-
VIDEO
Veliaj luftë Ramës nga burgu, PD e PS dy lexime të ndryshme! Opozita: Të hetohen pretendimet në letër, dëshmi e kapjes së drejtësisë! Socialistët: Institucionet të pavarura
Opozita kërkon që pretendimet e Erjon Veliajt të vihen në filtrin e prokurorisë, por socialistët, më të distancuar, thonë se mazhoranca i ka duart nga drejtësia me miratimin e reformës në 2016-ën, dhe s’mund të urdhërojë për hetime një institucion të pavarur.
-
VIDEO
Transferimi në Fier/ Veliaj letër GJKKO-së: Rrëmbim me urdhër të Ramës, duhet hetuar! Gjykata: Ndiq rrugën ligjore! Ndreca: Kallëzim, Gogu shkeli ligjin me takimin! Shtyhet gjyqi
Erion Veliaj i kërkon GJKKO-së të hetojë transferimin e tij në Fier, duke përsëritur përmes një letre akuzat se gjithçka është bërë me urdhër të kryeministrit Rama. Gjykata tha se pretendimet duhet t’i verifikojnë organet kompetente. Gjyqi u shty për më 17 nëntor për shkak të mungesës së avokatit të Gentian Sulës, ndërsa u pezulluan afatet e paraburgimit për Veliajn.
-
VIDEO
Veliaj luftë Ramës nga burgu, PD e PS dy lexime të ndryshme! Opozita: Të hetohen pretendimet në letër, dëshmi e kapjes së drejtësisë! Socialistët: Institucionet të pavarura
Opozita kërkon që pretendimet e Erjon Veliajt të vihen në filtrin e prokurorisë, por socialistët, më të distancuar, thonë se mazhoranca i ka duart nga drejtësia me miratimin e reformës në 2016-ën, dhe s’mund të urdhërojë për hetime një institucion të pavarur.
-
VIDEO
Blushi: Veliaj u kërcënua, SPAK është kamzhik në duart e Ramës! Kuvendi të miratojë rezolutë për persekutimin politik në burgje
Deputeti i PD Tedi Blushi, në Komisionin e Ligjeve, kërkoi reagim ndaj pretendimeve të Erion Veliajt se është kërcënuar në burg në emër të kryeministrit Edi Rama. Ai akuzoi SPAK-un se përdoret si “kamzhik” në duart e Ramës dhe kërkoi që komisioni t’i propozojë Kuvendit një rezolutë për atë që e cilësoi persekutim politik në burgje.
-
VIDEO
Celibashi: Pretendimet e PD-së për sigurinë e votimit elektronik nuk qëndrojnë, mazhoranca të gjejë konsensus me opozitën
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, tha se pretendimet e PD-së për sigurinë e votimit elektronik nuk qëndrojnë, por qëndrimi i partisë kryesore të opozitës nuk mund të injorohet. Ai kërkoi që mazhoranca të komunikojë me demokratët dhe partitë e tjera për të arritur konsensus për shtrirjen e këtij procesi në sa më shumë bashki.
-
VIDEO
Vendoret e 2027-ës, Berisha: Bashkimi i të gjitha forcave opozitare, rruga e vetme për t’u përballur diktatorët autoritar
Kreu i PD Sali Berisha, bëri thirrje të gjitha partive opozitare që të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën si për zgjedhjet vendore, që do të mbahen në 9 maj të 2027-ës ashtu edhe për protestat.
-
VIDEO
Vendoret 2027/ Celibashi: Kodi Zgjedhor të përshtatet me ndarjen e re territoriale brenda këtij viti! Zgjedhjet e 9 majit, test për standardet e BE-së
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të miratohen urgjentisht dhe brenda këtij viti, për të mundësuar përgatitjen e zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi kërkon nga partitë politike të harmonizojnë rregullat zgjedhore me hartën e re territoriale që u dekretua të shtunën edhe nga kreu i shtetit Bajram Begaj.
-
VIDEO
‘Lufta’ Veliaj-Rama/ PD: Kryeministri të dorëhiqet, përdor SPAK për të goditur kundërshtarët! Manja: Në 2016 hoqëm duart nga drejtësia
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e cilësoi letrën e Veliajt si provë të përdorimit të drejtësisë nga Rama kundër kundërshtarëve dhe kërkoi dorëheqjen e kryeministrit e zgjedhje të parakohshme. Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, hodhi poshtë akuzat, duke deklaruar se politika i hoqi duart nga drejtësia me reformën e vitit 2016.
-
VIDEO
Rama vendos sërish ‘sofrën e betonit’ para Kryeministrisë, pavarësisht refuzimeve nga protestuesit: Dialog
Edhe këtë të martë kryeministri Edi Rama përsëriti ftesën për dialog me studentët dhe pedagogët. Rama ka shprehur gatishmërinë e qeverisë për të shqyrtuar propozimet e tyre dhe për të adresuar shqetësimet e ngritura.
-
VIDEO
Protestat, organizatori Xhemalaj: Pjesëmarrës edhe eksponentë të PS! Ka pasur edhe njerëz të Veliajt
Ilir Xhemalaj, një prej organizatorëve të protestave, thotë se në këto të fundit ka pasur edhe njerëz të Erion Veliajt, por pa fuqi reale mbi rrjedhën e tubimeve. Sipas kryetarit të Tiranës, kryeministri Edi Rama i ka vendosur 3 kushte, një prej tyre të pranojë se është përfshirë në protesta ose e presin 100 vite burg.
-
VIDEO
Protestat e dhunshme, avokati Petraj: Tirana u dogj, pse s’pati asnjë reagim nga Veliaj?
Sipas Edmond Petrajt, mungesa e një reagimi për protestat e dhunshme në Tiranë, ishte fatale për Erion Veliajn. Avokati shprehet në “Repolitix” në Report Tv se protestat e gjetën kryeqytetin të papërgatitur duke e përfshirë në akte të dhunshme.
-
VIDEO
Protesta drejt një lëvizjeje politike? Organizatori Xhemalaj: Ka përpjekje, por duhet të bashkohen fraksionet! Kandidati, profili i pedagogut
Zërat që qarkullojnë se protesta po përpiqet të organizohet në një lëvizje politike, s’janë vetëm thashetheme. Një prej organizatorëve, Ilir Xhemalaj, shprehet për “Repolitix” në Report Tv se një përpjekje e tillë ekziston.