-
VIDEO
‘Demokratët janë lodhur’, Berisha e pranon por i frymëzon me të njëjtin 'refren': Kilometri i fundit është më i vështiri, por do ta bëjmë
Sali Berisha pranoi se drejtuesit e degëve i përcjellin shqetësimin se demokratët janë lodhur, por u kërkoi sërish mobilizim për protestën e së shtunës. E vetmja alternativë që Berisha u ofron është refreni që po përdor prej kohësh, se janë në kilometrin e fundit drejt fitores.
-
VIDEO
Humbja e Trump sjell ndryshime në Shqipëri? Nesturi: Më shumë mbështetje SPAK-ut për luftën ndaj korrupsionit! Kulluri: Goditje lobimeve në SHBA
Humbja e presidentit Donald Trump në zgjedhjet e ndërmjetme do të tregojë ndikimin e saj në politikën e jashtme, përfshirë Shqipërinë. Sipas Plator Nesturit, do të ketë më shumë prioritet në luftën ndaj korrupsionit. Kulluri thotë se do të godasin lobimet në SHBA të politikanëve shqiptarë.
-
VIDEO
Integrimi/ Progresraporti për Shqipërinë: SPAK rezultate pozitive, por sfidë korrupsioni! Ballukut s’iu hoq imuniteti, shqetësim për balancën mes pushteteve! Duhet dialog konstruktiv për protestat (VIDEO)
Progres-raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë paraqet një vlerësim pozitiv për ecurinë e negociatave të anëtarësimit në BE. Në raport thuhet se puna e SPAK ka dhënë rezultate, por korrupsioni mbetet sfidë. KE thotë se reforma zgjedhore është urgjente. Për protestat, KE u kërkon të gjitha palëve të angazhohen në dialog konstruktiv.
-
VIDEO
BE gati për anëtarin e 28-ë! Kos prezanton Paketën e Zgjerimit: Shqipëria të ruajë ritmin e reformave! Në 3 muajt e parë të 2027, dialogu për integrimin gradual
Progres raporti dhe udhërrëfyesi për Shqipërinë u prezantuan në Bruksel si pjesë e paketës së re të zgjerimit të 10 vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kos tha se Unioni është gati të mirëpresë anëtarët e rinj, duke filluar me Podgoricën që pritet të firmosë traktatin e anëtarësimit në qershor.
-
VIDEO
Udhërrëfyesi/ KE me plan për Shqipërinë: Datat kur mbyllen 31 kapitujt e mbetur, Këshilli të nisë hartimin e Traktatit të Anëtarësimit! Financim dhe integrim gradual
Komisioni Evropian parashikon që Shqipëria të jetë gati deri në fund të vitit 2027 dhe për këtë i kërkon Këshillit të BE-së të nisë punën për hartimin e Traktatit të Anëtarësimit. Në udhërrëfyesin për Shqipërinë, si një prej 4 vendeve më pararojë për anëtarësim, Komisioni cakton me data dhe afate konkrete mbylljen e 31 kapitujve të mbetur, ndërsa brenda marsit të ardhshëm nisin bisedimet që Shqipëria të futet gradualisht në institucionet e BE para anëtarësimit të plotë.
-
VIDEO
Progresraporti i KE për Shqipërinë, reagon Bardhi: Ka skanuar keqqeverisjen e Ramës, rendit arsyet për të cilat studentët protestojnë!
Gazment Bardhi theksoi se të gjitha problematikat e renditura në raport janë arsye për të cilat sipas tij, studentët, të rinjtë dhe qytetarët shqiptarë, protestojnë prej ditësh e muajsh tashmë.
-
VIDEO
Integrimi/ Progresraporti për Shqipërinë: SPAK rezultate pozitive, por korrupsioni mbetet sfidë! Ballukut s’iu hoq imuniteti? Shqetësim për balancën mes pushteteve! Duhet dialog konstruktiv për protestat
Komisioni Europian vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së dhe rezultatet e SPAK, por thekson se korrupsioni mbetet sfidë dhe reforma zgjedhore është urgjente. Për protestat, KE u kërkon të gjitha palëve të angazhohen në dialog konstruktiv.
-
VIDEO
Integrimi në BE/ Report Tv siguron progresraportin për Shqipërinë! Kos: Objektivi për mbylljen e kapitujve deri në 2027-ën i arritshëm, sfidë pavarësia e gjyqësorit
Shqipëria mund të arrijë objektivin për mbylljen e kapitujve deri në vitin 2027. Kështu deklaroi Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, gjatë prezantimit të paketës së zgjerimit 2026 në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.
-
VIDEO
LIVE- Marta Kos prezanton progres raportin për Shqipërinë
-
VIDEO
‘Po rrisni pagat e policëve për të shtypur protestat, qytetarët janë dhunuar’- Çuçi ‘përplaset’ me Kaprin në Komision: Po sulmet me molotovë ndaj efektivëve pse nuk i përmend?
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri dhe kryetari i Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, Bledi Çuçi, kanë replikuar në mbledhjen e Komisionit, lidhur me reagimin e Policisë gjatë protestave të dhunshme të disa ditëve më parë.
-
VIDEO
Demo prezanton në Komision pr.buxhetin 2027 për Ministrinë e Brendshme: Rriten me 20 mijë lekë të reja pagat për policët! Shtohet financimi për Gardën, fokus edhe te Smart City
Ministri Demo tha se mbështetja për punonjësit e Policisë dhe llogaridhënia për çdo veprim të tyre janë dy parime që duhet të ecin së bashku, pasi qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë siguri, por edhe shërbim korrekt, profesional dhe respektim të të drejtave të tyre.
-
VIDEO
Protestat e dhunshme, Demo në Komision: Policia përdor pajisje e metoda speciale siç parashikohet në ligj! Të vendosur t’i shkojmë deri në fund sulmeve ndaj efektivëve
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka folur sot në Komisionin për Çështjet e Brendshme edhe për protestat e dhunshme të zhvilluara disa ditë më parë në Tiranë.