-
VIDEO
PAMJE ME DRON/ S’ka surpriza në foltoren e radhës së Berishës! Të pranishëm vetëm një grusht militantësh
As kjo e hënë nuk solli ndonjë ndryshim në pjesëmarrjen e foltores së Sali Berishës përpara Kryeministrisë.
-
VIDEO
Blushi sulmon Ramën në Kuvend: Po e përdor drejtësinë si kamzhik për të goditur kundërshtarët
Pasi shprehu me një fjali ngushëllimet e tij për tragjedinë në Durrës, Tedi Blushi nga Partia e Lirisë shfrytëzoi kohën e tij në foltoren e kuvendit, për të sulmuar kryeministrin Edi Rama duke e akuzuar se po e çon vendin drejt një regjimi autoritar që përdor drejtësinë për goditjen e kundërshtarëve politikë. Në apelin e tij, Blushi i bëri thirrje Ministrit të Drejtësisë të respektojë rekomandimin e Avokatit të Popullit për kushtet skandaloze, sipas tij, në burg të Ilir Metës.
-
VIDEO
Vendimi i GJL për rishikimin e praktikës 'arrest me burg’, Berisha: I shërben Belinda Ballukut, është në rresht për burg
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një prononcim për gazetarët jashtë Kvuendi, komentoi vendimi e Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së masës së sigurisë ‘arrest me burg’. Berisha tha se ndryshimi është bërë për t’i shërbyer kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Belinda Ballukut.
-
VIDEO
Aksidenti tragjik në Durrës, Boçi: Këta 'të fortët' të lagjes i kemi në çdo bashki, ata nuk duhen të kenë as patentë as kartën bianka
Deputeti i PD-së Luçiano Boçi gjatë seancës së sotme foli për aksidentin tragjik të Durrësit ku ndërruan jetë dy fëmijë të mitur.
-
VIDEO
Ish-ministri i Brendshëm: Siguria rrugore një prej hallkave më të dobëta, duhet të rishikohen rrugët e lagjeve, të rritet patrullimi i policisë
Ish-ministri i Brendshëm Ervin Hoxha tha se është e nevojshme ndërhyrja në rrugët e brendshme të lagjeve ku mungojnë standardet e sigurisë. Ndër të tjera, ai tha se Policia e Shtetit sot është në fazë transformimi në shërbim të qytetarëve.
-
VIDEO
Aksidenti tragjik në Durrës, Zhupa: Kemi dështuar të gjithë! Qeveria e përdor policinë për vota, i kanë betonuar qytetet
Deputetja e PD Ina Zhupa tha se Kuvendi dhe qeveria ka dështuar për të prodhuar ligje që i shërbejnë komunitetit. Zhupa tha se qeveria duhet të ndërtojë parqe e të tjera hapësira komunitare nëpër qytete, nisur nga rasti tragjik i ndodhur dje në Durrës ku dy të mitur mbetën viktimë e një aksidenti rrugor.
-
VIDEO
Aksidenti në Durrës/ Berisha: ‘Të fortët’ e lagjeve patronazhistë të PS, shoferi nuk u arrestua më parë se është terrorist i votave
Pas aksidentit tragjik të ndodhur dje në Durrës me 2 të mitur viktimë, deputeti Taulant Balla tha se ‘ të fortët’ e lagjes, referuar shoferit të dehur Nikoll Radaçi që përplasi fëmijët, duhet të bëhen shembull nga policia.
-
VIDEO
'Duhet të ndryshojmë Kodin' – Taulant Balla pas tragjedisë në Durrës: 'Të fortët' e lagjeve duhen bërë shembull
Nga foltorja e Kuvendit, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi tragjendinë e Durrësit, ku dy të mitur u vranë nga një shofer i dehur, si një moment që kërkon reflektim nga socialistë e demokratë bashkë. AI tha se përgjigja e autoriteteve duhet të jetë e menjëhershme dhe të ndryshohet Kodi sapo të jetë e mundur. Ai pati edhe një thirrje për Policinë e Shtetit që t’i bëjë shembull ‘të fortët e lagjieve” që sipas tij nuk duhet të kenë as patentë.
-
VIDEO
Aksidenti i rëndë në Durrës/ Braçe: Është vrasje! Të ndryshohet Kodi Rrugor dhe ai Penal, ligji aktual normalizon të tilla raste
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka kërkuar ndryshime në Kodin Rrugor e Penal për ta konsideruar vrasje me dashje aksidentet me autor shoferë të dehur, referuar rastit të rëndë të ndodhur një ditë më parë në lagjen nr. 5 në Durrës ku humbën jetën 2 të mitur.
-
VIDEO
Këshilli për Legjislacionin/ Vendimi i Kushtetueses për rritjen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve, Xhafaj: Qeveria të ndryshojë sistemin
Fatmir Xhafaj tha se Ministria e Financave, duhet të bëjë ndryshimet e nevojshme në sistemin e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët dhe se duhet të futet në dialog me institucionet e drejtësisë për të vendosur një ekuilibër ndërmjet pagës së magjistratëve dhe pagave të tjera në sistem.
-
VIDEO
LIVE - Seanca plenare 4 maj
-
VIDEO
Gara për kreun e PD përfundon në Gjykatë! Mereme Sela padi: U përjashtova në shkelje të statutit, pezulloni procesin! Kandidimi i Berishës të shpallet i pavlefshëm
Zgjedhjet e 23 majit për kreun e PD me vetëm 1 kandidat, Sali Berishën, përfundojnë në gjykatë. Mereme Sela, të cilës PD i refuzoi kandidaturën me argumentin se nuk ka kontribut të njohur nga partia, i kërkon gjykatës të pezullojë procesin e brendshëm si dhe të shpallë të pavlefshme kandidaturën e Sali Berishës.