-
VIDEO
Erion Braçe: Çështja e inceneratorëve është hetuar mirë, s'ka vend për drejtësi popullore
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe nga Kuvendi ka deklaruar se çështja e inceneratorëve sipas tij është hetuar mirë.
“Çështja e inceneratorëve është çështja më e mirëhetuar në Shqipëri, qoftë në nivel parlamentar apo penal dhe që si ka lënë fare vend drejtësisë popullore. Unë i besoj drejtësisë së re”, tha Braçe mes të tjerash.
-
VIDEO
Felaj i drejtohet Berishës: Gjuetar i shpifur! Mos u merr me familjen time, trego çfarë bënë fëmijët e tu sa ishe kryeministër
Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felaj ka debatuar me Sali Berishën në Kuvend duke i kërkuar që të mos merret më me familjarët e të tjerëve.
Ajo iu drejtua Berishës duke thënë që duhet të tregojë se si janë shkolluar dhe çfarë bënë fëmijët e tij në kohën që ai ishte kryeministër.
“Berisha mos u merr me familjarët. Jeni bërë gjuetari më i shpifur i këtij vendi. Ulu dhe mos u merr me familjarët me njerëz që kanë punën e ture jetën e tyre. Ulu dhe shiko fëmijët e tu dhe si e mbaruan shkollën dhe çfarë bënë sa ishte ti kryeministër. Për atë jepu llogari popullit shqiptar dhe jo për gjë tjetër”, tha Felaj.
-
VIDEO
Debate në Këshillin Bashkiak Shkodër! Benet Beci rrit pagat e blen makina të reja për bashkinë! Opozita kundër: S’bëhen pa diskutim publik
Kryebashkiaku i ri i Shkodrës, Benet Beci do të rrisë pagat për administratën si dhe do blejë automjete të reja. Vendimet u morën në këshillin bashkiak, ndërsa demokratët u shprehen kundër.
-
VIDEO
Ministeriali i Ministrave të Brendshëm të BE dhe Ballkanit Perëndimor, Balla: Të forcojmë bashkëpunimin, prioritet lufta kundër krimit dhe korrupsionit
Në Tiranë u mbajt Ministeriali i Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në fjalën e tij e vuri theksin në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Balla tha se është e rëndësishme që të rritet bashkëpunimi mes vendeve. Ndërkohë Balla tha se duhet të përballen me problemin e krimit të organizuar, të forcojnë kontrollet e integruara kufitare dhe të arrijnë një traktat kundër kërcënimeve kibernetik për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
-
VIDEO
Gara për Kukësin, Halili e Vata premtojnë investime
Qytetarët e Kukësit më 24 shtator do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri.
-
VIDEO
Bardhi përplaset me Agalliun në Kuvend: Luli ta ka mësuar kushtetutën
Deputetët e demokratë vijojnë që të përplasen mes vetes me njëri tjetrin. Deputeti Gazment Bardhi është përplasur me deputetin Arbi Agalliun.
-
VIDEO
Basha i delegon kreun e grupit Flutura Açkës, Bardhi debat me Nikollën: Doni të na diktoni kryetarin e grupit
Sërish debate në Kuvend për postin e kreut të grupit parlamentar të PD-së. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi tha se Nikolla ka ndryshuar listën e diskutimeve.
-
VIDEO
Dule: Beleri po ndalohet të kryeje betimin në kundërshtim me ligjin
Deputeti i PBDNJ-së, Vangje Dule ishte sot i pranishëm në seancën paraprake që u zhvilluar ndaj Fredi Belerit, i arrestuar për blerje votash në 12 maj. Dule tha se Beleri po ndalohet që të kryejë betimin në kundërshtim me ligjin.
-
VIDEO
Berisha fyen Spiropalin me gjuhë seksiste në Kuvend: Vuan nga zilia falike që u ndodh vajzave! Ministrja: Je monument i gjallë i turpit
Sali Berisha është përplasur në Kuvend me ministren Elisa Spiropali. Berisha fyeu ministren Spiropali me gjuhë seksiste për të cilën tha se vuan nga ajo që Frojdi e quan “zilia falike tek vajzat”.
-
VIDEO
Balla: Do paraqesim një paketë për dyfishim të dënimeve të krimeve që ndodhin në perimetrin e sigurisë në shkolla
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në konferencën për mediat pas megaoperacionit “Tempulli”, tha se do të paraqitet një paketë për dyfishim të dënimeve të krimeve që ndodhin në perimetrin e sigurisë në shkolla. Balla shtoi me tej se do të bëhen vetëpastrime nga radhët e policisë, për të gjithë ata punonjës policie që bëhen palë me grupet kriminale.
-
VIDEO
Operacioni 'Tempulli', Balla: Kambanë alarmi, po ulet mosha e përdoruesve të drogës nëpër shkolla
Ministri i Brendshëm Taulant Balla në konferencën për mediat për megaoperacionin antidrogë u shpreh se janë goditur shpërndarësit e drogës nëpër shkolla. Balla tha se është kambanë alarmi fakti se është ulur mosha e përdorimit të drogës. Sipas Ballës po përdoren lloje drogrash sintetike të cilat janë një rrezik për jetën për të rinjtë ndërsa theksoi se do të shtohen masat.
-
VIDEO
Zhupa: Presidenti emëroi kreu e AMF-së ministër, do ta çojmë në Gjykatën Kushtetues
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka paralajmëruar se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese dekretimin e ministrit të Ekonomisë dhe Financave Ervin Mete.