-
VIDEO
Rama dedikim për gazetaren nga Irlanda: Për lulen time, nga një 'vrasës' flamingosh
Gjatë konferencës nuk munguan as tonet e ironisë. Në një moment, një gazetare irlandeze i kërkoi kryeministrit Edi Rama një dedikim në librin “The Albanian Files”, një botim mbi arkitekturën dhe transformimin urban të Shqipërisë, me parathënie të vetë Ramës dhe kontribute nga 60 studio arkitekturore ndërkombëtare. Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë shprehu simpatinë për irlandezët dhe ironizoi akuzat që i janë bërë gjatë debatit për projektin në Sazan, duke iu referuar vetes si “vrasës flamingosh”.
-
VIDEO
Rama: Nuk po shesim Sazanin, është pronë e Shqipërisë! Po negociojmë prej 2 vitesh për një marrëveshje
Ndryshe nga Zvërneci për të cilin ka marrëveshje pronësie, për Sazanin s’ka ende një tillë. Kryeministri Rama u tha gazetarëve të BE se Sazani nuk po shitet dhe as nuk ka pasur përpjekje për ta blerë. Edhe nëse do të kishte, garantoi Rama, alternativa nuk do të pranohej sepse ishulli u përket shqiptarëve.
-
VIDEO
‘Zvërneci’, Rama: Projekti nuk është anuluar! Kompania ende s’ka leje ndërtimi! Protestat? Ndikime të jashtme, shumë shpejt faktet
Në kulmin e protestave që vijojnë prej nëntë ditësh dhe debatit ndërkombëtar për investimin e planifikuar në Zvërnec, kryeministri Edi Rama mohon se ekziston një projekt i miratuar apo një leje ndërtimi. Në një konferencë të gjatë e disa herë të tensionuar me gazetarë europianë, ai foli për ndikime të jashtme në protesta dhe u bëri thirrje atyre që kundërshtojnë projektin për dialog.
-
VIDEO
‘Gënjeshtrat u kanë bllokuar trurin’, Rama kapet me gazetaren rumune: Projekti për Zvërnecin nuk është anuluar
Në një konferencë me gazetarët europianë, kryeministri Edi Rama foli për lajmet që kanë qarkulluar se projekti në Zvërnec është pezulluar. Ishte një gazetare rumune që e pyeti Ramën nëse projekti është anuluar apo pezulluar, por shefi i qeverisë u kujdes të thotë se ende nuk ka një projekt dhe nuk ka çfarë të pezullohet.
-
VIDEO
‘Zvërneci’, Rama: Protesta po shfrytëzohet nga Irani, do të publikojmë faktet! S’do të lejoj që projekti të vritet para se të lindë
Protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani, u tha kryeministri Rama gazetarëve të BE, teksa shtoi se për ta mbështetur këtë, do të publikohen faktet.
-
VIDEO
‘Zvërneci’, Rama: Nuk ka projekte që vijnë si grusht kundër natyrës! Mbështetemi te standardet e BE
Asnjë projekt nuk do të jetë në kundërshtim në natyrën, tha kryeministri Rama para gazetarëve të BE, ndërsa përmendi rrjetet e interesuara të hoteleve për investimin në Zvërnec.
-
VIDEO
'Nuk e di çfarë ka thënë Gonzato, por e ka gabim', Rama debat me gazetaren rumune për Zvërnecin: Projekti nuk është miratuar kurrë!
Kryeministri Edi Rama kundërshtoi deklaratat se projekti i shumëdebatuar në Zvërnec është pezulluar, duke thënë se nuk mund të pezullohet diçka që nuk është miratuar kurrë. Në një debat me një gazetare rumune gjatë konferencës me mediat europiane, Rama tha se raportimet për pezullimin e projektit janë të pavërteta dhe se puna për hartimin e tij vazhdon.
-
VIDEO
'Shqipëria nuk është republikë bananesh', Rama flet për 'Zvërnecin' me gazetarët europianë: Ka shprehje interesi, jo një projekt, nëse ka leje ndërtimi ma tregoni!
Në konferencën me gazetarët e vendeve të Bashkimit Europian, ku u pyet për investimin e planifikuar prej 4 miliardë dollarësh në Zvërnec dhe debatet që kanë shoqëruar projektin, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë pretendimet se ekziston një leje ndërtimi për zonën dhe akuzoi rrjetin Balkan Insight për dezinformim.
-
VIDEO
‘Zvërneci’, Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje?
Gjatë konferencës me gazetarët e BE, kryeministri Rama kundërshtoi një prej tyre lidhur me protestat për Zvërnecin duke thënë se s’mund të flasë për atë që thonë njerëzit në rrugë, por me fakte.
-
VIDEO
Resorti në Zvërnec/ Rama: Të huajt s’po vijnë në Shqipëri për të shfrytëzuar krahun e lirë të punës, as për të shkatërruar natyrën! Jemi sukses në turizëm
Edi Rama thotë se Shqipëria nuk është në kushtet për të refuzuar investime të huaja që deri më tani kanë qënë të pakta. Ai mohon dhe tezat se investitorët do të shfrytëzojnë krahun e lirë të punës nga Bangladeshi apo FIlipinet, duke mos sjellë asnjë përfitim në ekonominë e vendit.
-
VIDEO
Berisha në PPE kërkon të marrë autorësinë e protestave: Është edhe nismë e PD, lëvizja e pandalshme
Berisha për kërkon të marrë autorësinë e protestës që u nxit nga projekti për ndërtimin e një resorti në Zvërnec. Në deklaratat e tij në një takim të Partive Popullore europiane në Sarajevë, ai foli për një lëvizje të pandalshme që e prezanton sikur është edhe nismë e Partisë Demokratike
-
VIDEO
Amnistia penale/ Deputetët ngrenë pikëpyetje: A ka pabarazi? Shqetësim nëse do të përfitojnë subjektet e SPAK, qeveria: Zero tolerancë
Diskutimet për amnistinë penale në Komisionet Parlamentare janë shoqëruar me debate dhe pikëpyetje, ku deputetet ngritën shqetësime për precedentët e vitit 2024 dhe lirimin e personave të dënuar për korrupsion. Ministria e Drejtësisë pranoi mangësitë e mëparshme, duke theksuar se këtë herë nuk do të ketë tolerancë për subjektet e SPAK dhe GJKKO.