-
VIDEO
Rama: Vënia para përgjegjësisë e individëve që e mendonin veten të paprekshëm, vetëm zgjimi i një shpirti drejtësie në koma në nëntokën e shtetit
Reforma në Drejtësi, ishte një nga ndalesat e kryeministrit Edi Rama në kongresin e PS. Ai tha se pa PS-në, kjo reformë nuk do ecte përpara. Ndalur te vendimet e fundit, Rama tha se drejtësia e re i ka vendosur para përgjegjësisë individë që e mendonin veten të paprekshëm.
-
VIDEO
Rama: Le të hidhet përpjetë kush të dojë, Reformën në Drejtësi s’ka SHBA e BE që do ta bënte pa fitoren e PS-së
Në Kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama foli për Reformën në Drejtësi, ku nënvizoi se nuk do të ishte bërë nëse në pushtet nuk do të ishte Partia Socialiste.
-
VIDEO
Rama: Asnjë cic-mic ballkanik apo gërr-gërr perëndimor s’e vonon Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE
Kryeministri Edi Rama nga Kongresi i Partisë Socialiste ka komentuar anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke dhënë një mesazh të qartë se asnjë "cic-mic ballkanik apo gërr-gërr perëndimor" nuk e ndalon procesin e integrimit nëse plotësohen kushtet.
-
VIDEO
Rama zbulon bisedën me Mira Muratin: I kërkova ndihmë për integrimin në BE që vendi ynë bëjë gati në shqip masat ligjore të BE-së përmes Chat GPT
Kryeministri Edi Rama në kongresin e Partisë Socialiste ka zbuluar se ka biseduar me Mira Muratin, shqiptarja e cila krijoi Chat GPT për ta ndihmuar në rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE. Kreu i qeverisë tha se përmes inteligjencës artificiale, Murati do të ndihmojë në përkthimin e masave ligjore të BE-së që duhet të ndërvendosen në legjislacionin shqiptar. Kjo gjë do të reduktojë kohën drejt integrimin.
-
VIDEO
‘Beleri’, Rama: S'ndryshojmë qëndrim! S'pranoj ta besoj deri më 13 dhjetor që Greqia do vërë veto! Do e bëj gati Shqipërinë për në BE para se BE të jetë gati
PS nuk do të ndryshojë qëndrim për çështjen “Beleri” pavarësisht presioneve të Greqisë. I prerë, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS.
-
VIDEO
Kongresi i PS, Rama: Vendi në rrezik për tu rikthyer pas, nëse nuk fokusohemi te krijimi i garancive të progresit pa kthim e pa ndalim
Kryesocialisti Edi Rama në fjalën e tij në kongresin e PS-së duke krahasuar zhvillimin e vendit me para vitit 2013 tha se vendi ka bërë një progres të jashtëzakonshëm, por socialistët duhet të fokusohen për shumë më tepër.
-
VIDEO
Rama në Kongresin e PS: Sot shpalosëm prioritetet tona të zhvillimit! Morëm në kurriz një vend të varfër! Luftuam me mijëra plagë të trashëguara
Me transformimin e bërë dhe Shqipërinë e vitit 2023 e ka nisur fjalimin e tij në Kongresin e PS kryeministri Edi Rama i cili ka nënvizuar dhe sfidat kryesore me të cilat janë përballur gjatë qeverisjes.
-
VIDEO
'Duroni edhe fjalimin tim si zakonisht të shkurtër', Rama e nis me batutë fjalën e tij në kongresin e PS
Me batutë e ka nisur kryeministri Edi Rama fjalën e tij në kongresin e PS që vijon prej disa orësh.
“Më vjen shumë mirë që megjithëse ishte një kongres goxha i gjatë, ditë pushimi me një vakt dreke në mes pasi ju nuk u thatë u lodhëm mbase disa këtu e menduan që na lodhën por e rëndësishme është që jemi të gjithë këtu për ta përmbyllur këtë ditë dhe prandaj duroni edhe fjalimin tim si zakonisht të shkurtër”, tha Rama.
-
VIDEO
Peleshi: Nga viti i ardhshëm, do shtojmë më shumë trupa në Kosovë, Bosnjë dhe Rumani
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS tha se do të ketë një përqendrim të madh në edukimin ushtarak për zhvillimin e mbrojtjes së vendit.
-
VIDEO
Balla në Kongresin e PS: Do të intensifikohen goditjet ndaj grupeve kriminale! 323 efektivë të arrestuar në kuadër të procesit të pastrimit të policisë
Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, ka deklaruar se do të ndjekë personalisht proceset gjyqësore të personave të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në vend. Ndërsa duke folur për sigurinë në vend, Balla tha se numri i vrasjeve kriminale në vend ka rënë në mënyrë drastike krahasuar me një vit më parë. Më tej shtoi se në bashkëpunim me SPAK po zbardhen ngjarje kriminale të ndodhura dhe se goditjet ndaj grupeve kriminale do të rriten.
-
VIDEO
Kongresi i PS, Veliaj: Tirana, transformim të jashtëzakonshëm! Model i suksesshëm i qytetit agjent të zhvillimit ekonomik
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili mori pjesë sot në Panelin mbi Qeverisjen Vendore të Kongresit të Partisë Socialiste, tha se Tirana është sot modeli i suksesshëm i qytetit, si agjent zhvillimi ekonomik.
-
VIDEO
Intervista për Report Tv/ Neritan Ceka kujton çfarë i thoshte Azem Hajdari Berishës në 1990: E goditi partinë me vare! PD e PS u dominuan nga njerëz të rastit, jo me ide
Në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV Ceka bën një paralelizëm mes Shqipërisë bardh e zi e kohës gri të para 1990, asaj Shqipërie për të cilën protestuan dhe ëndërruan dhe ku është sot.