-
VIDEO
Shokon kundërshtari i Safet Gjicit: Më afruan video kompromentuese për rivalin në fushatë, e refuzova
Ish-kandidati për kryetar në bashkinë e Kukësit, Safet Gjici, në një intervistë për emisionin 'Kontrast' në Report Tv, Admir Sinamati tha se para zgjedhjeve një person i ishte ofruar për një video kompromentuese për Gjicin, por që tha se nuk e kishte pranuar duke e refuzuar.
-
VIDEO
Berisha: Të vendoset pagesa prej 200 euro si minimum jetik, përgjigje e situatës emergjente në të cilën ndodhet Shqipëria
Sali Berisha ka kërkuar që të vendoset pagesa prej 200 euro si minimum jetik, ndërsa thekson se kjo do të ishte një përgjigje emergjente në të cilën ndodhet Shqipëria
-
VIDEO
Betohet Benet Beci, merr zyrtarisht detyrën si kryebashkiak i Shkodrës: Do të jetë bashkia ku ndahen punet dhe jo privilegjet
Benet Beci mori sot detyrën e kryetarit të bashkisë së Shkodrës duke bërë betimin para këshilltarëve bashkiakë.
-
VIDEO
Anulimi i seancës me drejtuesen e SHISH, Salianji: A ka vizituar Beogradin gjatë kohës kur ishte drejtuese e SHISH
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji pas anulimit të seancës në Komisionin e Sigurisë ku pritej të raportonte Vlora Hyseni u shpreh se ai kishte disa pyetje për kryetaren e SHISH.
“Drejtuesi i komisionit dhe PS mendon sic mendon me njerëzit mendon që mund ta bënte me ne, sikur e kanë pronë të vetën dhe sillen si mësues fshati për të përcaktuar rregullat e mirësjelljes në komision. Në komision shqetësimi jonë është në raport me dy çështje të rëndësishme që janë hedhure në publik për drejtoreshën e re të SHISH, për të cilën pyeta nëse ka pasur shkarkimi nga agjencia e inteligjencës për shkak të lidhjeve me Serbinë, një pyetje që mori të gjithë atë sherrnajën e deputetëve të mazhorancës. Pyetja e dytë shqetësuese është që a ka pasur para gjatë apo në kohën kur ushtron detyrën si drejtuese e SHISH udhëtim në Beograd. Shqetësimi i tretë ka të bëjë me masakrimin e SHISH duke larguar profesionistë dhe duke e mbushur institucionin me militantë të PS. Shqetësimi i 4 ishte që persona konkretë të atij shërbimi janë kapur po nga SHISH apo shërbime të shteteve partnere duke bërë shantazh duke shitur informacion dhe për këtë po e pyesja me iniciale nëse do të marrë fund pandëshkueshmëria në atë institucion. Për këto nuk morëm pyetje. U mbyll mbledhja, do të zhvillohet prapë. Por nuk ka mësues fshati që i mbyll gojën opozitës. Mbledhja e sotme u mbyll për shkak se po flisja unë. Për pajisjen me certifikatë sigurie deputetet e opozitës i kanë. Janë bërë kërkesa për tu pajisur me certifikatë të reja, duhet që institucionet të reagojnë në mënyrë të shpejt. I vonojnë qëllimisht certifikatat e sigurisë për të thënë që nuk ka certifikatë. Unë sapo kam aplikuar për certifikatë të re. Kam pasur 5 vjecare”, tha Salianji.
-
VIDEO
Situata në Kosovë, opozita kërkon shpjegime nga SHISH! PD te ‘Siguria’: Vlora Hyseni të raportojë para komisionit
Opozita në Komisionin e Sigurisë Kombëtare ka kërkuar që drejtuesja e SHISH të japë sqarime para anëtarëve të këtij komisioni lidhur me situatën në veri të Kosovës. Seanca dëgjimore me Vlora Hysenin do të mbahet të hënën, ndërkohë që pritet të ketë debate pas akuzave të Berishës për vizitë sekrete në Beograd.
