-
VIDEO
Tensione në Kuvend, PD bllokon foltoren! Refuzon rendin e ditës, kërkon diskutime për protestën! Noka sulmon Ballën, i shkul mikrofonin dhe i hedh letra
Ka nisur me tensione seanca plenare ku me të nisur leximi i rendit të ditës nga kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, deputetët e PD kanë bllokuar foltoren. Policia ka vendosur kordon sigurie rreth parlamentit, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm për shkak të protestës së paralajmëruar.
-
VIDEO
Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret Bordin Drejtues të PISA-s! Kumbaro për protestat: Të rinjtë kanë të drejtë të kërkojnë ndryshime, prioritet siguria e tyre
Në fjalën e saj gjatë ceremonisë ku ishte i pranishëm edhe Drejtori për Edukimin dhe Aftësitë, Andreas Schleicher, ministrja Mirela Kumbaro u ndal te ditët e fundit që kanë sjellë protesta të dhunshme. Ajo theksoi rëndësinë e arsimit për të gjetur zgjidhje përmes dialogut.
-
VIDEO
Protestat e dhunshme/ I thyen karriget Rama i zëvendëson me stola guri dhe bën sërish thirrje për dialog
Kryeministri Edi Rama ka bërë sërishj thirrje për dialog me protestuesit.
-
VIDEO
Shalsi: Në demokraci protestat dhe pakënaqësitë janë bashkëudhëtare, por rruga drejt BE nuk duhet të cenohet
https://youtu.be/3w0mJZX_uVc
-
VIDEO
Protesta, Shalsi: Ka parti shqiptare që janë pjesë e ‘Antifës’! Nesturi: Zgjidhjet politike shtrohen në tryezë, mazhoraca të gjejë mjetet e duhura
Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e nëntë të saj, ku ‘paqja’ e protestuesve mbaroi shumë shpejt me aktet e vandalizmit gjatë mbrëmjes së sotme te ‘Bulevardi’.
-
VIDEO
Protesta në Tiranë, Shehi: Dhuna nuk i bën mirë asnjërit, duhet qeveri e përbashkët, jo teknike! Malaj: Pushteti të gjejë se nga kush po përdoren studentët
Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të nëntë. Kreu i LZHK i ftuar në ‘Studio Live’ tha se dhuna nuk i bën mirë asnjerit, prandaj duhet një zgjidhje politike. Të njëjtën përgjigje dha edhe pedagogia Nora Malaj.
-
VIDEO
27-vjeçari me aftësi të kufizuara i shkruan për ta takuar, Rama e pret në Kryeministri: Një vizitor i veçantë, pa gurë në xhep, kjo është demokracia!
Në një kohë kur protestuesit kanë refuzuar ftesën e tij për dialog, kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrë një 27-vjeçar me aftësi të kufizuara, i cili i kishte shkruar vetëm për ta takuar dhe për të bërë një fotografi së bashku.
-
VIDEO
Vetëm bizneset e vogla raportojnë deri tani 18 mln lekë të reja dëme nga vandalizmi në protesta, ende s'ka filluar llogaritja për shkatërrimet e pronës publike apo bankat
Ndërkohë që dëmi parashikohet të jetë shumë i madh në pronën publike, dhe jo financiar por edhe në dokumente. Janë djegur kosha pa fund, shkulur pllaka, shkatërruar semaforë, stacione autobusë, kangjella ndarës të rrugëve, djegur stola e pemë etj
-
VIDEO
Në mesin e trazirave, Sali Berisha kyç gojën për dhunën e protestuesve dhe sulmon sërish median! Thirrja Ramës: Ik ose do kesh fatin e karrigeve në bulevard
Sali Berisha doli sërish hapur në krah të protestuesve, duke thënë se i mbështet ata, ndërsa akuzoi Ramën për një skenar destabilizimi që synon të fajësojë studentët. Në mesin e trazirave, Berisha sulmoi mediat duke i ekspozuar ata ndaj sulmeve të protestuesve.
-
VIDEO
Rama nxjerr karriget për dialog, protestuesit i shkatërrojnë! Kryeministri ironizon: 'Pedagogët' erdhën sot përsëri… (VIDEO)
Edi Rama ka zgjedhur ironinë për t'iu përgjigjur atyre që, në vend të ftesës së tij për dialog, kanë zgjedhur të përmbysin e të shkatërrojnë karriget përpara Kryeministrisë.
“Pedagogët” erdhën sot përsëri…”, shkruan kryeministri në Facebook, duke e vendosur fjalën “pedagogët” në thonjëza, një thumb i drejtpërdrejtë për grupin e pedagogëve që të mbështetur nga familja Berisha është bashkuar protestës dhe kërkon dorëheqjen e tij. Kontrasti i vënë në pah nga Rama është i qartë. Ata që duhet t’u mësojnë studentëve forcën e argumentit, shfaqen në një protestë ku karriget e dialogut shkërmoqen në trotuar.
-
VIDEO
Tabaku nga Blloku i Sigurisë: 250 të mitur mes të arrestuarve dhe të shoqëruarve! Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri europiane, jo dhunë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha sot se 250 të mitur janë mes mbi 1 mijë të rinjve të arrestuar ose të shoqëruar nga policia gjatë nëntë ditëve të protestave në Tiranë. Pas një vizite në Bllokun e Sigurisë, ajo akuzoi efektivët për 'dhunë barbare' ndaj protestuesve e veçanërisht ndaj vajzave.
-
VIDEO
Rama: Pjesëmarrja në protesta me fytyrë të mbuluar do të jetë shkelje e ligjit! Kush nuk ushtron dhunë, nuk ka pse të përballet me gaz
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se pjesëmarrja në protesta me fytyrë të mbuluar do të konsiderohet shkelje e ligjit, si pjesë e masave të reja që qeveria synon të ndërmarrë ndaj protestuesve të dhunshëm. Rama tha se qytetarët që protestojnë paqësisht nuk kanë arsye të mbulojnë fytyrën dhe as të përballen me gaz lotsjellës.