-
VIDEO
Ja momenti kur protestuesit e maskuar sulmojnë me shkopinj komisariatin numër 3
Ky është momenti kur protestuesit e maskuar sulmojnë me shkopinj komisariatin numër 3 në Tiranë. Ata kanë thyer xhamat dhe kanë shqyer derën.
-
VIDEO
Sulmohet komisariati numër 3, protestuesit e maskuar thyejnë xhamat me shkopinj, shqyejnë edhe derën! Policia kundërpërgjigjet me ujë
Situata është tensionuar para komisariatit numër 3 ku mbahen protestuesit e arrestuar pas akteve të dhunës. Protestuesit marshuan drejt komisariatit mes thirrjeve lironi çunat, ndërsa disa prej tyre kanë arritur të thyejnë xhamat e godinës mes thirrje policia e krimit. Policia ka reaguar duke i shpërndarë me ujë.
-
VIDEO
Arkivoli në protestë, Balla: E sollën mbështetësit e PD! Berisha e ka bërë këtë akt të turpshëm 28 vite më parë me Azem Hajdarin
Ndërsa shkruan se tallja me vdekjen nuk përputhet me zakonet shqiptare e fetare, Balla i thotë Berishës se janë pikërisht këto të fundit që e ndalojnë t’i kthejë përgjigje.
-
VIDEO
Bashkëshortja e protestuesit të arrestuar: Uroj të lirohet sa më shpejt, burgun e meritoni ju!
Bashkëshortja e Altin Hilës, protestuesit të arrestuar për të cilin është raportuar në rrjetet sociale se ka një fëmijë të sëmurë, gjë që më pas solli edhe mbledhjen e një shume të konsiderueshme parash, uroi që të gjithë të arrestuarit të lirohen sa më shpejt.
-
VIDEO
Protestuesit me pushime vere? Organizatori Edison Lika: Në shtator do jemi më të shumtë
Organizatori Edison Lika para Kryeministrisë deklaroi se në shtator do të jenë më të shumtë. Pritet të shihet vijimësia e protestave, nëse do të ndërpriten në 2 muajt e verës, pasi vetë organizatori nuk dha detaje më shumë.
-
VIDEO
Reagimet e Lamallarit për avokatin Sejrani, aktivisti Lika: Të erdhi fundi! Kostumin me kollare do të ta zëvendësojmë me rrobat e burgut
Aktivisti Edison Lika pati një thirrje për ministrin Besfort Lamallari, pas deklaratave të tij për avokatin e protestuesve, Gentian Sejranin. Lika i tha ministrit të Brendshëm se “i erdhi fundi” dhe e pret burgu.
-
VIDEO
Nis marshimi i protestuesve, ndizen flakadanë
Pasi mikrofoni u dorëzua dhe u bë thirrje se “sheshi tanimë është i lirë” pasi për shkak të numrit të pjesëmarrësve në protestë, askush s’mund të mbajë përgjegjësi për marshimin, vijoi tubimi nëpër rrugët e Tiranës.
-
VIDEO
Propozoi Kuvendin Kombëtar, Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit, shpifi vepra penale për mua
Edviol Kulluri, ideatori i platformës për Kuvendin Kombëtar me 150 anëtarë, tha para protestuesve se çdo gjë do të dalë vetëm nga sheshi para kryeministrisë. Ai tha se Rama i ka shpifur veprat penale për të (kryeministri publikoi një postim ku rendiste 8 procedime penale në 8 vjet), gjë për të cilën do të ngrejë padi.
-
VIDEO
Protesta para kryeministrisë, rikthehet parada e flamingove
Parada e flamingove është rishfaqur në protestën para kryeministrisë. Siç ka ndodhur shpeshherë, flamingot ‘më të vogla’ ndjekin një flamingo ‘mëmë’ që u prin rrugën teksa kalojnë mes protestuesve.
-
VIDEO
Protestuesi: Njerëz nga rrethet do vijnë në protestë për dhunë, ne distancohemi nga këto akte
Një protestues tha gjatë fjalimit në protestë se kanë informacione se njerëz nga rrethet janë nisur për t’iu bashkuar tubimeve, por sipas tij në një mënyrë tjetër, duke nënkuptuar akte dhune. Ai tha se Këshilli Organizativ i protestës distancohet nga çdo akt dhune.
-
VIDEO
‘Shumë urime për ty, asnjëri s’të do ty’, vogëlushi uron Ramën me këngë
Një vogëlush u ngjit në podium për t’i kënduar kryeministrit Rama këngën e ditëlindjes, por në një formë tjetër.
-
VIDEO
Aheng dhe protestë, qytetarët hedhin valle në bulevard
Protestuesit janë kujdesur që jo vetëm torta, por as festa mos të mungojë para kryeministrisë. Disa prej tyre janë lidhur dorë për dore dhe hedhin valle, ndërsa ritmin ua mbajnë tupanat.