-
VIDEO
Samiti, Von der Leyen: Jemi në Tiranë, por sytë e botës janë në Izrael dhe Palestinë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen gjatë fjalës së saj në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, komentoi dhe konfliktin Izrael-Hamas. Ajo u shpreh se sytë e gjithë botës, janë në Izrael dhe Palestinë, për shkak të luftës që po zhvillohet atje.
-
VIDEO
Kancelari Scholz: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ishin anëtarësuar në BE, jam shumë i angazhuar të bëhet sa më parë
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha nga Tirana ku po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ishin anëtarësuar në BE shumë vite më parë.
-
VIDEO
Scholz nga Tirana: Dënojmë sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës, të bëhet një hetim nga autoritetet
Kancelari gjerman Olaf Scholz në Samitin e Berlinit në Tiranë tha se dënon sulmin në veri të Kosovës dhe vrasjen e policit Afrim Bunjaku. Sipas kancelarit gjerman duhet të bëhet një hetim i plotë nga autoritet në Kosovë të cilat duhet të bashkëpunojnë me ato serbe për të zbardhur ngjarjen.
-
VIDEO
Sulmi në Veri të Kosovës, Von Der Leyen: Po presim hetimin, pastaj do vendosim nëse do ketë masa ndaj Serbisë
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen, gjatë konferencës për shtyp në fund të samitit të Procesit të Berlinit është pyetur nëse do të ketë sanksione ndaj Serbisë në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë. Ajo theksoi se janë duke pritur përfundimin e hetimeve mbi ngjarjen për të marrë më pas një vendim.
-
VIDEO
Samiti i Procesit i Berlinit në Tiranë, Rama: U mbyll me diskutime të frytshme! Von der Leyen: Të dyfishojmë potencialin dhe ekonominë e Ballkanit Perëndimor
Në një konferencë të përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidenten e Komisionit të Europës, Von der Leyen, kryeministri Edi Rama u shpreh falënderues që u zgjodh vendi ynë që të zhvillohej samiti i Procesit të Berlinit.
-
VIDEO
Hapet Kolegji Europian në Tiranë, Rama-BE: Na keni gjithmonë me vete! Prania juaj këtu në Tiranë është dhuratë zemre
Gjatë përurimit të hapjes së Kolegjit Europian të Bryzhit në Tiranë kryeministri Edi Rama se BE është burimi më i thellë i dijes se si të ndërtohen institucionet.
-
VIDEO
Samiti i Procesit të Berlinit, nënshkruhet marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale
Në kuadër të Procesit të Berlinit u firmos marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinerëve, farmacistëve dhe mamive në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore, (CEFTA). Vitin e kaluar u njohën mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve.
-
VIDEO
Inagurimi i Kolegjit të Europës në Tiranë, Michel: Shqipëria një dritare për të ardhmen tonë Evropiane
Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel, në përurimin e Kolegjit Europian në Tiranë, u shpreh se Shqipëria është një dritare për të ardhmen Europiane.
-
VIDEO
Përurimi i Kolegjit të Bryzhit në Tiranë, Von der Leyen: Një dhuratë e madhe që Europa po i jep Shqipërisë
Gjatë përurimit të Kolegjit të Kolegjit Europian të Bryzhit në Tiranë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se hapja e kësaj dege e afron më shumë Shqipërinë me BE.
-
VIDEO
I pari kampus jashtë BE-së, përurohet Kolegji i Europës në Tiranë, të pranishëm liderët e BE-së dhe të rajonit
Nga shtatori i vitit 2024 do të nis punën në Tiranë Kolegji i Bryzhit. Sot është bërë përurimi i kolegjit në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit, në praninë e liderëve Europinë dhe të rajonit
-
VIDEO
Mitsotakis 'kërcënon' nga Tirana për çështjen Beleri: Duhet të betohet, kusht që ne të biem dakord për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë
Nga Tirana, ku është i pranishëm në samitin e Procesit të Berlinit, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, nuk harroi të fliste dhe për çështjen e Fredi Belerit, i zgjedhuri për kryetar bashkie në Himarë, por që po qëndron pas hekurave që prej mesit të majit për shit-blerje votash.
-
VIDEO
Betohet kryebashkiaku i ri i Kukësit, Albert Halilaj! Kongresi i 4 nëntorit, Klosi mbledh PS-në: Kemi kundërshtarë të dobët, do i mundim në 2025
Sot është betuar kryebashkiaku i ri i Kukësit, Albert Halilaj, i cili fitoi zgjedhjet e pjesshme lokale të 24 shtatorit. Në ceremoni morën pjesë Drejtuesi Politik për qarkun e Kukësit Pandeli Majko dhe Sekretar Organizativ i PS, Blendi Klosi.