-
VIDEO
Përkujtohet në Gjirokastër Dita e Dëshmorëve, deputetë e veteranë nderojnë të rënët për Atdheun
Në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut, Gjirokastra u bashkua në një ceremoni të përulur kujtese në nderim të 496 dëshmorëve që prehen në varrezat e Dëshmorëve.
-
VIDEO
5 Maji/ Zhvillohen homazhe në obeliskun e varrezave të dëshmorëve në Fier
Edhe në qytetin e Fierit u përkujtua sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve. Në ceremoninë përkujtimore, morën pjesë autoritetet më të larta vendore si dhe deputetë të Qarkut Fier të Partisë Socialiste. Të pranishëm ishin deputetët Ramion Kurti, Antoneta Dhima dhe Erjo Mile, familjarë të dëshmorëve, dhe përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë, të cilët nën ritmet e bandës frymore të qytetit vendosën buqeta dhe kurora me lule pranë obeliskut kushtuar dëshmorëve.
-
VIDEO
Vlora përkujton ‘Ditën e Dëshmorëve’ homazhe dhe thirrje për reflektim nga politika
5 Maji, “Dita e Dëshmorëve”, është përkujtuar edhe në Vlorë me homazhe në varrezat e dëshmorëve të qytetit.
-
VIDEO
Sot 5 maj, veteranë dhe familjarë të dëshmorëve kryejnë homazhe tek 'Varrezat e Dëshmorëve' në Berat
Në qytetin e Beratit është mbajtur ceremonia e homazhit të dëshmorëve të atdheut. Në ceremoni ishin të pranishëm drejtues të pushtetit vendor, përfaqësues të besimeve të ndryshme fetare, veteranë e pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve.
-
VIDEO
Inceneratorët/ Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për çështjen e inceneratorëve. Bllako është paraqitur në GJKKO, i shoqëruar nga avokati i tij
-
VIDEO
Dita e Dëshmorëve/ Përkujtohen të rënët e Shqipërisë, Begaj e Rama homazhe te memoriali ‘Nëna Shqipëri’
Në memorialin “Nëna Shqipëri” në Tiranë kanë nisur homazhet në nderim të Dëshmorëve të Atdheut.
Kryeministri Rama, presidenti Begaj vendosën kurorat e tyre me lule pranë memorialit te Varrezat e Dëshmorëve për të përkujtuar veprën sublime të të rënëve të atdheut.
Dita e Dëshmorëve e ka origjinën më 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
-
VIDEO
Integrimi/ Hoxha hedh poshtë akuzat e opozitës: S’ka bllokim negociatash! Rekomandimet e Komisionit për objektivat e ndërmjetëm, pozitive
Në një raportim para deputetëve në komisionin parlamentar për Evropën, ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, u shfaq optimist, se ecuria e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, është në ritmet e duhura, dhe se nga Brukseli, nuk ka asnjë bllokim të procesit.
-
VIDEO
Kuvend/ 1 minutë heshtje për 2 të miturit që u vranë në Durrës, Braçe: Është vrasje, të ndryshohet Kodi Rrugor! Zhupa: Kemi dështuar të gjithë
Në seancën e sotme plenare u komentua ngjarja tragjike e regjistruar dje në Durrës ku 2 të mitur mbetën viktima pasi u përplasën me makinë. Deputetët kërkuan ashpërsim të Kodit Rrugor dhe atij Penal për dënimin e shoferëve që të dehur ngasin makinën.
-
VIDEO
Korreshi: Ky Karakaçi është ministër me të vërtetë, apo vetëm në letra? Të shkojë të hedhë ndonjë lek në rrugët e Lushnjës
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka ngritur si shqetësim në Kuvend ‘pushimin e shoferit’ në Lushnjë, duke e cilësuar i një zonë problematike sa i përket aksidenteve rrugore me pasojë vdekjen. Korreshi i bëri thirrje dhe ministrit të Infrastrukturës Enea Karakaçit për të investuar në akset rrugore.
-
VIDEO
Aksidenti i rëndë në Durrës/ Haxhinasto: Kodi Rrugor duhej të ndryshonte brenda 24 orëve, të mos sillemi sikur i kemi jetët e tepërta
Deputeti i PD Edmond Haxhinasto tha se Kodi Rrugor duhet të ishte ndryshuar brenda 24 orëve, referuar ngjarjes së rëndë të regjistruar dje në Durrës ku dy të mitur u përplasën për vdekje nga një automjet që drejtohej nga një shofer i dehur.
-
VIDEO
Deputeti Baçi: Aksi Fier-Seman burim aksidentesh, fierakët e quajnë ‘rruga e vdekjes’! Shkak janë abuzimet në investime e tendera
Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka ngritur si shqetësim aksidentet e shpeshta me pasojë vdekjen të regjistruara në aksin rrugor Fier-Seman. Baçi kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveria për garantimin e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.
-
VIDEO
Deputetja Koçeku: Të bëhen investime në infrastrukturën rrugore në zonat turistike në Shkodër, lehtësi fiskale për agroturizmat
Deputetja e PS Marjana Koçeku foli në Kuvend për kërkesat e banorëve të Shkodrës, të cilët kanë kërkuar përmirësimin e infrastrukturës rrugore, për disa segmente që lidhin fshatrat turistikë me njëri-tjetrin.