti pranon këtë vendim të paligjshëm të bazuar edhe ky mbi një vendim antikushtetues të paligjshëm është përgjegjësia e tij. Unë do të përputhem me veprimet e gjyqësorit.
Përsa i përket opozitës të garantoj se asgjë nuk e ndalon dot betejën e saj pa kthim gjer në fitore. Ajo do të zhvillohet në çdo skaj dhe shqiptarët e shohin këtë si një përpjekje tjetër për të dëmtuar opozitën dhe për ta ç’aktivizuar atë.
Por e kundërta do të ndodhë. Ky është një frymëzim për opozitën. Ky akt që ndërmerret kundër meje, është një frymëzim dhe kushtrim i ri për opozitën. Në këtë kontekst ndihem më i motivuar se kurrë.”, tha Berisha.