-
VIDEO
Berisha tentoi ti 'bojkotojë' foltoren me mesazhe ndaluese Salianjit por ai i bashkohet sot në shesh
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji edhe këtë të hënë ka marrë pjesë në protestën e Sali Berishës o organizuar përpara ndërtesës së kryeministrisë.
Ndërsa Berisha vijon protestat në kryeqytet, nga ana tjetër Salianji ka nisur takimet e private, siç i cilëson Berisha, me qytetarët në Durrës. Kjo është parë si një revoltë brenda PD ku në thelb në takimeve të Salianjit është reformim rrënjësor i partisë, e cila përveç se humbje, nuk ka korrur asnjë sukses tashmë prej vitesh.
Pavarësisht dhe deklaratave të Berishës, Salianji përsëri është parë në protestën e të hënës dhe pse në distancë nga besnikët e Berishës.
-
VIDEO
Në Ditën e Rinisë, Berisha mbledh në protestë vetëm një grusht militantësh para Kryeministrisë
Partia Demokratike pritet të nisë protestën e radhës para Kryeministrisë. Protesta përkon me Ditën e Rinisë.
-
VIDEO
Java e 4-t e protestave të Partisë Demokratike, në bulevard vetëm militantët e Berishës
Për të katërtën javë radhazi dhe pse me një prezencë të qytetarëve përherë e më të vogël në bulevard, Sali Berisha vijon thirrjen për protesta përpara kryeministrisë.
Ashtu si dhe në 3 javët e kaluara, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ janë mbledhur vetëm militantët demokratë, të cilët siç duket nga pamjet me dron të transmetuara nga Report Tv, sa vijnë dhe tkurren në numër
-
VIDEO
8 dhjetori/ Të rinjtë ngrenë zërin për shëndetin mendor në Kuvend: Jemi nën presion nga rrjetet sociale, na ndihmoni
Aktiviteti u organizua nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, e cila drejtohet nga Sara Bodo. Ajo ishte drejtuese e forumit rinor demokrat në Vlorë, por në 11 maj, kaloi me Partinë Socialiste.
-
VIDEO
Ceka: Parlamenti është kthyer në 'estradë', me aktorë nga PS dhe duartrokitës nga PD! Duhet një shkollë politike që përgatit deputetët e rinj
Në intervistën për Report TV, Neritan Ceka u shpreh kritik ndaj partive politike. Duke komentuar gjendjen në të cilën ndodhet PD, ai tha se Sali Berisha e ka mbyllur ciklin e vet, dhe se ai duhet që të largohet dhe t’i lërë vend brezit të ri të politikanëve. Për këtë, tha Ceka, PD duhet që të krijojë një “shkollë politike” për të përgatitur emrat e rinj. Ai tha se deputetët aktualë e kanë kthyer parlamentin në “estradë”, me aktorë nga PS, dhe duartrokitës nga PD.
-
VIDEO
Pirro Vengu inspekton Kampusin e ri të Akademisë së Forcave Të Armatosura: Investim që i shërben arsimit dhe sigurisë kombëtare
Ministri i Mbrojtjes, Piro Vëngu dhe Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vizituan kampusin e ri të Akademisë së Forcave të Armatosura, një investim modern prej 7 600 m² që ofron kushte bashkëkohore për formimin e profesionisteve të ardhshëm të FA.
Kampusi i ri përfshin klasa të teknologjisë së lartë, auditorë, laboratorë, poligon stërvitor, pishinë, ambiente sportive dhe hapësira funksionale të standardeve të NATO-s, duke krijuar një mjedis të kompletuar akademik dhe profesional.
Ministri Vengu nënvizoi rolin e kampusit të ri si qendër ekselence në formimin ushtarak dhe akademik, duke theksuar se standardet e reja infrastrukturore dhe pedagogjike do të përgatisin kuadro të afta për misione kombëtare dhe ndërkombëtare.
