-
VIDEO
Sot u lirua nga qelia, Albion Nikolli nga protesta: Na kanë dhunuar, s'na dhanë ndihmë mjekësore, jemi kundër autokracisë! Policia është me ne
Albion Nikolli, një prej protestuesve të arrestuar pas protestës së dhunshme te Kuvendi të enjten e kaluar, tha nga foltorja në bulevard se djemtë që u prangosën, nuk janë huliganë e as kundër shtetit e ligjit, por se janë kundër autokracisë. Ndër të tjera, Nikolli tha se policia nuk është kundër protestës e qytetarëve, por se janë mbështetës. Ai dhe njëherë theksoi se të arrestuarit janë dhunuar dhe nuk i është ofruar as ndihma mjekësore e nevojshme.
-
VIDEO
Protestuesja nga tubimi para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau bijtë e nënave në 1997-ën, hapi depot dhe shiti armët!
Një grua gjatë fjalës së saj në protestën para Kryeministrisë, hodhi akuza të forta ndaj kryedemokratit Sali Berisha, të cilin e akuzoi për vrasjet e vitit 1997.
-
VIDEO
'Kërkesat e protestuesve janë edhe të PD-së', Berisha në mbështetje të protestave të dhunshme: Do t’i mbështesim deri në fund
Sali Berisha u tha protestuesve që mblidhen çdo mbrëmje para kryeministrisë dhe që ndër të tjera kërkojnë që ai të shkojë në burg, se “Partia Demokratike do të qëndrojë fuqishëm në mbështetje të protestës dhe kërkesave të tyre" të cilat i cilësoi si kërkesat e PD-së.
-
VIDEO
Arkivoli në protestë, Rama rikthen në vëmendje 14 Shtatorin e 1998-ës dhe u drejtohet pjesëmarrësve: Ajo protestë nuk është më e juaja, ju përdorën pa dëshirën tuaj
Në videon e publikuar në rrjetet sociale alternohen pamjet e arkivolit të vendosur të shtunën në bulevard me pamje nga 14 Shtatori 1998, kur ceremonia mortore e deputetit të vrarë Azem Hajdari u pasua nga sulmi ndaj institucioneve shtetërore, mes tyre edhe Kryeministrisë.
-
VIDEO
A po kontrollohet protesta nga një grup i vogël? Videoja ngre pretendime për përjashtimin e diasporës dhe rolin e 'Shqipëria Bëhet'
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale pretendon se gjatë protestës së 20 qershorit një pjesë e diasporës nuk u lejua të merrte fjalën, ndërsa mikrofoni u kontrollua nga një grup organizatorësh të lidhur me partinë "Shqipëria Bëhet".
-
VIDEO
Lamallari publikon pamjet nga dëmet në Komisariatin nr. 3 dhe dënon aktet e dhunës, reagon edhe Balla: Turp, autorët të dalin para ligjit
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, publikuan pamje nga dëmet e shkaktuara në Komisariatin nr. 3 pas sulmit të së shtunës, duke dënuar aktet e dhunës dhe duke kërkuar që autorët të mbajnë përgjegjësi.
-
VIDEO
Rama: Një ekip po dëgjon kërkesat e arsyeshme që vijnë nga protesta në bulevard! Projektet në Sazan e Zvërnec, asgjë që bie ndesh me rrugën për në BE
Një ekip pune do të dëgjojë të gjitha kërkesat e artikuluara nga protestuesit që kanë shqetësime reale, njoftoi kreu i qeverisë këtë të dielë, teksa protesta hyn në ditën e saj të 36. Ndërsa për projektet në Sazan e Zvërnec, siguron se gjithçka po monitorohet nga Komisioni Europian, dhe se Shqipëria nuk mund të bëjë hapa që bien ndesh me procesin e anëtarësimit
-
VIDEO
Rama: Forcat e Armatosura në fazë të re, nis rilindja e industrisë ushtarake
Kryeministri Edi Rama, gjatë podcastit të tij të përjavshëm “Flasim”, deklaroi se Forcat e Armatosura kanë hyrë në një fazë të re zhvillimi, që sipas tij nuk lidhet vetëm me fuqizimin e mbrojtjes, por edhe me rilindjen e industrisë ushtarake në vend.
-
VIDEO
Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit
Kryeministri Edi Rama në podcasttin 'Flasim' tha se një ekip po dëgjon gjithçka që po bëhet te protesta në bulevard. Kreu i qeverisë shtoi se në atë protestë ka dy lloje kategorish: ata që kanë halle reale dhe pjesa tjetër janë zemërakët.
-
VIDEO
Akti Normativ për buxhetin 2026, Rama: Bonus për pensionistët, më shumë fonde për të sëmurët me kancer dhe rritje pagash
Kryeministri Edi Rama deklaroi se rritja e ekonomisë përtej parashikimeve i ka dhënë mundësi qeverisë të miratojë një paketë të re masash mbështetëse për qytetarët, përmes Aktit Normativ të buxhetit 2026.
-
VIDEO
Protestat, Rama: Zvërneci është tokë private, Sazani tokë publike! Nuk ka asnjë shans që Shqipëria të bëjë zhvillime që bien ndesh me standardet dhe kriteret e BE-së
Kryeministri Edi Rama, gjatë podcastit të tij të përjavshëm “Flasim”, foli për zhvillimet e javës, duke u ndalur te vizita e tij në Bochum të Gjermanisë, projektet e digjitalizimit, si dhe debatet publike mbi investimet në zonat e Zvërnecit dhe Sazanit.
-
VIDEO
'Kompeks vilash në Porto Palermo, shqiptarët nuk do kenë akses', Rama replikon me gazetarin: Agjitator i algoritmit, fabrikues me ChatGPT
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj një videoje të publikuar nga gazetari Kevin Muka, i cili pretendonte se në Gjirin e Porto Palermos do të ndërtohej një kompleks vilash dhe se shqiptarët nuk do të kishin më akses në atë zonë.