-
VIDEO
Balliu u kërkon protestuesve të mos ikin nga sheshi: Të qëndrojmë deri në largimin e Ramës
Deputeti Klevis Balliu u kërkoi demokratëve që sot i janë bashkuar protestës që po zhvillohet para Kryeministrisë, të mos largohen nga aty deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti, duke nënkuptuar se Partia Demokratia mund të vërë në jetë një skenar me akte dhune ose grevë.
-
VIDEO
Protesta e PD para Kryeministrisë, pjesëmarrje e ulët, protestuesit të shpërndarë në Bulevard
-
VIDEO
Molotovë drejt kryeministrisë, nisin trazirat në protestën e PD-së
Militantë të Partisë Demokratike kanë filluar të hedhin molotovë në drejtim të selisë së kryeministrisë, ndërsa kryedemokrati Sali Berisha ishte akoma në podium duke mbajtur fjalimin e tij. Disa protestues kanë thyer kordonin e policisë në rrethim të godinës së kryeministrit duke u përplasur edhe me focat e rendit.
-
VIDEO
Gazmend Bardhi nga protesta: Rama, Balluku dhe bandat prapa tyre duan që ne të heshtim, populli nuk dorëzohet deri në fitore
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazmend Bardhi gjatë fjalës së tij në protestën e PD përpara Kryeministrisë, akuzoi qeverinë për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.
-
VIDEO
PAMJET ME DRON nga protesta me militantë e Berishës para Kryeministrisë
Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta kombëtare e PD para Kryeministrisë ditën e sotme.
Nga pamjet shihet se numri i atyre që i janë bashkuar kësaj proteste është i ulët, ndoshta shumatorja e 5 protestave të fundit që Sali Berisha ka organizuar para Kryeministrisë përgjatë 5 të hënave të fundit.
-
VIDEO
Protesta e PD para Kryeministrisë, Dashnor Sula për Report Tv: Një pjesë e militantëve nuk marrin pjesë, partia duhet të ridimensionohet
Sipas Sulës, opozita e vërtetë sot në Shqipëri është SPAK. Ish-deputeti kritikoi ashpër qëndrimin e PD ndaj SPAK, duke theksuar se ky institucion i drejtësisë duhet të ishte aleat i saj dhe jo objekt sulmesh.
-
VIDEO
Ervin Salianji nga protesta e PD: Do të vijoj të jem pjesë e tyre, s'më përjashton dot askush nga partia
Ish-deputeti i PD Ervin Salianji, nga protesta e PD para Kryeministrisë, tha se do të vijoi që të jetë pjesë e protestave të PD, pasi ai është pjesë e kësaj partie.
-
VIDEO
Priti që të rritet pjesëmarrja, Berisha lë selinë e PD-së për t'iu bashkuar militantëve para Kryeministrisë
Sali Berisha ka lënë selinë e Partisë Demokratike për t'iu bashkuar mbështetësve që po presin fillimin e tubimit të tij para Kryeministrisë, ku numri i të pranishmëve duket tejet i ulët.
-
VIDEO
Sali Berisha thërret protestë kombëtare, i bashkohet e bija dhe dhëndri
Vërshimi popullor që premtoi PD për t’i dhënë fund “regjimit të Edi Ramës” është me vonesë ndërkohë që pjesëmarrja në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ është e ulët. Krahas eksponentëve të tjerë të PD-së, në shesh është vënë re edhe prania e vajzës së liderit të PD-së, Argita Berishës dhe bashkëshortit të saj Jamarbër Malltezi i cili është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash.
-
VIDEO
Protesta e PD, Berisha mbledh një grusht militantësh para Kryeministrisë
Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta kombëtare e PD para Kryeministrisë ditën e sotme.
-
VIDEO
Protestë aspak kombëtare, pjesëmarrje e ulët në bulevard! Molotovë drejt Kryeministrisë, Berisha: Objektivat e betejës sonë Qeveria, Parlamenti, Surreli
Ky tubim vjen pas 5 protestave që Sali Berisha organizoi poshtë zyrës së Edi Ramës në 5 javët e fundit. Nëse i referohemi 5 të hënave, pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë gjithmonë e në rënie, madje krydemokrati duket se u braktis dhe nga vetë militantët e partisë së tij.
-
VIDEO
Protesta e opozitës/ Berisha mbërrin në PD, pjesëmarrje e ulët në bulevard
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, mbërriti në selinë e PD-së , pak çaste përpara nisjes së protestës anti qeveritare të opozitës, ndërkohë që në shesh regjistrohet një pjesëmarrje e ulët deri më tani.