-
VIDEO
Salianji 'mund' Berishën! Të dhënat e Google Trends, ish-deputeti rezulton figura e parë më e kërkuar brenda PD që tejkalon kreun e saj
Të dhënat nga data 5 nëntor- 4 dhjetor tregojnë interesin e shtuar publik ndaj Salianjit. Ish-deputeti bëhet figura e parë brenda PD-së që tejkalon Berishën. Këto të dhëna vijnë teksa Salianji ka 'sfiduar' Berishën me ciklin e takimeve që do mbajë, me të parin të mbajtur në Durrës.
-
VIDEO
Rama: Krimet mjedisore janë ulur! Reformim të modelit të menaxhimit të natyrës, Agjencia e Zonave të Mbrojtura dhe e Pyjeve shkrihen në një
Kryeministri njoftoi punën që ka nisur për një reformim të modelit të menaxhimit të pyejeve e natyrës. Ky proces, theksoi ai, do të nisë nga bashkimi i dy Agjencive Kombëtare, ajo e Zonave të Mbrojtura me atë të Pyjeve.
-
VIDEO
Begaj e kalon në heshtje 'Barazinë gjinore', ligji që përplasi politikën dhe shkaktoi protesta do të hyjë në fuqi pa firmën e Presidentit
Një muaj nga miratimi në Kuvend, ligji “Për barazinë gjinore” që solli debate dhe përplasje të shumta, do të hyjë në fuqi pa firmën e Presidentit Begaj. Kreu i shtetit ka vendosur ta kalojë në heshtje ligjin, për të cilin iu kërkua nga opozita dhe disa shoqata kthimi në Kuvend.
-
VIDEO
Shtyhet sërish në GJKKO seanca paraprake, Kryemadhi: Meta nuk është njohur me dosjen, gjykata urdhëroi SPAK...
GJKKO ka shtyrë sërish seancën paraprake për dosjen e Ilir Metës, Monika Kryemadhi dhe tre të tjerët, ku pritej të vendosej kalimi ose jo për gjykim. Seanca e radhës do të mbahet më 22 dhjetor.
-
VIDEO
Prezantohet libri i ish-ambasadorit amerikan Chris Hill, Rama: Dëgjova për të se kishte çuar në burg Nanon, kur e takova s’mu duk si ‘burgosës’ i opozitës
Kryeministri Rama, teksa mori pjesë në prezantimin e librit të ish-ambasadorit, kujtoi kohën kur e takoi për herë të parë ndërsa e vlerësoi si një ndër figurat më të rëndësishme amerikane që ka shërbyer në vendin tonë.
-
VIDEO
Berisha i shpalli tradhtarë, Berberi e ‘sfidon’: Të dalë një kandidat për deputet e të thotë që s’kemi bërë fushatë për ta më 11 maj
Anëtari i FRPD-së në Durrës, Orest Berbei i ftuar në Report Tv u pyet edhe mbi deklaratën e Sali Berishës, i cili i shpalli tradhtarë që kanë punuar për PS, ata që morën pjesë në foltoren e Ervin Salianjit. Berberi, i cili ishte po ashtu në takim, tha se të gjithë kanë bërë fushatë për PD më 11 maj dhe sfidoi kandidatët për deputetë që të dalin e të thonë të kundrtën.
-
VIDEO
'Në PD të ketë shkarkime e dorëheqje!' Analisti: Berisha s'duhet ta sulmojë Salianjin politikisht
Formati që sjell te ju në kohë reale, informacionet e minutës së fundit. Analiza, intervista dhe lidhje direkte nga çdo skaj i Shqipërisë.
-
VIDEO
Aleatët kritika në sy Berishës: S’jemi ne fajtor për humbjen, po tkurremi! Kreu i PD: Ujdi për Zgjedhoren! Mungojnë Mediu, Duka e Blushi
Turi që ka nisur Ervin Salianji, po ngjall përplasje edhe më të mëdha në PD. Disa nga aleatët të mbledhur në një tryezë me Berishën, ia thanë në sy se opozita është tkurrur ndjeshëm. Berisha u ankua se zgjedhjet e 11 majit ishin farsë ndërsa u premtoi aleatëve se do të gjejnë ujdinë e përbashkët për reformën zgjedhore dhe territoriale.
-
VIDEO
Salianji, më i kërkuar se Berisha në Google! Eksperti Semanaj për Report TV: Trendi do vijojë në rritje, mesazhi i tij ka shkuar te qytetarët
Eksperti i IT-së, Besmir Semanaj, i cili publikoi të dhënat e Google Trends që tregonin se Ervin Salianji ishte bërë figura e parë brenda PD që ishte kërkuar më shumë në motorin e kërkimit sesa Sali Berisha.
Në një intervistë për Report Tv, ai theksoi se ky trend rritës ka qenë që prej muajit të kaluar, por kulmoi në ditët e fundit, pas lëvizjeve që ndërmori ish deputeti brenda partisë duke nisur një Foltore me demokratët. Sipas tij, këto të dhëna janë të pamanipulueshme dhe në shumë fushata i marrin si referencë për të kuptuar qasjen e qytetarëve.
-
VIDEO
PD drejt shpërbërjes? Zbardhen tensionet e brendshme! Berberi: Do përkrah Salianjit në foltore
Orest Berberi, anëtar i FRPD në Durrës, i ftuar në 'Sot Live në Shqipëri' me moderator Nertil Agalliun, komentoi përplasjet e fundit brenda Partisë Demokratike. Në reagimet e tij, Berberi foli hapur për tensionet me 'grupin Salianji', kërkesat e anëtarësisë për analizë pas humbjes së 11 majit dhe shkëputjen e lidershipit nga baza, duke hedhur dritë mbi zhvillimet që po trazojnë strukturat e PD-së.
-
VIDEO
Alimadhi kritika PD: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas mbyllni telefonin! Ju merrni financime, po ne që marrim pak vota pse jo
Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi ishte kritik në takimin që po mban Sali Berisha me aleatët. Ai e nisi duke i kujtuar PD-së se sa herë ka zgjedhje interesohet për partitë e vogla, ndërkohë që më pas, as nuk e hap fare telefonin.
-
VIDEO
Nard Ndoka kritika Berishës në sy: I keni kthyer aleatët në tabelë qitje, s’jemi ne fajtorë për humbjen! Nxitimi për Reformën Zgjedhore më lë shije të hidhur
Nard Ndoka ka kritikuar Sali Berishën në takimin me aleatët për reformën zgjedhore.