-
VIDEO
Berisha i dorëzon Rithemelimin të bijës, Argitës? Çollaku: E penalizon non grata! Kikia: Pinjollët politike s’janë marrë prej dore nga prindërit
Dalja e parë në një podium politik e Argita Berishës Malltezit në Kuvendin e foltores, thirrur nga Sali Berisha më 2 dhjetor 2023, pati shumë reagime dhe aludime se ajo do të marrë drejtimin e Rithemelimit tashmë që Berisha po përballet dhe me drejtësinë.
-
VIDEO
Basha në SHBA, Çollaku përplaset me Kikinë: Mos u çudisni, është kryetar i PD! Analisti: Vizita s'e bën politikan më të mirë! Gashi: Karta e PD, që s'ka non grata
Nënkryetari i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku teksa foli për “Studio Live” në Report TV për qëllimet e vizitës së Bashës në SHBA u përfshi në debat me analistin Mentor Kikia i cili tha se kjo vizitë nuk e afirmon kreun e PD si një lider të mirë
-
VIDEO
Marrëveshja me Italinë në Kushtetuese? Manja: Ka kaluar të gjitha filtrat para se të nënshkruhej! Çështja Beleri? I takon drejtësisë
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, gjatë prezantimit të projektligjeve të miratuara sot nga qeveria u pyet edhe në lidhje me marrëveshjen me Italinë për emigrantët dhe dërgimin e saj nga opozita në Gjykatën Kushtetuese.
-
VIDEO
Qeveria miraton Strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare
Kwshilli i Ministrave miratoi sot Strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare, e hartuar nga një grup pune ndër-institucional nën drejtimin e MEPJ.
-
VIDEO
Qeveria miraton amnistinë për të dënuarit! Marrëveshja me Italinë në Kushtetuese? Manja: Ka kaluar të gjitha filtrat para se të nënshkruhej
Qeveria ka miratuar projektin për amnistinë i cili ka kaluar në Kuvend. Kështu bëri me dije ministri i Drejtësisë Ulsi Manja
-
VIDEO
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, A ka rrezik të sigurisë kombëtare? Ministri Balla garanton: Rrini të qetë! Qendra monitorohet 24 orë
Ministri i Brendshëm Taulant Balla garantoi se me ardhjen e emigrantëve nuk ka asnjë rrezik të sigurisë kombëtare dhe se nuk mund të hyjnë as element të skeduar për krime apo akte terroriste.
Gjatë bisedës online Balla tha se në momentin e mbërritjes bëhet identifikimi I tyre dhe nëse rezulton I skeduar ai kthehet mbrasht. Gjithashtu shtoi se qendra monitorohet 24 orë nga pala shqiptare.
Pranvera Resulaj: Çfarë do të ndodhë kur kemi ngjarje penale jashtë territorit, sa i kemi kapacitetet për të menaxhuar situatën me forcat policore tona. A konsiderohet rrezik të sigurisë kombëtare?
Taulant Balla: Në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk hyn dot askush që është i skeduar për veprimtari kriminale apo akte terroriste. Për këtë është parashikuar që në momentin e parë të mbërritjes së Republikës së Shqipërisë bëhet identifikimi i tyre. Nëse rezulton se është I skeduar nuk hyn në Shqipëri por kthehet mbrapsht menjëherë. Nga ky moment pasi të bëhet regjistrimi e verifikimi i tyre bëhet transportimi nga pala italiane shoqëruar nga policia shqiptare deri në qendrën e pritjes. Qendra e pritjes është juridiksion i Republikës italiane dhe ka përgjegjësinë për rendin e sigurinë. Në raste të vecanta është caktuar në protokoll si ndodh kur kërkohet ndërhyrja jonë.
Nuk ka asnjë rrezik të asnjë lloj aktiviteti kriminal të secilit prej tyre jashtë territorit të qendrës sepse qendra është 24 orë e monitoruar nga forcat e policisë shqiptare. Shpenzimet për kostot e këtij operacioni do të mbulohen nga qeveria italiane pjesë e këtij protokolli. Duhet të jeni të qetë se nu ka asnjë rrezik për kryerjen e asnjë aktiviteti kriminal jashtë këtij territori.
-
VIDEO
Marrëveshja me Italinë për emigrantët diskutohet online, e mbrojnë ministrat Peleshi e Balla
Në komisionin e Sigurisë ka nisur diskutimi online i marrëveshjes me Italinë për emigrantët.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe ministri I Mbrojtjes, Niko Peleshi mbron marrëveshjen
“Marrëveshje është tepër e rëndësishme. I jep Shqipërisë një vlerë të shtuar si një vend që synon të jetë pjesë e BE-së në një kohë të afërt” tha Balla
Nga ana e tij ministri Mbrojtjes Niko Peleshi tha se me këtë marrëveshje “kemi zero kosto por shumë përfitime morale në raport me Italinë dhe BE-në”
-
VIDEO
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, PD e çon në 'Kushtetuese': Nuk pati transparencë
Partia Demokratike ka çuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët me Italinë. Në një deklaratë për shtyp, nënkryetari Kreshnik Çollaku tha se kjo marrëveshje u shpall në mënyrë të çuditshme dhe se nuk ka pasur asnjë transparencë nga ana e kryeministrit Edi Rama.
-
VIDEO
Basha në SHBA por PD ende në udhëkryq (5 Dhjetor 2023)
Lulzim Basha ndodhet në SHBA i ftuar në forumin e Unionit Ndërkombëtar Demokrat si përfaqësues i Pd zyrtare. Nga ana tjetër Sali Berisha në hetim nga SPAK për kullat e dhëndrit, shfaqi vajzën e tij në Kuvendin e Rithemelimit duke nxitur polemikat se Argita Malltezi do të futet në politikë. Situata në të cilën ndodhet opozita u diskutua sot në "Repolitix" në Report Tv
-
VIDEO
Qeveria italiane miraton marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët, ministri Tajani: Kostot vjetore janë më pak se 200 milionë euro
Këshilli i Ministrave të Italisë i ka dhënë dritën jeshile marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët. Ministri i Jashtëm Tajani tha se vendosja e dy qendrave në Shqipëri të cilat do të jenë nën juridiksionin Italian, do ti kushtojë qeverisë së Romës rreth 200 milionë euro. Për të hyrë në fuqi drafti duhet të ratifikohet në parlamentet e dy vendeve.
-
VIDEO
Kthupi jep detaje nga vizita e Bashës në SHBA: Berisha ka marrë peng një pjesë të PD, ata që besojnë të djathtën do kthehen! Në politikë s’ka krizë, por tango dyshe
Rezart Kthupi Sekretar për Marrëdhëniet Zgjedhore në PD në një lidhje “Skype” në emisionin “Repolitix” në Report TV ka dhënë detaje mbi vizitën e kreut të PD Lulzim Basha në SHBA.
-
VIDEO
Ibsen Elezi: Argita Malltezi e solli Lulzim Bashën në PD, isha dëshmitar! Këta janë bashkë, me gjërat që dinë e hedhin njëri-tjetrin në zjarr
Shfaqja e Argita Malltezit në Kuvendin e Rithemelimit ka nxitur polemikat nëse vajza e Sali Berishës do të futet në politikë. Ish kreu i PD Kukës, Ibsen Elezi i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv me Denis Mingën foli për një miqësi të hershme mes Argita Malltezit dhe Lulzim Bashës. Elezi tha se Bashën në selinë e PD e ka sjellë vajza e Berishës.