-
VIDEO
Rama-opozitës: Jeni një tufë të paaftësh që nuk më mundni dot me zgjedhje dhe nxisni dhunë! Kalendari i negociatave është i hapur, ndërpritet nëse iki
Kalendari i negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian nuk pret, thotë kryeministri Rama duke e cilësuar si arsyen e vetme që nuk jep dorëheqjen. Sipas tij, nëse largohet dhe në vend të tij vijnë Adriatik Lapaj, Arlind Qori apo Sali Berisha, të cilëve u vë epitete nga më të ndryshmet dhe janë sipas tij, të paaftë për ta çuar vendin drejt BE. Edhe nëse do ta bënin, kjo do të merrte një kohë të gjatë ndërkohë që kalendari është miratuar.
-
VIDEO
Protestat, Rama për analistët e mediave: Janë më zi se ata të gurëve, përgatisin zullumin natë për natë
Gjatë fjalës së tij për protestat, kryeministri Rama sulmoi edhe analistët e mediave duke u shprehur se çdo mbrëmje përgatisin “zullumin” dhe janë nxitësit kryesorë. Sipas kryeministrit, mediat dhe rrjetet heshtin për të mos humbur ndjekësit e as për të mos qenë pre e sulmeve.
-
VIDEO
Kongresmenët amerikanë të shqetësuar për protestat në Shqipëri, Balla: I përkasin lëvizjes Antifa, dhuna të dënohet pa ekuivok
Kongresmenët Joe Wildson dhe Robert Aderholt shpreheshin se e kanë ndjekur me shqetësim “përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, aleate e NATO-s", duke kërkuar që qeveria të përmbahej nga dhuna, por Taulant Balla u thotë se para gjithçkaje tjetër, dhuna duhet dënuar.
-
VIDEO
Rama-protestuesve: Kush do të flasë jam këtu, ata që duan gurë e maska kanë shtetin përballë
Kryeministri Rama tha se është i gatshëm të flasë pa gurë e maska. Sa për dëmtimet që u janë shkaktuar bizneseve, premtoi se gjithçka do të rindërtohet edhe më e fortë.
-
VIDEO
Përdorimi i fishekëve të gomës nga policia, Rama: E qëlluan me zare metalikë! RENEA del sa herë ka kërcënim, s’diskutohet
Kryeministri Rama iu adresua edhe përdorimit të fishekëve të gomës në disa raste nga policia kundrejt protestuesve. Ai shpjegoi se kjo erdhi pas sulmit me zare metalikë nga protestuesit. Sa për daljen e RENEA-s në terren, tha se është detyrë e forcës në momentin që ka kërcënim.
-
VIDEO
Me gurin nga bulevardi në dorë, Rama: Shteti që dorëzohet para kësaj, s’e merr veten! Gati për dialog
Shteti që dorëzohet para gurëve të hedhur nga protestuesit nuk e merr më veten, tha kryeministri Rama drejt përfundimit të fjalimit, duke përsëritur ftesën për dialog.
-
VIDEO
Dorëheqja, Rama tregon gurin: T’i hap rrugën kësaj? Çështja s’është pushteti im, në lojë tryeza e negociatave në BE
Duke folur për dorëheqjen që protestuesit i kërkojnë apo fjalët se duhet t’i hapë rrugë të rinjve, kryeministri Rama mori në duar një nga gurët e hedhur në bulevard këto ditë duke pyetur se çfarë ndodh nëse ai largohet.
-
VIDEO
Rama: S’jam në vend pune, por në misionin që Shqipëria të rrijë me kokën lart
Kryeministri Rama thotë se ai nuk është në një vend pune, por në një mision, i cili është që Shqipëria të rrijë kryelartë.
-
VIDEO
Protestat e dhunshme, Rama: Dy ditë më parë u neutralizua një dron me eksploziv, do të godiste kryeministrinë
Dy ditë më parë gjatë protestave të dhunshme, një dron me eksploziv që do të godiste kryeministrinë, është neutralizuar, tha kryeministri Rama.
-
VIDEO
Protestat e dhunshme, Rama: Nuk po sfidohem unë, por Shqipëria në BE në 2030! Sulmet ndaj bankave, plan për të përhapur panik
Rama: Nuk po sfidohem unë, por Shqipëria në BE më 2030! Sulmet ndaj bankave, plan për panik
-
VIDEO
Protestat/ Rama: Kurth që kërkon gjak! Dhuna s’është zgjidhje, ta harrojnë se është çështje ditësh! Rusia dhe Irani duart e huaja! Në lojë e ardhmja e Shqipërisë në BE
Protestat e dhunshme në Tiranë kërkojnë gjak, thotë kryeministri Rama duke shtuar se po përpiqet të mos bjerë në këtë kurth. Duke përmendur forca të opozitës këtu në Tiranë por edhe Rusinë dhe Iranin si forca të huaja Rama tha se janë një konglomerat që duan dështimin e rrugës së Shqipërisë për në Bashkimin Evropian.
-
VIDEO
Protestat e dhunshme, Rama: Pjesë e flamës së përgjithshme, vjen kur jemi më afër se kurrë ëndrrës historike! Studentët, pengje të grupit të zjarrit
Protesta e dhunshme që zhvillohet prej 5 ditësh frymëzohet nga ajo që po ndodh edhe në vende të tjera të botës, tha kryeministri Rama. Veçantia e Shqipërisë është se kjo po ndodh kur Shqipëria është pranë anëtarësimit në BE në 2030. Sipas tij, studentët janë pengje të grupit të zjarrit.