-
VIDEO
'A thua ka pas nevojë Dibra për fjalët e Xhelal Mziut në Parlament', demokrati ia thotë në sy Berishës
Ndërkohë që në çdo degë që shkon, demokratët kanë pakënaqësi, një militant i është ngritur dhe gjatë fjalës së tij ka shprehur habinë se çfarë nevoje ka Dibra për një deputet si Xhelal Mziu dhe Shkodra për Luçiano Boçin.
-
VIDEO
Deputetët e Durrësit, për t'u veshur bukur janë të parët
-
VIDEO
Rregullorja e Kuvendit, Report TV siguron draftin e PS! Fuqizohet Komisioni ‘Xhafaj’,
Drafti propozon përgjysmimin e kohës së fjalës së ministrave dhe deputetëve, si dhe futjen me procedurë të përshpejtuar të ligjeve që lidhen me integrimin, të vetmit që aktualisht janë të përjashtuar nga ky rregull.
-
VIDEO
Imuniteti i Ballukut/ Arlind Qori: PS të dalë me një qëndrim të qartë! Rama e vonoi shkarkimin e saj
Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, është shprehur se Partia Socialiste duhet të dalë me një qëndrim të qartë për imunitetin e Belinda Ballukut.
Komentet Qori i bëri në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report TV, ku tha se kryeministri Rama duhet ta kishte shkarkuar më herët Ballukun nga pozicionet që ajo mbante në qeveri.
-
VIDEO
‘Jeni kthyer Partia Molotov’! Tension në Komisionin për Diasporën! Deputeti i PS thumbon Zhupën
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u shënua një tjetër debat opozitë – mazhorancë, këtë herë mes deputetit të Partisë Socialiste, Arkend Balla, dhe kryetares së komisionit nga Partia Demokratike, Ina Zhupa.
-
VIDEO
Deputeti i Lëvizjes Bashkë u ‘kap mat’ duke luajtur Shah në Kuvend, Arlind Qori për Report TV: Po të isha në vendin e tij, do kisha marrë edhe një libër me vete
Qori komentoi edhe draftin e PS për rregulloren e re të Kuvendit, për të cilin tha se ndryshimet kanë për qëllim rritjen e shpejtësisë së marrjes së vendimeve dhe jo urtësinë e shqyrtimit të nismave.
-
VIDEO
Përmbytjet ende dëm pa ‘faturë’! Fermerëve u del lakra me 'dy kokë', Korreshi përballet me ministrin: Fara jo cilësore
Ministri i Bujqësisë Andis Salla thotë se ende nuk është përfunduar raporti se sa është dëmi i fermerëve nga përmbytjet. Në seancë dëgjimore në Komisionin e Bujqësisë ministri foli për skemën kombëtare të 2026-ës, e cila në fokus do të ketë shtimin e financimit për blegtorët.
-
VIDEO
SPAK kërkon arrestimin, PS ende pa raport për Ballukun, afati i fundit 12 marsi
Belinda Balluku u zhvesh nga posti ministror dhe numri 2 i qeverisë. Megjithatë, në tryezën e Kuvendit është një kërkesë e SPAK që kërkon t’i hiqet edhe imuniteti i deputetes, për t’i hapur rrugë arrestimit e për ta vijuar hetimin ndaj saj, pa pengesa. Ndryshe nga demokratët të cilët e kanë të qartë qëndrimin e tyre për t’i thonë PO me votë arrestimit, socialistët ende nuk e kanë gati raportin që do çojnë në seancë plenare.
-
VIDEO
Rasti Balluku/ Kushtetuesja: Ministri pezullohet, s'përfiton nga neni 242! 4 anëtarë: Duhet autorizim i Kuvendit! 4 të tjerët: Jo, vetëm nëse ndryshon Kushtetuta
TIRANË-Vendimi i GJKKO që pezulloi zv. kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku 19 nëntorin e vitit të kaluar respektoi ligjin procedural. Ky është argumentimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila zbardhi këtë të martë vendimin e plotë të datës 6 shkurt, kur e ndarë në barazim 4 me 4 la në fuqi pezullimin e Ballukut, tashmë të shkarkuar nga Kryeministri Rama.
-
VIDEO
PD nxjerr raportin/ Kërkesa për arrestim, SPAK: Drejtorët që ka emëruar Balluku kanë penguar hetimet, ARRSH s’na ka dorëzuar dokumentet në kohë
Jo vetëm presion dëshmitarëve por, Belinda Balluku ka penguar hetimet edhe përmes krijimit të vonesave dhe pengesave që SPAK të marrë provat e deritanishme. Vetë prokuroria e posaçme e ka thënë në mbledhje se institucionet ku drejtuesit janë emëruar nga Belinda Balluku panë penguar marrjen e dokumentacionit nga organi i akuzës
-
VIDEO
‘Zgjedhorja’, Gonzato: Parakusht për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, vija dalluese mes shtetit e partisë duhet të jetë qartësisht e theksuar! Transparencë për financimin
Silvio Gonzato theksoi se reforma është nevojë demokratike dhe kërkon transparencë në burimet e financimit të partive. Kriteret kryesore të reformës zgjedhore janë pluralizmi politik dhe konkurrenca e barabartë, tha ambasadori.
-
VIDEO
Komisioni për Bujqësinë, ministri Salla: Mbi 800 aplikime projektesh në AZHBR, shumë shpejt del lista e përfituesve
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka bërë me dije në Komisionin për Bujqësinë, Zhvillimin Rural dhe Ushqimin se mbi 800 projekte kanë aplikuar pranë AZHBR-së, me grant 50%.