-
VIDEO
E propozoi vetë për Avokat të Popullit, tallja e Berishës me shqiptarët: E patë si Shabani përfundoi në gjirin e Ramës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi edhe sot për zgjedhjen e Endri Shabanit nga Kuvendi si Avokat të Popullit, me 85 vota deputetësh socialistë, por i propozuar si kandidaturë me firmat e 35 deputetëve demokratë.
-
VIDEO
Berisha: Protestat nuk do të jenë simbolike, do të vazhdojnë deri në rrëzimin e Ramës
Kreu i Partisë Demokratike,Sali Berisha, ka deklaruar se protestat e ardhshme kundër kryeministrit Edi Rama, duke filluar nga ajo e 22 dhjetorit,nuk do të jenë thjesht simbolike apo dyorëshe, por të forta dhe të qëndrueshme, deri në largimin e tij nga pushteti. Deklaratat Berisha i bëri gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale.
-
VIDEO
Berisha: Nëse Rama nuk dorëzon Ballukun, shqiptarët duhet të reagojnë me revoltë! Kam ftuar Lapajn t'i bashkohet protestës së 22 dhjetorit, por ka refuzuar
Kreu i Partisë Demokratike,Sali Berisha, ka deklaruar se protestat e ardhshme kundër kryeministrit Edi Rama, duke filluar nga ajo e 22 dhjetorit,nuk do të jenë thjesht simbolike apo dyorëshe, por të forta dhe të qëndrueshme, deri në largimin e tij nga pushteti. Deklaratat Berisha i bëri gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale.
-
VIDEO
Çështja 'Balluku'/ Bardhi: Me firmat e 1/2 të deputetëve anëtarë, kemi kërkuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e provave
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, njoftoi sot në një konferencë për mediat se 5 deputetët opozitarë që janë pjesë e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, kanë dorëzuar kërkesën për caktimin dhe mbajtjen e mbledhjes së ardhshme të këtij organi të Kuvendit, me qëllim shqyrtimin e provave që SPAK i ka paraqitur ligjvenësve dhe mbi të cilat akuzon zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrasktrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për shkelje të barazisë në tenderë, duke kërkuar arrestimin e saj.
-
VIDEO
Bardhi thirrje Peleshit: Mblidh Këshillin e Mandateve për të shqyrtuar provat e SPAK! Procesin t'ia kalojmë Kuvendit për të autorizuar arrestimin e Ballukut
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i kërkoi kryeparlamentarit Niko Peleshi që në fillim të javës që vjen të thërrasë me patjetër mbledhjen e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës dhe provave të Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
-
VIDEO
Bardhi: Vlerësoj integritetin e prokurorëve! Rama të heqë dorë nga pengimi që po tenton t'i bëjë drejtësisë
Deputetët demokratë që janë pjesë e Këshillit të Mandatave po mbajnë një konferencë për shtyp në selinë e Partisë Demokratike.
-
VIDEO
Mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Bardhi: Prokurorët e SPAK thanë se Balluku po intimidon vartësit e saj që po bashkëpunojnë me drejtësinë! Bëhet fjalë për 11 tenderë korruptivë me vlerë 1.1 mld €
Pesë anëtarët demokratë të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit i bëjnë thirrje kryetarit Niko Peleshi të thërrasë urgjentisht mbledhjen të martën, që t’i jepet autorizimi SPAK-ut për arrestimin e Belinda Ballukut. Gazment Bardhi zbuloi shqetësimin e prokurorëve të Posaçëm se Balluku po intimidon vartës që po bashkëpunojnë me drejtësinë dhe rrezikon të prishë provat.
-
VIDEO
Nis protesta e ‘Shqipëria Bëhet’ para kryeministrisë, aktivistët përplasje me policinë
Përpara kryeministrisë ka nisur protesta e organizuar nga ‘Shqipëria Bëhet’
-
VIDEO
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Berisha takim me aleatët: Është gozhduar shteti se ajo nuk jep dorëheqjen! Protestë deri në grevë urie
Me ikjen e Dumanit, Berisha ka zbutur gjuhën edhe ndaj SPAK. Madje kërcënon Ramën, se do të marrë ‘përgjigjen e merituar’ në rast se sipas tij vërtetohen presionet ndaj prokurorëve të posaçëm.
-
VIDEO
PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të PD, shtyhen ‘ndëshkimet’ për kaosin në Kuvend! Bardhi: Doni të fshini opozitën
Sekretariati i Etikës do të mblidhet sërish të martën në orën 10:00 për të shqyrtuar kërkesën e PS për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës. Opozita kërkoi sot mbledhje me dyer të hapura dhe hodhi akuza se po përjashtohen pa të drejtë edhe deputetë që nuk iu bashkuan kaosit.
-
VIDEO
Gati ‘Smart City’, 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete! Rama: Sy magjik që identifikon në kohë reale shkelësit e ligjit
5 mijë kamera inteligjente do të monitorojnë 20 qytetet më të mëdha të vendit, nga rrugët, shkollat dhe ambientet e tjera publike, pjesë e projektit Smart City. Pas disa marrëveshjeve të nisura që një vit më parë, prej sot nis faza e zbatimit të projektit.
-
VIDEO
Debatet brenda mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Bardhi-Peleshit: S’tu përgjigj Rama në telefon dhe thua ta shtyjmë
Gazment Bardhi është përplasur me Niko Peleshin në Mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Belinda Ballukun. Peleshi e mbylli mbledhjen pa një afat se kur do të mblidhen sërish, ndërsa Bardhi e akuzoi se nuk iu përgjigj Rama në telefon prandaj nuk caktoi një datë.