Sulmi në Veri të Kosovës, Von Der Leyen: Po presim hetimin, pastaj do vendosim nëse do ketë masa ndaj Serbisë

16 Tetor 2023, 19:19

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen, gjatë konferencës për shtyp në fund të samitit të Procesit të Berlinit është pyetur nëse do të ketë sanksione ndaj Serbisë në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë. Ajo theksoi se janë duke pritur përfundimin e hetimeve mbi ngjarjen për të marrë më pas një vendim.