-
VIDEO
Zgjedhje të reja në Rrogozhinë, Partia e Lirisë: SPAK të hetojë zyrtarët
Partia e Lirisë i kërkon Prokurorisë së Posaçme të vë në hetim zyrtarët e lartë, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që shpalli të pavlefshme zgjedhjet e 14 majit në Rrogozhinë.
-
VIDEO
'Flasim'/ Modelja Emina Çunmulaj: S’kam pasur bukë të ha, shkoja të flija me barkun që më dhimbte! Rama: Kandidate për Konsulle nderi e Shqipërisë në Florida
Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj, e lindur në SHBA dhe tashmë prej vitesh ushtron karrierën përtej oqeanit, ishte e ftuar në podcasting e radhës të kryeministrit Edi Rama. Emina Cunmulaj vazhdon të mos e harrojë origjinën e saj shqiptare, duke qenë edhe një nga mbështetëset e mëdha të shqiptarëve.
Por, kësaj here Çunmulaj rrëfeu përballë kryeministrit Edi Rama vështirësitë me të cilat është përballur në jetë, derisa plotësoi ëndrrën e saj për të qenë një modele e njohur në mbarë botën. Çunmulaj tha se vështirësitë kanë qenë të shumta, nga përballja me mentalitetin në fshatin ku jetonte në Malin e Zi deri në moshën 15-vjeçare, e deri vështirësitë financiare që ka hasur kur ka shkuar në Itali për t’iu përkushtuar modelingut. Në disa raste ajo tregon se nuk kishte as bukë për të ngrënë.
-
VIDEO
Kostituohet Këshilli i Bashkisë Berat, Ervin Demo merr zyrtarisht detyrën si Kryetar Bashkie dhe bën betimin
Është zhvilluar mesditën e sotme mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak Berat,i dalë nga zgjedhjet vendore të 14 Majit. Nga kjo mbledhje u bë kostituimi i Këshillit si dhe mandatimi i Ervin Demos në krye të Bashkisë së Beratit. Mbledhja nisi me zgjedhjen e komisionit të mandateve, komisioni lexoi edhe përbërjen e Këshillit Bashkiak në këtë mandat 4-vjeçar si dhe më pas të gjithë këshilltarët u betuan. Këshilli vijoi me procedurën e zgjedhjes së drejtuesit të tij, ku me unanimitet të 31 votave të këshilltarëve u rizgjodh për të dytën herë radhazi në drejtim të Këshillit Bashkiak Ervin Ceca.
-
VIDEO
Adriana Kalaja përplaset me Haklajn dhe lë emisionin e Report Tv: Berisha të nxori nga burgu e të bëri deputet! Demokrati: S'ke lënë parti pa u futur
Ish deputeti i PD-së, Azgan Haklaj dhe mbështetësja e Sali Berishës, Adriana Kalaja janë përfshirë në një përplasje të ashpër në Studio Live me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj.
Ka qenë kriza e PD-së ajo që ka sjellë debatin e ashpër të dy mbështetësve demokratë të cilët e kaluan debatin edhe në personal.
-
VIDEO
VKM/ Miratohet marrëveshja për njohjen e pensioneve me Malin e Zi! Ibrahimaj: Javën e ardhshme do të shpërndahet shtesa e pagës për muajin prill dhe maj
Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme një marrëveshje me Malin e Zi për njohjen e pensioneve. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj në daljen për mediat tha se nga kjo marrëveshje përfitojnë 560 qytetarë shqiptarë që aktualisht jetojnë dhe punojnë në Malin e Zi.
-
VIDEO
Vendimet e qeverisë, Krifca: Miratuam strategjinë kombëtare të sigurisë ushqimore, tërësisht i përafruar me BE-në
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca miratoi një akt që ka të bëjë me strategjinë kombëtare të sigurisë ushqimore. Krifca tha se kjo politikë do të jetë nga viti 2023-2027 dhe është tërësisht i përafruar me BE-në.
-
VIDEO
VKM/ Miratohet projektligji për kanabisin për qëllime mjekësore! Ministrja: Agjenci për kontrollin, sanksione subjekteve që shkelin kushtet e licencave
Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për kanabisin për përdorim mjekësor. Vendimi është marrë ditën e sotme, ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se do të ngrihet Agjencia kombëtare për kontrollin e kanabisit.