-
VIDEO
Hiqet nga rendi i ditës projektligji për Gardën e Republikës/ Opozita: Po i bëni nder shoferit të kryeministrit! Balla: Mashtrime
Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ka kërkuar heqjen nga rendi i ditës dhe kalimin për shyqrtim në seancën pasardhëse të projektligjit Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33, datë 31.03.2021, "Për Gardën e Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar". Kërkesa e tij u miratua dhe me votat e opozitës.
-
VIDEO
LIVE - Kuvendi seanca 16 prill 2026
PD ka ngritur 22 pyetje që lidhen me rolin e ministrit, përzgjedhjen e partnerëve, procedurat kontraktuale, kontrollin parlamentar dhe rreziqet për sigurinë kombëtare. Gjithashtu, ka kërkuar interpelancë me Mirela Kumbaron për çështjen e licencimit dhe kualifikimit të mësuesve.
-
VIDEO
‘Pasaport për çdo shqiptar’- Propozimi i Spahiut: Shqipëria t’i japë shtetësinë çdokujt që ka kombësi shqiptare
Juristi Kreshnik Spahiu i ka bërë thirrje shtetit shqiptar që të pajisë me pasaporta të vendit tonë çdo shtetas me kombësi shqiptare, kudo ku ndodhet nëpër botë.
-
VIDEO
Ministri Hoxha: Regjistër për Diasporën, nuk dimë ku kemi njerëzit! Negociata jo të lehta me Greqinë për njohjen e pensioneve
Mungesa e një regjistri të posaçëm që identifikon shqiptarët kudo ndodhen nëpër botë ishte një nga shqetësimet kryesore të ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha.
-
VIDEO
Kallëzimi nga ‘Nasta Pëllumbi’, Karanxha: Njësoj si te 'Pallati 176', neni 194 ndalon përdorimin e dokumentave anonimë si indicie! Ndreca: Veliaj, i vetmi zyrtar në Shqipëri të cilit i është bërë vetting penal
-
VIDEO
Berisha iu përgjigjet fermerëve: Kur unë denoncoja skandalet e qeverisë, Salianji hante dreka me Ergys Agasin! Përdori Suel Çelën për të kërcënuar demokratët
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u është përgjigjur disa fermerëve që e kritikuan lidhur me përjashtimin e Ervin Salianjit nga PD, duke treguar arsyet e tij për këtë vendim.
Teksa tha se Salianji u vetëpërjashtua nga PD, Berisha deklaroi se ish-deputeti bashkëpunonte me kryeministrin Edi Rama dhe vartësit e tij.
Berisha deklaroi gjithashtu se në kohën që denonconte qeverinë dhe Ergys Agasin, Ervin Salianji drekonte me të. Po ashtu, sipas kryedemokratit, Salianji përdorte Suel Çelën për të mbledhur demokratët përmes kërcënimeve, në takimin që zhvilloi në Elbasan.
-
VIDEO
Përplasjet me Salianjin, fermerët në Berat kritikojnë Berishën: Mendimi ndryshe s’mund të ‘vetëpërjashtohet’! E quajmë PD, sepse duhet të ketë demokraci brenda vetes
Njëri prej fermerëve, teksa mori fjalën kritikoi Berishën për përjashtimin e Ervin Salianjit nga PD, duke theksuar se mendimi ndryshe nuk duhet të ‘vetëpërjashtohet’.
-
VIDEO
Afera ‘Partizani’/ GJKKO pranon kërkesën e Berishës për thirrjen e Ramës si dëshmitar! Në seancën e radhës thirren Balla dhe 6 të tjerë
Më 30 prill do të nisë gjyqi i vërtetë i aferës “Partizani”, ku Berisha dhe dhëndri i tij Malltezi akuzohen për korrupsion e pastrim parash. SPAK ka thirrur 8 dëshmitarët e parë, mes të cilëve 5 drejtues të ish klubit Partizani, të cilëve iu mor prona. GJKKO pranoi në seancën e kësaj të mërkurë kërkesën e Berishës e Malltezit që edhe Rama të thirret dëshmitar.
-
VIDEO
Balla: Kamza, model transformimi! Investime të mëdha në ujësjellës dhe energji
Balla theksoi se Kamza ka pësuar një transformim të madh krahasuar me vitin 2019, duke u kthyer në një nga bashkitë model për zhvillimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.
-
VIDEO
Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit/ Zhvillohet me debate mbledhja e Këshillit, PD kundërshton propozimet e PS
Opozita kundërshton propozimin e bërë nga PS për disa ndryshime në rregullore me argumentin se duhet të pritet zbardhja e vendit të Gjykatës Kushtetuese, pasi në projektvendimin e hedhur për shqyrtim, ka dispozita që më herët janë shfuqizuar nga Kushtetuesja.
-
VIDEO
‘Agjenci Kombëtare për gjuhën shqipe’, Kumbaro: Prioritet certifikimi dhe standardizimi
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro theksoi rëndësinë e politikave të qëndrueshme dhe afatgjata për ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporë si dhe standardizimin e certifikimin e saj.
-
VIDEO
Mëngjesi i Vëllazërimit, klerikët fetarë luten për bashkim e paqe: Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Komunitetet fetare e kanë çelur ditën e tretë të punimeve të Samitit të Diasporës duke ndarë bekimet dhe urimet e tyre në Mëngjesin e Vëllazërimit.