-
VIDEO
Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE, Rama: Hap vendimtar, deri në fund të vitit mbyllim dyfishin e kapitujve! Kos: Mbështesim ambicien tuaj, vazhdoni reformat!
Në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare në Luksemburg sot u mbyll Kapitulli 20 i negociatave për anëtarësimin në BE. Kryeministri Rama tha se Shqipëria do të përmbushë të gjitha detyrimet, ndërsa komisionerja Marta Kos vlerësoi progresin e vendit duke bërë thirrje për vazhdimin e reformave.
-
VIDEO
Arrestimi i ish-drejtoreshës së SHISH, Rama: Kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë fund! Resorti i Kushner? Në harmoni me natyrën
Nga Luksemburgu, ndaj kryeministrit Edi Rama nuk munguan as pyetje për zhvillimet e brendshme në Shqipëri. Rama u pyet për projektin në Zvërnec, për të cilin tha se duan që të realizohet një projekt që të jetë në harmoni me natyrën.
-
VIDEO
Kos: Mbështesim ambicien e Shqipërisë për të mbyllur kapitujt deri në fund të 2027! Integrimi, një projekt kombëtar që kërkon kontributin e të gjithëve
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos tha gjatë fjalës së saj se Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme për t'u anëtarësuar në BE.
-
VIDEO
Konferenca e 10-të Ndërqeveritare me BE-në, Rama: Kemi ende një rrugë të gjatë përpara, por jemi të përgatitur për t’ia dalë
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës ndërqeveritare me Bashkimin Europian, falënderoi Presidencën irlandeze, komisioneren Marta Kos dhe vendet anëtare për mbështetjen në procesin e integrimit.
-
VIDEO
Konferenca Ndërqeveritare në Luksemburg, komisionerja Kos: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE para 2030 do të ishte i mundur
Ruajtja e ritmit që Shqipëria ka në procesin e anëtarësimit mund të jetë mundësia e saj për integrimin në Bashkimin Europian para vitit 2030, tha komisionerja Marta Kos. Ajo nuk dha një përgjigje kur do të shihet efekti i planit të ri të masave të BE pasi tha se varet nga afrimi me mbylljen e negociatave.
-
VIDEO
Konferenca e 10-të Ndërqeveritare, Kos: E ardhmja e Shqipërisë është në BE! Mbështesim ambicien për të mbyllur kapitujt deri në fund të 2027
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos tha gjatë fjalës së saj se Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme për t'u anëtarësuar në BE.
-
VIDEO
Konferenca e 10-të Ndërqeveritare, ministri i jashtëm irlandez: Duam që të mbyllim edhe kapituj të tjerë me Shqipërinë
Ministri i jashtëm irlandez Thomas Byrne deklaroi se Shqipëria ka bërë hapa përpara drejt integrimit.
-
VIDEO
Konferenca Ndërqeveritare, Rama: Me mbylljen e ndërmjetme të kapitullit 20, hedhim hap vendimtar drejt BE
Në nisje të fjalës së tij në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare në Luksemburg, kryeministri Rama tha se mbyllja e ndërmjetme e kapitullit 20 është një hap vendimtar i Shqipërisë drejt BE. Ai shtoi se Shqipëria dëshiron të bëjë edhe më shumë për të realizuar anëtarësimin.
-
VIDEO
'Do ishte perfekte", Balla: Votimi dhe numërimi elektronik të aplikoheshin në zgjedhjet e ardhshme
“Le t’ua lëmë përfaqësuesve tanë në KQZ përcaktimin e bashkive. PS e mbështet fuqishëm përdorimin e teknologjisë. Kanë mjaftuar disa palë zgjedhje, për të konfirmuar se dalja menjëherë e rezultatit të zgjedhjeve, për të përcaktuar vullnetin e votuesve, është diçka e domosdoshme. PD në disa palë zgjedhje ka dhënë dakordësinë dhe nuk ka pasur ankesa për cilësinë dhe sigurinë e votimit elektronik. Në vitin 2025 ka pasur votim elektronik në Vorë dhe në njësinë nr.10 në Tiranë. Bashkia Tiranë do ishte perfekte për votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Por vendimmarrjet në KQZ janë vendimmarrje të përfaqësimit politik, ku njëra palë ka të drejtë të bllokojë palën tjetër. Por unë mendoj se dhënia fund e atij numërimi që zgjat me ditë me radhë, është e domosdoshme”, tha mes të tjerash Balla.
-
VIDEO
‘Do i fitoj zgjedhjet edhe pas bashkimit të Kavajës me Rrogozhinën’- Balla i përgjigjet kryebashkiakut Fisnik Qosja: Bastexhi i rëndomtë, nuk e zbres vullnetin qytetar në nivelin e tij
Gazetarja Danjela Maloku: Zoti Balla, meqë përmendët vetë Kavajën, kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja ka deklaruar se edhe me bashkimin me Rrogozhinën do ta fitojë bashkinë. A do të jetë një bast i humbur i juaji Kavaja?
Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla: Ky vendos baste në mënyrë të paligjshme. Unë vullnetin e popullit të nderuar të Kavajës nuk zbres në nivelin e një bastexhiu të rëndomtë.
-
VIDEO
Faza e dytë e Reformës Territoriale/ Balla: Nuk e kuptova qëndrimin e PD-së në Konferencën e Kryetarëve, përfaqësuesit e opozitës u larguan pa dëgjuar asgjë! Shpresoj të reflektojnë dhe të na bashkohen
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve se nuk arriti ta kuptonte qëndrimin e PD-së për fazën e dytë të Reformës Territoriale.
-
VIDEO
‘Territorialja’/ Tabaku: Grupi Parlamentar do të vendosë nëse PD do të jetë pjesë e Komisionit të Posaçëm! E enjtja e kaluar ditë zie, u fshinë nga harta 15 bashki
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se PD do të mbledhë Grupin Parlamentar në ditët në vijim, për të vendosur nëse do të bëhet pjesë e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë të Reformës Territoriale.