-
VIDEO
A janë ftohur marrëdhënien me Partinë e Lirisë? Ja si përgjigjet Berisha
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur “përndjekje politike të Ramës”, kërkesën e Prokurorisë së Posaçme ndaj Kuvendit për arrestimin e tij për aferën 'Partizani'.
Sa i përket marrëdhënieve me Partinë e Lirisë, Berisha u shpreh se nuk janë ftohur por vazhdojnë të veprojnë në sintoni.
“Pra, lidhur me Partinë e Lirisë, të gjitha janë përndjekje politike e opozitës nga Edi Rama. Sesi mund ti kontrollohet korrespondenca një deputeti pa leje nga parlamenti është shkelje Kushtetutës. Duhet t’i marrin leje parlamentit, sikundër nuk i morën heqjen e lejes së lirisë për të udhëtuar jashtë vendit në kundërshtim me Kushtetutën. Opozita do të qëndrojë, nuk ka ftohje, jemi në sintoni me të dhe partitë e tjera politike të opozitës”, deklaroi ai.
-
VIDEO
Këshilli i Mandateve vendos të hënën për autorizimin e SPAK për arrestimin! Berisha: S'e kam vendosur ende nëse do shkoj
Sali Berisha ende nuk e ka vendosur nëse do të paraqitet në Këshillin e Mandateve ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së tij
-
VIDEO
Berisha tërhiqet: Nuk e dorëzoj imunitetin! PD midis Bashës dhe Argitës? (13 dhjetor 2023)
Kërkesa e SPAK ndaj Kuvendit për të autorizuar arrestimin e Sali Berishës për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani, ka sjellë në qendër debatin nëse deputetët e PD-së do të votojnë pro apo kundër kësaj kërkese.
-
VIDEO
Sekretari i PD-së për Reformën Zgjedhore: SPAK do të vendosë arrest shtëpiak për Berishën! Ish-kryeministri bashkërendon veprimet me Ramën
Sekretari PD-së për Reformën Zgjedhore, Rezart Kthupi ka deklaruar se pas datës 21 dhjetor Berisha do të vihet nën masën e arrestit shtëpiak. Kthupi tha në studion e ‘Repolitix’ se deri më tani, Rama dhe Berisha kanë bashkërenduar veprimet dhe se bashkërendimi i tyre do të përfundojë pas marrëveshjes së detit që do kalojë në Kuvend.
-
VIDEO
Avokati Karaj zbulon pse Berisha mund të humbasë mandatin e deputetit: Ja sesi situata mund të arrijë deri në këtë pikë
Avokati Leonard Karaj në emisionin “Repolitix” me gazetarin Denis Minga tha se Sali Berisha mund të humbasë mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë nëse mungon për 6 muaj në seanca. Ai tha se nëse votohet pro kërkesës së SPAK për masën e arrestit ndaj tij, ish-kryeministri nuk do ketë mundësi të paraqitet në seancë për shkak se do jetë në arrest shtëpiak.
-
VIDEO
Kërkesa e SPAK ndaj Kuvendit për arrestin e Berishës, Haklaj: Të gjithë deputetët e PD do ta votojnë! Karaj: Basha s’do ketë burrëri të jetë në seancë
Kërkesa e SPAK ndaj Kuvendit për të autorizuar arrestimin e Sali Berishës për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani, ka sjellë në qendër debatin nëse deputetët e PD-së do të votojnë pro apo kundër kësaj kërkese.
-
VIDEO
E PLOTË/ Afera 'Partizani', zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit: Berisha nuk zbatoi vendimin në mënyrë të përsëritur, kërkojmë masë më të rëndë
Report Tv dhe Shqiptarja.com siguron kërkesën e plotë që Altin Dumani dorëzoi sot në Kuvend për të kërkuar dhënien e autorizimit për arrestimin/ heqjen e lirisë së Sali Berishës.
-
VIDEO
Berisha drejt arrestimit?! (12 dhjetor 2023)
-
VIDEO
Sterilizimi, Beqaj del pas 10 orësh nga SPAK: Sugjerova hetime shtesë, KLSH auditoi punën time e s`më thirri asnjëherë! Jashtë gjobitet për parkim të gabuar
Për rreth 10 orë ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dëshmoi në SPAK në lidhje me koncesionin e sterilizimit. Në dalje në orët e vona të pasdites, ai tha se ka kërkuar veprime hetimore shtesë dhe administrimin e raporteve të KLSH-së që kanë audituar punën e tij pasi ka ikur nga detyra, dhe nuk kanë gjetur shkelje.
-
VIDEO
Arben Meçe zbulon skenarin: Rithemelimi një strukturë ushtarake, tani Berisha luan rolin e viktimës si i burgosur politik! Ja plani që ka
Një strukturë ushtarake e ka konsideruar ish-deputeti Arben Meçe Rithemelimin e PD të Sali Berishës.
-
VIDEO
'Partizani'/ Refuzimi i Berishës për të shkuar në SPAK, juristi: Po mbjell destabilitet! Vetëm për pastrim parash mund të dënohet 15 vite burg
Juristi Romeo Kara, i ftuar në “Frontline Interview” ku foli për kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës tha se me veprimet e tij, duke refuzuar të paraqitej në Prokurorinë e Posaçme për masën “detyrim paraqitje”, por mbjell destabilitet duke bërë që edhe njerëzit të mos i binden më vendimeve të gjykatës.
-
VIDEO
Edvin Kulluri: Foltorja ka hyrë në trajektoren e saj të rënies, Berisha mblodhi vetëm 200 njerëz
“Foltorja ka hyrë në trajektoren e saj rënëse”, kështu ka deklaruar anëtari i Kryesisë së PD Edvin Kulluri në “Studio Live” në Report TV.