Balla: Do paraqesim një paketë për dyfishim të dënimeve të krimeve që ndodhin në perimetrin e sigurisë në shkolla

14 Shtator 2023, 12:52

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në konferencën për mediat pas megaoperacionit “Tempulli”,  tha se do të paraqitet një paketë për dyfishim të dënimeve të krimeve që ndodhin në perimetrin e sigurisë në shkolla. Balla shtoi me tej se do të bëhen vetëpastrime nga radhët e policisë, për të gjithë ata punonjës policie që bëhen palë me grupet kriminale.