-
VIDEO
‘Lë garant fëmijët e s’ju tradhtoj’, djali i Azem Hajdarit tregon të pathënat e liderit të Dhjetorit: Ja jeta e tij mes familjes, politikës dhe sportit
Në Ditën e Rinisë, Partia Demokratike nderoi figurën e Azem Hajdarit, një prej drejtuesve të Lëvizjes së Studentëve që i dha fund regjimit komunist. I pranishëm ishte edhe djali i Azem Hajdarit, i cili kujtoi të atin dhe rolin e tij, jo vetëm në politikë, por edhe në përditshmërinë e tij me familjen. Djali, i cili mban emrin e të atit, tha se shqiptarët duhet të jenë falënderues për heronjtë që morën pjesë në lëvizjen e dhjetorit. Ai kujtoi edhe momentet se si i ati ra në dashuri me nënën e tij dhe se si u larguan nga Tirana në Tropojë, pasi dashuria ishte e pamjaftueshme për tu bashkuar për shkak të agresionit komunist.
-
VIDEO
Ish-studenti i dhjetorit Osman Stafa ia thotë në sy Berishës: PD ka nevojë të pastrohet, duhet të jemi vetvetja
Osman Stafa, ish kreu i PD në Durrës dhe ish student i dhjetorit, teksa mori pjesë në aktivitetin në nderim të Azem Hajdarit për 8 dhjetorin e vitit 1990, theksoi nevojën e pastrimit të PD-së. Në fjalën e tij, ai tha se “nëse një pjesëtar i familjes lëviz në darkë dhe kthehet në mëngjes, ai nuk është më pjesë e familjes”.
-
VIDEO
PD nderon Azem Hajdarin, Berisha: Studentët ishin heronjtë e vërtetë, pararendës të ndryshimit epokal
PD ka përkujtuar 8 dhjetorin e vitit 1990, Lëvizjen Studentore që çoi në rrëzimin e regjimit komunist, duke bërë homazhe në bustin e Azem Hajdarit në Qytet Studenti. Kreu Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij se studentët si “uragan” arritën të rrëzonin regjimin dhe t’i hapnin rrugën demokracisë.
-
VIDEO
35 vjet nga Lëvizja Studentore, Lugja për Report TV: Do ta bëja sërish, kishim unitet! Berisha erdhi si ndërmjetës i Alisë, i kërkuam të digjte teserin e partisë
Ndue Lugja, ish-student i dhjetorit në vitet 1990 kujton lëvizjen e asaj kohe që solli rrëzimin e regjimit komunist dhe ardhjen e demokracisë. Në një intervistë për “Shtypi i ditës dhe ju” në Report TV, ai flet për unitetin e jashtëzakonshëm që i bashkonte të rinjtë e asaj kohe, duke sfiduar rrezikun e madh me të cilët përballeshin.
-
VIDEO
Raporti/ Meta 3000 telefonata e 170 takime në një vit! Avokati i Popullit kritikon 'burgjet': Ish presidentit po i shkelen të drejtat politike dhe ato për jetë familjare
Një raport i Avokatit të Popullit ka gjetur shkelje në trajtimin e Ilir Metës në burg, dhe kërkojn nga Drejtoria e Burgjeve reflektim të menjëhershëm. Raporti evidenton më shumë se 3000 telefonata të bëra nga Meta dhe mbi 170 takime nga qelia.
-
VIDEO
Përçarjet brenda PD, analisti Mërtiri për Report Tv: Berisha është në makth politik! Kërcënimet e tij vlejnë për Alimehmetin, por jo për Salianjin që është i vendosur
Mërtiri thotë se Berisha po reagon ashpër për shkak të makthit politik ku ndodhet sot, shtuar këtu humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje si dhe protestës së organizuar çdo të hënë përpara kryeministrisë, ku për çdo javë mblidhen akoma e më pak njerëz.