-
VIDEO
Rama: Sot emri i Shqipërisë është sinonim i natyrës dhe mikpritjes, rifilluam bisedimet e ndërprera me bijtë tanë përtej detit e malit
Kryeministri Edi Rama tha se sot emri i Shqipërisë thirret me nder pasi nga një sinonim i të keqes është kthyer në një sinonim i natyrës dhe mikpritjes së njerëzve.
-
VIDEO
Rama: Diaspora është zgjatimi i Shqipërisë në botë, ura që shumëfishon forcën e kombit
Në samitin e diapsorës, kryeministri Rama theksoi se Shqipëria nuk kufizohet vetëm brenda territorit të saj. Në një mesazh për shqiptarët jashtë vendit, ai tha se ajo që dikur ishte një largim i dhimbshëm, sot është kthyer në një lidhje të pazëvendësueshme dhe një urë që rrit kontributin dhe vlerën e Shqipërisë në botë.
-
VIDEO
LIVE - Dita e dytë e Samitit te DIaspores
Në varësi të temave të diskutimit, të ftuarit në panel do të jenë përfaqësues të fushave nga vende të ndryshme pjesëmarrëse në samit, ministra, kryetarë bashkie, shkrimtarë, profesorë e të tjerë.
-
VIDEO
Zgjedhjet në Hungari/ Berisha: Orban lejoi garë të lirë! Të rritemi në rrjetet sociale, përdorni ChatGPT
Duke hequr një paralele me fushatën e opozitës në Hungari që fitoi zgjedhjet, Sali Berisha u kërkon të tijve të rrisin organizimin, takimet me qytetarët, por edhe përdorimin e rrjeteve sociale. Ai thotë se drejtuesit e PD duhet të përdorin edhe ChatGPT për t’ju kundërvënë Edi Ramës.
-
VIDEO
Nga Lorik Cana te Gërxhani e Toshkezi, Presidenti Begaj dekoron personalitete të ndryshme të Diasporës shqiptare
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekoruar sot disa personalitete të Diasporës shqiptare, gjatë Samitit të Diasporës të mbajtur në Tiranë.
-
VIDEO
Nis edicioni i 4-t i Samitit të Diasporës në Tiranë, Presidenti Begaj dekoron disa personalitete: Shqiptaria, një zemër që rreh kudo ku ka shqiptarë
Në Tiranë ka nisur sot Samiti i Diasporës, i cili do të zhvillohet për 3 ditë rresht dhe do të sjellë histori të shumta suksesi të shqiptarëve anembanë botës. Në fjalën hapëse, Presidenti Bajram Begaj theksoi se sot 'kur flasim për Diasporën shqiptare, flasim për ndikim global'. Më tej, shumë personalitete të njohura të Diasporës shqiptare u dekoruan me Urdhra të ndryshëm nga Presidenti Begaj.
-
VIDEO
‘Dera e BE, e hapur për Shqipërinë’- Rama rrëfen telefonatën në Bruksel: Kërkova shtyrje seance në Parlament! Imagjino të na duheshin molotovarët për të bërë 84 vota
Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Vlorë, ku mori pjesë edhe në mbledhjen e Asamblesë së PS në këtë degë.
Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Rama theksoi se aktualisht ‘dera’ e Bashkimit Europian është e hapur për Shqipërinë dhe duhet bërë ç'mos që të avancohet sa më shpejt në procesin e anëtarësimit.
-
VIDEO
Emina Cunmulaj i bashkohet Samitit IV të Diasporës: Mirë se keni ardhur në Tiranën e bukur
Samiti i Diasporës çel sot punimet treditore në Tiranë, duke mbledhur përfaqësues të diasporës shqiptare, institucioneve shtetërore dhe ekspertë nga vende të ndryshme të botës.
-
VIDEO
‘Shpata e Drejtësisë ishte në zyrën time që nga 1912’- Rama nga Vlora: Nuk e morëm votën për të kthyer pas Reformën, do i shkojmë deri në fund
Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS në Vlorë u ndal edhe te Reforma në Drejtësi, për të cilën tha se nuk do të realizohej pa vullnetin e Partisë Socialiste.
-
VIDEO
Rama porosi operatorëve turistikë në Vlorë: Kujdes me çmimet, do i bëni gropën vetes! Projekti i Sazanit, kryeministri: Ka ndryshuar, jemi në negociata
Nga Vlora, në prag të sezonit të ri, kryeministri Rama i bëri thirrje operatorëve turistikë të kenë kujdes me çmimet. Abuzimi tha kryeministri Rama mund të dëmtojë në afatgjatë investimet e tyre dhe imazhin për Shqipërinë turistike.
-
VIDEO
Klevis Balliu u filmua duke shkruajtur fjalimin në Parlament me Chat GPT, Berisha porosit drejtuesit e PD: Duhet të shkarkoni të gjitha AI, t’i keni nëpër telefona
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve të PD-së u ka kërkuar të pranishmëve që të shkarkojnë aplikacionet e Inteligjencës Artificiale, si ChatGPT, Claude dhe Gemini.
Deklarata e Berishës vjen pasi në seancën e fundit plenare deputeti demokrat Klevis Balliu u fotografua duke i kërkuar Chat GTP që t’i shkruante fjalimin që do të mbante në foltore.
Megjithëse po përpiqej që ta fshihte pak ekranin e laptopit, me qëllim që të mos e kapnin kamerat, Balliu nuk arriti të ‘shpëtonte’.
-
VIDEO
Diaspora/ Rama, një samit për çdo mandat! Thirrja (që vazhdon) për rikthim, ministri i parë (vetëm 4 vite) dhe vota me postë
Në Tiranë janë mbajtur deri më tani 3 samite për Diasporën duke nisur nga 2016-ta. Takimet me atdhetarët shqiptarë dhe personalitete të shquara që jetojnë jashtë vendit, kanë si qëllim angazhimin aktiv të diasporës apo edhe rikthimin e tyre në atdhe përmes investimeve dhe politikave të reja qeveritare.