-
VIDEO
Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Të vijë të japë llogari, pse nuk e shkarkon Ballukun? Po i bën presion Kushtetueses, ka ndërhyrë në një çështje të drejtësisë
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi kërkon në Kuvend kryeministrin Edi Rama për të zhvilluar interpelancën për çështjen Ballukun, kërkesë që nuk u aprovua me argumentin se çështja është në Kushtetuese. Bardhi akuzoi Ramën se është kthyer në avokat mbrojtës i Belinda Ballukut dhe se po i fshihet deputetëve. Deputeti dmeokrat u shpreh se urdhëruesi i aferës së Llogarasë është Rama. Ai akuzoi shefin e qeverisë se po i bën presion Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se ankimi është ndërhyrhje në një çështje të drejtësisë.
-
VIDEO
PD kërkoi interpelancë me Ramën për pezullimin e Ballukut, Peleshi e refuzon: Çështja është në Kushtetuese
Kërkesa e PD-së për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për dërgimin e çështjes së Belinda Ballukut në Gjykatën Kushtetuese nuk është pranuar. Peleshi theksoi se çështja është aktualisht në Kushtetuese dhe duhet të pritet vendimi i saj.
-
VIDEO
Nis Kuvendi, në rend dite raporti i veprimtarisë së KQZ-së dhe disa projektligje
Kuvendi mblidhet për herë të dytë këtë javë. Në seancën e sotme shqyrtohen një sërë çështjesh. Në rend dite janë disa projektligje, raportimi i veprimtarisë së KQZ për 2024, si edhe Avokati i ri i Popullit.
-
VIDEO
Spahiu: Berisha do ta shpall armik Ervin Salianjin edhe nëse ky nuk ja përmend emrin
Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se me këtë lëvizje që krijoi, Ervin Salianji do të shpallet tashmë armik nga Sali Berisha.
-
VIDEO
Ilir Alimehmeti në 'Repolitix': PD ka nevojë për ndryshim! I fokusuar të marrë drejtimin e Bashkisë Tiranë në 2027, jo të PD
Për Ilir Alimehmetin, i cili ishte i pranishëm sot në takimin e foltores së Ervin Salianjit në Durrës, ku mbajti edhe fjalim, PD ka nevojë për ndryshim.
-
VIDEO
Nisi foltore nga Durrësi/ Çaça: Salianji, i duhuri për të marrë drejtimin e PD! Peçi: Do të faktorizohet! Karaj: Lëvizja e tij do zgjojë demokratët
Gazetarja Danjela Maloku, tha se Salianji mblodhi në takim figurat më të votuara të PD në zgjedhje. Maloku tha se pati edhe tentativa për ta bllokuar atë takim, pasi degët e PD në Durrës i bënë thirrje anëtarëve që të mos i bashkohen takimit.
-
VIDEO
Spahiu: Avantazhi i Salianjit, 40 vite më i ri se Berisha dhe i burgosur nga qeveria Rama
Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar në emisionin 'Repolitix' se Ervin Salianji përballë Sali Berishës ka disa avantazhe në politikë.
-
VIDEO
Spahiu: Rekord botëror, PD në 35 vjet është ndarë në 35 parti të reja dhe fraksione kundër kryetarit
Në një lidhje skype për emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Spahiu tha se çdo përçarje në PD ka ardhur për shkak të problemeve të brendshme që kanë pasur ata që janë larguar nga partia me drejtuesit.
-
VIDEO
Salianji trazon PD me Foltoren nga Durrësi: Partia duhet të hapet që të mundë Ramën! E paaftë të fitojë zgjedhjet, ndryshimi nis këtu
Ish-Deputeti Ervin Salianji kërkon ndryshimin, ripërtëritjen dhe rizgjimin e Partisë Demokratike. Lëvizja e re brenda së djathtës ka nisur nga Durrësi ku mbajti foltoren e parë. Kësaj ere të re që po fryn iu bashkuan demorkatë dhe anëtarë të shumtë strukturave të PD.
-
VIDEO
Avokati i Popullit/ PD tërheq firmat për 7 kandidaturat, edhe për Shabanin që mund të votohej nga socialistët! PS refuzoi ‘formulën’ e Bardhit
Një ditë pasi përfundoi afati për të mbështetur me firma kandidatët që do t’i përcilleshin seancës për votim, Partia Demokratike njofton se ka tërhequr firmat e të gjithë deputetëve. Kjo me argumentin se nënshkrimet janë dhënë para se kandidatët të kalonin filtrin e komisionit të ligjeve.
-
VIDEO
Çështja 'Balluku', Rama: Nga pezullimi është bllokuar nisja e fluturimeve me Kanadanë! Kushtetuesja shtyn seancën më 12 dhjetor
Masa e GJKKO-së për pezullimin e Ballukut, ka cenuar funksionimin e qeverisë thotë kryeministri Rama. Kushtetuesja pritej të vendoste nesër nëse do e kalonte për shqyrtim ose jo ankimin e qeverisë, por Mbledhja e Gjyqtarëve është shtyrë më 12 dhjetor për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe volumit të materialeve.
-
VIDEO
Salianji para demokratëve në Durrës: Kjo nuk është ora e iluzioneve, por e vendimeve të mëdha! PD duhet të hapet, Ramën do ta mundim të ripërtërirë
Nga foltorja në qytetin bregdetar të Durrësit, Ervin Salianji u bëri thirrje jo vetëm demokratëve, por të gjithë qytetarëve shqiptarë që tu bashkohen për të mundur Edi Ramën. Salianji tha se kjo nuk është ora e iluzioneve, por e vendimeve të mëdha, duke theksuar se Ramën mund ta mundin vetëm të ripërtërirë.