-
VIDEO
Berisha në Kuvend: Drafti i Ramës për asociaconin e mori nga sirtarët e Vuçiç për të shpëtuar nga dosja e McGonigal
Në kuvend vijon debate për Kosovën. Deputeti Sali Berisha akuzon Ramën se mban anën e presidentit Vuçiç “argat” i të cilit është” tha ai.
“Në dialogun Kosovë – Serbi, Shqipëria mban anën e Kosovës, por Rama mban anën e Vuçiç. Pasi dështoi me Ballkanin e Hapur Rama dhe Vuçiç që donin të instalonin hegjemoninë serbe në rajon"
Më tej Berisha tha se Rama me paraqitjen e draftit për asociacionin ndërhyri në punët e brendshme të Kosovës për të shpëtuar veten nga hetimi i dosjes Mc Gonigal.
"Paraqitja që bëri me projektin e asociacionit ishte ndërhyrja më brutale në çështjen më delicate në punët e brendshme të Kosovës. Akt antikombëtar, antishqiptar. Si vasal anuloi takimin me Kosovën srepse ajo nuk pranoi të diskutojë drafin e marrë nga sirtarët e Vuçiç. Provokoi dhe përkeqësoi më tej dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
E bëri sepse korriku po vjen dhe ai është në hetim të hapur për aferën Mc Gonigal. Flet për komunitetin euroatlantik por është i vetmi që ka korruptuar një nga personat më të rëndësishëm dhe është gati të bëjë çdo gjë vetëm të lehtësojë pozitën e tij të pashpresë. Shqiptarët duhet ta dijnë se një muaj më parë, dosja e McGonigal, tani është shkrirë në dosjen ruse sepse ky peshk i madh nuk binte kollaj në duart e Edi Ramës por dikush dhe ata që e sollën janë në dosjen Deripaskës. Koha do e provojë. Ndaj Rama nuk vjen këtu e kur del në media del sterr i zi," tha Berisha -
VIDEO
'Ne e kemi kryeministrin me kartelë dhe budalla dhe nuk ia kemi thënë', Bardhi kërkon masë disiplinore për Ballën: Fyeve kolegët
Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar masë disiplinore për kreun e grupit të PS, Taulant Balla duke thënë se ka fyer deputetët. Kjo kërkesë e Bardhit erdhi pasi Balla e quajti Albana Vokshin dhe Flamur Nokën personifikim të budallait.
-
VIDEO
Asllan Dogjani: Po të jetë nevoja, jam i pari që marr armët për të luftuar në Kosovë! Kuvendi të dënojë aktet e Serbisë
Deputeti demokrat, Asllan Dogjani iu përgjigj deputetit socialist, Taulant Ballës duke i theksuar se është i gatshëm edhe të marrë armët nëse është e nevojshme për Kosovën. Ai tha se Kuvendi duhet të mbajë një qëndrim zyrtar dhe të dënojë dhunën e ushtruar nga ana e grupeve kriminale në veri të Kosovës.
-
VIDEO
Tensionet në veri të Kosovës, Bylykbashi: Ku është Rama, të vijë të japë llogari për draft asociacionin! Po dëmton Kosovën
Deputeti Oerd Bylykbashi ka ngritur në Kuvend çështjen e Kosovës. Bylykbashi tha se sot kryeministri i Edi Rama duhej të ishte i pranishëm në seancë dhe të jepte llogari se çfarë ka propozuar në draftin për asociacionin. Bylykbashi tha se Shqipëria duhej t’i dilte në krah Kosovën, por në fakt po e dëmton deklarata më të rënda se ndërkombëtarët.
-
VIDEO
Kuvendi mban 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Silvio Berlusconit
Kuvendi ka mbajtur 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish kryeministrit Italian, Sivlio Berlusconi. Në fjalën e tij, deputeti i PS, Taulant Balla e cilësoi Berlusconin si një personalitet të rëndësishëm që ka mbështetur Shqipërinë në rrugën e integrimit europian.
“Kërkoj 1 minutë heshtje në respect të një personaliteti i cili kur hyri në politikën italiane ka pasur një afeksion ndaj Shqipërisë dhe ka qenë mbështetës i palëkundur i vendit tonë”- tha Balla.
-
VIDEO
Tensione në Kuvend, Nikolla nuk i jep fjalën, nxehet Asllan Dogjani: Të dalim me një qëndrim për Kosovën, serbët kanë rrëmbyer tre policë
Një situatë tensioni është krijuar në Kuvend. Deputeti Asllan Dogjani kërkoi të flasë për çështjen e Kosovës, por nikolla nuk ia dha fjalën. Dogjani u nxeh dhe u ngrit në Foltoren e Kuvendit dhe kërkon që Kuvendi i Shqipërisë të dalë me një qëndrim për situatën në Kosovë, ku tre policë janë rrëmbyer nga forcat serbe.
-
VIDEO
Shtyhet seanca në Kushtetuese për Butrintin! Zhupa: Gjykata të mbrojë identitetin kombëtar, nuk lejohet që fondacionet të administrojnë pasuri të UNESCO-s
Sot Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën e përcaktuar për t'u mbajtur ditën e sotme, ku pritej të shqyrtohej kërkesa e deputetëve të PD për anulimin e dhënies me koncesion të Parkut të Butrintit.
-
VIDEO
Tensionet Kosovë-Serbi, analisti nga Prishtina: Situata në veri s’mund të përshkallëzohet deri në konflikt
Situata mes Kosovës dhe Serbisë është tensionuar, ndërsa palët po shkojnë drejt një konfliktit të ri, pas arrestimit të 3 policëve të Kosovës nga forcat serbe, veprim të cilin policia e Kosovës e quan si rrëmbim
-
VIDEO
Kryesia e PD mblidhet nesër, zbardhet kërkesa e Gazment Bardhit: Të thërrasim këshillin Kombëtar! Vetëm ai miraton hapjen e garës për kryetarin e ri
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi i kërkon kryesisë të mblidhen gjatë ditës së sotme dhe të vendosin thirrjen e Këshillit Kombëtar, si i vetmi organ që legjitimon hapjen e garës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.
-
VIDEO
Përshëndetja e ngrohtë mes Ramës me Melonin në varrimin e Berlusconit
Një momenti i veçantë është vënë re mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Giorgia Meloni gjatë ceremonisë së varrimit të Silvio Berlusconit.
-
VIDEO
Ambasadorja greke, Kamitsi: Greqia, pranë Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE
Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi shprehu mbështetjen e vendit të saj ndaj procesit integrues të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
-
VIDEO
Rama anuloi mbledhjen e dy qeverive, Berisha: Ishte urdhri i Vuçiç, i vendosi sanksione Kosovës! Në shërbim të projektit serbomadh
Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë së po bashkëpunon me Vuçiçin për t’i sjellë të keqen e Kosovës.