-
VIDEO
‘Rrugët në Shqipëri si në situatë paslufte’- Haxhinasto në Kuvend: Janë më të varfra me shtresa e nënshtresa se akset për karroca të kohës së Romës
Deputeti i Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto, është shprehur se situata e infrastruturës në Shqipëri ngjason me një situatë të pasluftës.
-
VIDEO
Protestat në Rrjoll/ Agron Shehaj përplaset me socialistët në Kuvend dhe përjashtohet nga seanca: Njeriu që Balluku e përmendte në përgjime po grabit pronat e qytetarëve
Deputeti Agron Shehaj është përplasur në Kuvend me kolegët socialistë, lidhur me protestat e banorëve të fshatit Rrjoll të Velipojës, të cilët janë ngritur kundër resortit që biznesmeni dhe botuesi Bashkim Ulaj po ndërton atje.
-
VIDEO
Siguria e shqiptarëve në Lindjen e Mesme, Rama në videotelefonatë me ambasadorët! Rrjeti diplomatik i gatshëm për menaxhimin e situatës
Kryeministri Rama zhvilloi një komunikim me ambasadorët e Republikës së Shqipërisë për të gjithë angazhimin e rrjetit diplomatik për garantimin e sigurisë së shqiptarëve në vendet e prekura, komunikimit të vazhdueshëm me ata që gjenden në këto vende për menaxhimin e kërkesave dhe nevojave të tyre.
-
VIDEO
‘Molotovët te Vila 31 rrezikuan jetët e artistëve’- Luarasi në Kuvend: Pamjet me flakë në zemër të Tiranës, largojnë turistët nga Shqipëria
Deputetja e Partisë Socialiste, Ilir Luarasi, gjatë fjalës në Kuvend ka dënuar hedhjen e molotovëve nga militantët e Sali Berishës ndaj vilës së Enver Hoxhës, sot qendër kulture.
Luarasi tha se pamjet me molotovë të shpërndara në mediat ndërkombëtare, dëmtojnë turizmin në Shqipëri.
-
VIDEO
Shembja e Librazhd-Prrenjas/ Peleshi i përgjigjet deputetes së PD: Rrugët nuk ndërtohen me fjalime, aksi alternativ do të jetë gati për pak kohë
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, teksa replikoi me deputeten demokrate Ledina Alolli për shembjen e aksit Librazhd-Prrenjas, tha se rrugët nuk ndërtohen me fjalime në Kuvend.
-
VIDEO
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, deputeti Ivi Kaso në Kuvend: Në Korçë është rritur çmimi i bukës dhe bileta e autobusit për në Tiranë
Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, deklaroi në Kuvend se shembja e aksit rrugor Librazhd-Prrenjas ka çuar në rritjen e çmimit të autobusit për në Tiranë dhe rritjen e çmimit të bukës në qarkun Korçë.
-
VIDEO
Sulmi me molotovë ndaj vilës me artistë, Bardhi replika me Ballën: Nuk rrimë në paradhomën e Ramës për të ditur se çfarë qokash bën me pronat e shqiptarëve
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi replikoi me Taulant Ballën i cili iu kërkoi të distancohen nga protestat e dhunshme dhe u kujtoi sulmin e dhunshëm me molotovë ndaj vilës së Enver Hoxhës, ku ndodheshin artistë. Bardhi i tha Ballës se nuk kishin dijeni që vila i është lënë të menachohet një fondacioni francez, duke thënë se u desh protesta e 28 shkurtit që të zbulohej se çfarë qokash bën kryeministri me pronën publike.
-
VIDEO
'Kërko falje'- Zhupa i përgjigjet Ballës në Kuvend: Revolta e opozitës do vazhdojë! Mos u bëni mburojë për imunitetin e Ballukut
Deputetja demokrate Ina Zhupa i ka bërë thirrje kolegëve socialistë që të mos bëhen mburojë e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Zhupa teksa iu kundërpërgjigj Ballës lidhur me molotovët e hedhur gjatë protestës së PD-së te vila e Enver Hoxhës, tha se revolta e opozitës do të vazhdojë.
-
VIDEO
Balla: Berisha Ajatollahu i fundit në Evropë, sulmoi vilën e Enver Hoxhës! Vetëm ai ka mundur të futet brenda dhe të ngrohet te oxhaku i diktatorit
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu përgjigj kërkesës së Tritan Shehut duke thënë se qëndrimi i Shqipërisë është bërë mjaft i qartë nëpërmjet deklaratave zyrtare të kryeministrit Edi Rama. Balla gjithashtu e cilësoi Berishën si Ajatollahu i fundit i mbetur në Evropë duke paralelizuar luftën në Lindjen e Mesme me protestën e dhunshme të PD-së më 28 shkurt. Balla tha se ndërkohë që SHBA dhe Izraeli godisnin Iranin, Berisha sulmoi vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha ndërkohë që brenda kishte artistë. Sot ajo vilë funksionon si qendër kulturore.
-
VIDEO
Evis Kushi: Indeksuam pagat e arsimtarëve me 2.5%, një kategori e caktuar përfiton rritje në 5.17%
Zv.kryetarja e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, Evis Kushi, është shprehur se prej janarit të këtij viti ka nisur indeksimi i pagave me 2.5% për të gjithë punonjësit e sektorit të arsimit.
Kushi tha gjithashtu se për kategorinë e arsimtarëve që kanë paga nga 58 mijë deri në 74 mijë lekë në muaj, është parashikuar edhe një shtesë prej 3 mijë lekësh.
-
VIDEO
Lufta në Iran/ Deputeti i PD: Ka shqiptarë të bllokuar në Lindjen e Mesme, të dalim me deklaratë për të treguar mbështetjen e palëkundur për SHBA-në
Deputeti i PD Tritan Shehu kërkoi që Kuvendi i Shqipërisë të dilte me një deklaratë për të shprehur qëndrimin e qartë krah SHBA-së në sulmin e koordinuar të ndërmarrë së bashku me Izraelin kundër regjimit të Iranit. Shehu foli për disa shqiptarë të bllokuar në Lindjen e Mesme ndërsa kërkoi nga qeveria angazhim të plotë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë.
-
VIDEO
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas/ Deputetja Alolli në Kuvend: Është izoluar gjithë Jug-Lindja, turizmi po përballet me humbje të mëdha
Deputetja Ledina Alolli ka ngritur në Kuvend shqetësimin për shembjen e aksit Librazhd-Prrenjas, duke thënë se ka çuar në izolimin e jug-lindjes së vendit.