-
VIDEO
‘Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet’, deputetët e PD shkojnë në Kuvend me pankarta
Deputetë të Partisë Demokratike kanë shkuar në Parlament me pankarta me vete. Ata kanë ngjitur në xhamin e derës kryesore të Kuvendit një pankartë ku shkruhet “Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet”.
-
VIDEO
Qeveria miraton modelin e ri të organizimit dhe llogaridhënies në administratën shtetërore: Ndryshimet synojnë rritjen e transparencës dhe forcimin e mbikëqyrjes ndaj institucioneve
Projektligji rikoncepton organizimin e institucioneve joministrore, duke i ndarë ato në dy kategori kryesore: ‘institucione varësie dhe agjenci autonome.’ Ndryshimet synojnë të qartësojnë përgjegjësitë, të forcojnë mbikëqyrjen dhe të rrisin llogaridhënien e institucioneve ndaj ministrive përgjegjëse dhe qendrës së qeverisjes.
-
VIDEO
Protestuesit i ulin të riut flamurin e LGBTQI+, Rama i kritikon: Turp për ngacmuesit, kjo s’është Shqipëria evropiane
Edi Rama shkruan se kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë për të qenë denjësisht anëtare e Bashkimit Evropian, ndërsa shpreh solidaritetin e plotë me qytetarin.
-
VIDEO
Drejtoresha e BIRN kërkon përmbajtje televizive edhe në gjuhën e minoriteteve, reagon Bido: Kristina greke, paradite shan projektin e Zvërnecit, pasdite kërkon emisione greqisht
Kristina Voko kërkon që të ketë edicione lajmesh në gjuhën e minoriteteve dhe emisione të dedikuara. Bido e quan drejtoreshën e BIRN një promotore të sulmit ndaj projektit të Zvërnecit që ndërkohë bën edhe kërkesa të tilla. Ai thekson se ligji s’parashikon asnjë detyrim të tillë, përveçse për Radio Televizionin Shqiptar.
-
VIDEO
Tabaku për Ligjin e Investimeve Strategjike: Duhej të ishte shfuqizuar prej vitesh, nuk solli asnjë zhvillim ekonomik
Tërheqja e qeverisë nga Ligji për Investimet Strategjike ka sjellë reagimin e parë nga opozita. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, tha se ky ligj ka qenë një nga instrumentet më abuzive të dekadës së fundit dhe se shfuqizimi i tij duhej të kishte ndodhur prej kohësh.
-
VIDEO
35-vjetori i themelimit të PS Fier, kryeministri Rama: Shqipëria sot në epiqendër të një sërë përplasjesh! Sot shqetësohen për flamingot, por dje këtu bëhej turizëm gjuetie me çifte
Me qindra socialistë janë mbledhur në Parkun Arkeologjik të Apolonisë për të përkujtuar 35-vjetorin e themelimit të PS dega Fier. I pranishëm në aktivitet është edhe kryeministri Edi Rama, si dhe personalitete të tjera të kësaj force politike në këtë qark.
-
VIDEO
Plani i rritjes/ Shqipëria ka përfituar 212.8 mln euro nga BE, përfaqësuesja e KE-së: Institucionet i pret shumë punë përpara! SASPAC: Shqipëria bën ligjet, sfidë zbatimi i tyre praktik
Qeveria thekson se vendi po bën ndryshimet ligjore sipas kërkesave të BE-së, ndërsa sfidë mbetet zbatimi i tyre.
-
VIDEO
‘Zvërneci’, Rama: Nuk ka projekt! Arkitektët më të mirë të botës po punojnë për të
Përpara gazetarëve të BE, kryeministri Edi Rama tha se për investimin në Zvërnec po punojnë arkitektët më të mirë të Shqipërisë dhe ende s'ka projekt. Ai u tha gazetarëve të merren me faktet ndërsa po flasin me njeriun e gabuar “në kohën dhe vendin e gabuar” pasi nuk ka projekt, pavarësisht asaj që thonë protestuesit.
-
VIDEO
Rama: Flamingot nisën të riktheheshin në Shqipëri kur unë mora pushtetin dhe vendosa moratoriumin e gjuetisë
Turizmi elitar mund të frenojë dëmet e turizmit masiv dhe të sigurojë më shumë të ardhura, tha kryeministri Rama në konferencën me gazetarët e BE. Ndërsa fokusin e bisedës e përqendroi te mjedisi dhe mbrojtja e tij që ditët e fundit është kthyer në temë për shkak të protestave për Zvërnecin, Rama tha se flamingot në atë zonë nisën të riktheheshin kur ai mori pushtetin, për shkak të moratoriumit për gjuetinë.
-
VIDEO
Investimi në Zvërnec, Rama: E di mirë shijen e gjakut kur protestohet në mjedis jo të lirë! Në 2011 u vranë 4 protestues
Në konferencën me gazetarët e BE, kryeministri Rama u pyet nëse është i shqetësuar për zgjerimin e protestës kundër investimit në Zvërnec. Kryeministri tha se Shqipëria është një vend i lirë dhe e konsideron diçka të mirë që protesta të zhvillohet pa pengesë, ndërsa rikujtoi 21 janarin.
-
VIDEO
Protesta për Zvërnecin, Rama: E dobishme për sa kohë mbetet e paqtë! ‘Meme’-t dhe sharjet argëtuese
Protesta paqësore për Zvërnecin është e dobishme për jetën demokratike për sa kohë mbetet e tillë, u tha kryeministri Rama gazetarëve të BE. Madje, u shpreh se i duket argëtuese, por në vijim të gjithë do të nxjerrin mësimet e tyre.
-
VIDEO
Protesta për Zvërnecin, mesazhi i Ramës: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta!
Nga konferenca me gazetarët, kryeministri Rama u dërgoi një mesazh protestuesve që prej 9 ditësh ‘derdhen’ përpara kryeministrisë. Ai pati mesazhe si për ata që i urojnë vdekjen, ashtu edhe për ata që janë vërtet të shqetësuar për Zvërnecin.